Një autobus shqiptar është përmbyur në rrugë në Kroaci, ku për pasojë një person humbi jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.
Author: tirana
50 mijë viktima nga tërmetet në Turqi, dhe 184 pronarë dhe kontraktorë ndërtimi janë arrestuar. Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se 184 të dyshuar, përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e pronave, ishin arrestuar tashmë. Ekspertët kanë paralajmëruan se korrupsioni endemik dhe politikat e qeverisë nënkuptonin se shumë ndërtesa të reja ishin të pasigurta. Numri i konfirmuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri tani ka tejkaluar 50,000. Bozdag i bëri komentet televizive nga Turqia juglindore, ku goditi tërmeti me magnitudë 7.8 ballë dhe u pasua nga një tjetër lëkundje e fuqishme vetëm disa orë më vonë. Mes të arrestuarve…
Një takim i shefave të financave të Grupit të 20 vendeve më të industrializuara (G20) ka përfunduar të shtunën pa konsensus, pasi Rusia dhe Kina kanë refuzuar përshkrimin për luftën në Ukrainë në dokumentin final. Pas takimit të organizuar nga India është lëshuar një përmbledhje në të cilën është përmendur se nuk ka marrëveshje për definimin e luftës në Ukrainë. Dita e parë e takimit është mbajtur më 24 shkurt, kur është shënuar përvjetori i parë i pushtimit rus në Ukrainë. Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7) ka miratuar sanksione të reja kundër Rusisë të premten, teksa bisedimet…
Shpat Kërleshi është banori më i ri i shtëpisë së Big Brother Vip, ku ish-basketbollisti dhe moderatori nga Gjakova nis rrugëtimin dhe sfidën për të fituar çmimin e madh. Të githë banorët janë në televotim për më të preferuarin. Banorët më pak të preferuar, do kalojnë në nominim “Prime” e ardhshëm.
Stuhia e borës, era e forta dhe ngricat i ka gjetur të papërgatitur banorët e “shtetit të diellit” në Kaliforni, të cilët kanë hasur vështirësi në përditshmërinë e tyre që nga ngrohja e deri tek udhëtimet për në punë. Dhjetëra rrugë janë mbyllur përkohësisht, ndërkohë që më shumë se 120 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Situata më e vështirë paraqitet në veri-lindje të Los Angelos, ku bora ka arritur në trashësinë deri në 2 metra. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se udhëtimi ishte pothuajse i pamundur përmes qarqeve Los Angeles, Ventura dhe San Bernardino.
Një pallat 5 katësh i anuar me gjithë themele, është kthyer së fundmi në një prej pikave më të vizituara në lagjen Gölbaşı të qytetit Adiyaman. Siç raporton CNN Turk, ai qëndroi pa lëvizur pas goditjes së parë me magnitudë 7,7, por pas tërmetit të dytë, me magnitudë 7,6, pallati u anua me gjithë themelet, ndërkohë që kolonat, muret mbështetëse e madje as xhamat, nuk pësuan asnjë dëm. Të gjithë banorët e këtij pallati arritën të mbijetonin për shkak se pas tërmetit të parë u larguan nga shtëpitë e tyre.
Një vit më vonë, presidenti Zelensky jo vetëm që ka takuar praktikisht të gjithë liderët perëndimorë, por mund të parashikojë një skenar të ngjashëm, por të kundërt për rivalin e tij, Vladimir Putin. “Do të vij me siguri një moment ku brishtësia e regjimit të Putin do të ndihet në Rusi. Grabitqarët do ta hanë grabitqarin. Do ta gjejnë mënyrën për ta vrarë, por më parë i duhet një motiv“, ka deklaruar kreu i Kievit gjatë një dokumentari. Zelensky tregon për herë të parë gazetarit Dmytro Komarov, dhomën ku ka fjetur natë plot ankthe përgjatë gjithë këtij viti.
Mëngjesin e sotëm në Facebook, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një projekt të titulluar “Art në hapësirat publike”. Kreu i qeverisë ka treguar për ndjekësit e tij në Facebook, një vepër nga artisti Sadik Spahija, e vendosur në Malësinë e Madhe. “MIRËMËNGJES dhe me një prej veprave të para të programit të ri të Ministrisë së Kulturës, “Art në hapësirat publike”, e vendosur në Malësinë e Madhe, në aksin kombëtar që lidhet me pikën kufitare të Hanit të Hotit, realizuar nga artisti Sadik Spahija, ju uroj një të diel të mbarë“,-shkruan Rama.
Dashi Gjatë fundjavës që po përjetoni do të jetë e rëndësishme të rivendosni disa kontakte në dashuri. Ju dëshironi të jeni me njerëz të vërtetë dhe dëshironi të shprehni idenë tuaj për të ardhmen. Demi Ju po përjetoni orë padyshim pozitive për sa i përket punës dhe së shpejti do të jeni në gjendje të mbështeteni në Hënë në një aspekt të favorshëm. Nëse u drejtoheni klientëve, në rast se keni një biznes, mund të merrni disa komente. Binjakët Përpiquni të mos lejoni që puna dhe problemet financiare të hyjnë në çift. Nuk është ende kështu. Nëse mund të jepni…
Sot do ketë mot kryesisht me reshje shiu. Sipas Meteoalb priten stuhi të përqendruara në zonën veriperëndimorë, ndërkohë që gjatë mbrëmjes reshjet do të spostohen në pjesën jugore të vendit. Temperaturat minimale do të luhaten 5 deri në 12 gradë, teksa temperaturat maksimale parashikohen 13-14°C në veri, 18-19°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim nga kuadrati i Jugut me shpejtësi 15-255 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur.
Beati është eleminuar nga Big Brother VIP Albania. Ai ishte në nominim bashkë me Kiarën, Oltën, Luizin dhe Dean.
Big Brother VIP vijon të boshatisë qytetet çdo të martë dhe të shtunë në mbrëmje. Rrugët e qytetit të Shkodrës janë bosh, edhe pse është fundjavë dhe qytetarët kanë më shumë kohë që të dalin. Efekti i Big Brother VIP vijon të ketë impakt të madh tek qytetarët, të cilët preferojnë ta kalojnë në shtëpi ose të mblidhen në lokale për të shikuar spektaklin. Pamjet e mëposhtme janë filmuar në orën 21:15 minuta në rrugët e qytetit të Shkodrës nga fotografi Terenc Pepa. https://www.instagram.com/reel/CpGa9XujWl_/?igshid=YmMyMTA2M2Y=