Author: tirana

Skenat horror me kafshët nuk kanë të përfunduar në vendin tonë. Një video e bërë publike nga “JOQ Albania”, tregon momentin kur një person merr zvarrë një qen me karrocën e tij të tërhequr nga kali. Ngjarja e cila është regjistruar në fshatin Kozarë të Kuçovës, nuk dihet nëse është filmuar sot, apo ditë më parë. Ky rast çnjerëzor mund të kalojë edhe pa u ndëshkuar pasi personi në fjalë, nuk ka mjet me targa, gjë që vështirëson edhe identifikimin.

Read More

Bashkimi Evropian miratoi paketën e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë që fut në listën e zezë 121 individë, njoftoi në Twitter Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë fut në listën e zezë 121 individë dhe persona juridikë, vendos kufizime të reja të rëndësishme të importit dhe eksportit dhe ndalon ato që Borrell pretendoi se janë media ruse ‘propagandisitke’. Këshilli i BE-së tha në faqen e tij të internetit më 25 shkurt se paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë “imponon ndalime të mëtejshme të…

Read More

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar ditën e sotme një mesazh ku është kërcënuar me jetë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kamberi bëri me dije se prej muajsh tashmë Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual ku të krijohet perceptimi se rrezikohet jeta e serbëve në Kosovë. Ndërkohë tha se e vërteta është se ajo që është e rrezikuar është liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi. Postimi i plotë: Për muaj me radhë, Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së Serbëve në Kosovë.…

Read More

Një vit pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, Moska vazhdon sulmet shkatërruese ndaj Kievit ndërsa përballet me një rezistencë të ashpër nga ushtria dhe populli ukrainas. Siç njofton nga Kievi korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze, aleatët perëndimorë vazhdojnë të jenë të bashkuar në mbështetjen për Ukrainën ndërsa populli ukrainas zotohet të çlirojë vendin nga agresori rus. Në një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, Presidenti Joe Biden hyri në një zonë lufte aktive pavarësisht rreziqeve të sigurisë, për të shprehur mbështetjen e palëkundur amerikane ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus. Së bashku me Presidentin Volodymyr…

Read More

Vrasja brutale e një 28-vjeçare, trupi i së cilës u gjet i prerë dhe i copëtuar në frigorifer, ka shkaktuar tronditje në Hong Kong. Sipas mediave britanike, policia vendase arrestoi 4 persona për vrasjen e modeles së re, e cila sipas autoriteteve kishte mosmarrëveshje financiare me familjen e ish-bashkëshortit. Më konkretisht, autoritetet ndaluan fillimisht prindërit dhe vëllanë e ish-bashkëshortit të Abby Choi, për të gjetur dhe arrestuar më në fund ish-bashkëshortin e saj. Abby Choi, e cila ka punuar si modele dhe së fundmi ka pozuar për kopertinën dixhitale të revistës së modës L’Officiel Monaco u zhduk që nga e…

Read More

Të paktën 2.6 milionë euro kanë marrë Antonio Panzeri dhe Francesco Giorgi nga Katari, Maroku dhe Mauritania, pretendon ish-deputeti italian para autoriteteve belge me të cilat po bashkëpunon për çështjen Katar-Gate, thonë gazetat italiane, “Le Soir” dhe “LaRepubblica”. Ndërkohë thuhet se eurodeputetja greke Eva Kaili ka marrë 250 mijë euro nga Katari për fushatën e saj elektorale në vitin 2019, ndërsa partneri i saj, Francesco Giorgi, kishte rolin qendror në qark dhe “ishte i uritur për para”. Kujtojmë se Kaili u arrestua mesditën e 9 dhjetorit 2022 në banesën e saj në rrugën Ëirtz në zemër të Brukselit dhe rreth…

Read More

Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volksëagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read More

Autoritetet amerikane po hetojnë rrëzimin e një aeroplani në Stagecoach, Nevada, ku humbën jetën 5 persona. Zyra e Sherifit të Qarkut Lyon njoftoi se avionic drejtohej nga “Care Flight”, një shërbim i Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Shërbimeve Mjekësore Emergjente, me seli në Reno. Në avion besohej se ishin 5 pasagjerë në bord, duke përfshirë një pilot, një infermiere, një ndihmës mjek dhe një pacient. Asnjëri prej tyre nuk shpëtoi i gjallë.

Read More

Në më pak se 1 orë në “Red Bull Arena”, vendasit e RB Leipzig do të presin “shqiponjat” e Eintratcht Frankfurt, në një përballje të vlefshme për javën e 22-të e Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, me të dy klubet që luftojnë një vend në zonën “Champions”. Për ti bërë ballë “furisë” së Frankfurtit, tekniku i Leipzig, Marco Rose ka zgjedhur formacionin 4-2-2-2, me poriterin Blaswich, që do të jetë me shtyllave të portës së “demave”. Në mbrojtje Henrichs, Orban, Gvardiol dhe Halstenberg e para tyre në mesfushë fillimisht janë rreshtuar Konrad Laimer e Kevin Kampl. Më të avancuar janë…

Read More

Lady Gaga është paditur nga një mikeshë për bashkëpunim në vjedhjen e bulldogëve francezë për mospagimin e tarifës së premtuar prej 500,000 dollarësh. Jennifer McBride thuhet se pretendon se Gaga e siguroi atë se do të paguante shumën nëse qentë e saj do të ktheheshin të sigurt, kështu që tani ajo po kërkon 1.5 milionë dollarë dëmshpërblim. Lady Gaga njoftoi se do ta paguante tarifën në shkurt 2021, pasi Koji dhe Gustav u grabitën me armë. McBride pretendon se ia ktheu qentë Lady Gaga-s më 26 shkurt 2021 dhe më vonë u akuzua se kishte të bënte me vjedhjen e tyre. Ajo…

Read More

Raketat u kalonin mbi qytet kur Volodymir vendosi të largohej nga Zaporizhia. Rusia sapo kishte nisur luftën në Ukrainë dhe qyteti i tij ishte ndër të parët që u sulmua. “Qyteti u sulmua nga raketa dhe ishte shumë e rrezikshme. Fronti i luftës ishte pranë nesh “, u shpreh ai në një intervistë për “ABC news”. Nuk dëshironte të linte vendlindjen, por thotë se u detyrua pasi i duhej të mbronte familjen. Me bashkëshorten dhe pesë fëmijët, më i vogli i sapo lindur, udhëtoi drejt perëndimit të Ukrainës. Frika për të nesërmen i detyroi të lëvizin nga një qytet në…

Read More

Denis Karafili, i arrestuar dy ditë më parë në saj të një operacioni të FNSH dhe Shqiponjave në Vlorë, është lënë i lirë nga Gjykata. Denis Karafili u arrestua dy ditë më parë nga policia pasi së bashku me 4 miqtë e tij (të shpallur në kërkim), pjesë e grupit të Inez Hajrullës, nuk i qëndroi patrullës së policisë duke u larguar bashkë me mjetin ku po udhëtonin. Emri i Inez Hajrullës është bërë edhe më i njohur kur në vitin 2019, i shpëtoi mrekullisht një atentati në një skemë tipike eliminimesh mafioze. Edhe Olsi Koçeli është emër i njohur…

Read More