Efektivët e Komisariatit Numër 1 kanë shoqëruar ditën e sotme Rodin Barcin shoferin e kazinosë, ku ishte punësuar vajza keniane, Joy Ayoko e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe si pasojë ndërroi jetë. Report Tv raporton se gjatë dëshmisë së tij Barci i ka qëndruar dëshmisë së tij të mëparshme. Ai ka deklaruar se ka qenë i lidhur me 22-vjeçaren nga Kenia, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, pra gushtin e vitit 2022, ata kanë qenë të ndarë dhe nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin dhe se s’ka pasur dijeni. Deri tani nuk ka asnjë të…
Author: tirana
Një 50-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë, pasi ka rezultuar se ka qene në vendngjarje ditën e djeshme kur ndodhi një sherr në Vlorë, nga ku 52-vjeçari Genci Serjani mori 6 goditje me thikë në trup. Ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është Armando Mustafa. Paraprakisht mendohet se shkak ka qenë një grindje e çastit mes dy personave, ndërsa sipas policisë autori kishte konsumuar edhe alkool Njoftimi i Policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, për të cilën u vu në…
Modelja Aurela Hoxha ka ndarë detaje nga jeta e saj personale. E pyetur në “Kurthin e Piter Pan”, përse nuk e ekspozon asnjëherë partnerin e saj, ajo u shpreh se nuk e mban sekret, por nuk shfaqen së bashku në rrjete sociale. “Unë nuk e mbaj burrin larg. As sekret nuk e mbaj por ideja është që i ke parasysh këto gjëra që na pëlqejnë ne vajzave, Instagrami, jeta shumë publike. Meshkujt nuk është se ju pëlqen dhe aq shumë, meshkujve shqiptarë për më tepër, edhe kështu që unë nuk dua ta sforcoj diçka që ai nuk e ka dëshirë.…
Menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që leviz me shpejtësi tej normave të lejuara, në trotuar, në zonë të banuar, në Pogradec, konkretisht në rrugën “10 Dëshmorët e Pojskës”, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit që shfaqej në video, shtetasit D. S. Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3 dhe 8 të Kodit Rrugor, në bazë të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998, ndaj shtetasit D. S. u vendos masa administrative 40…
Eksperti i sigurisë Arben Çuko i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare Tv u shpreh se në rast sulmi, Shqipëria është e pambrojtur. Ai u shpreh se duhet të ngrihen urgjentisht dy sisteme, ai i mbrojtjes kundërajrore dhe ai kundërtankeve. “Në rast sulmi të befasishëm ndaj një vendi, forcat më të shpejta të reagimit futen në luftim ditën e 6-shtë. Deri në ditën e gjashtë bëji derman vetes. Forcat më të shpejta janë shumë pak. E gjithë NATO, që nga Lituania deri në Rumani ka gjithsej 40 mijë vete, nuk janë 40 mije ushtarë. Trupa luftimi janë…
Mediat greke shkruajnë se pronari i lokalit ku mbeti aksidentalisht i vrarë 40-vjeçari shqiptar, duket sa kishte lidhje me një prej grupeve kriminale që u përplasën. Historiku i bandave shqiptare që operojnë në Greqi është i njohur për autoritetet greke. Mediat shkruajnë se hetimet janë fokusuar në pistën e larjes së hesapeve mes bandave ku mbeti i vrarë aksidentalisht edhe shqiptari. Në një artikull të publikuar së fundmi media greke shkruan: Sipas informacioneve të Vassilis Lambropulos dhe emisionit “Live News”, grupi që ka qëlluar drejt rivalëve të tij në lokal, duket se ka qenë në vendngjarje, pasi është thirrur nga…
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, ndërsa një tjetër është në kërkim pasi u kapën me armë zjarri në makinë. Policia bën me dije se dy të rinjtë po qarkullonin me armë zjarri në makinën tip “Ford” nga Manza drejt Durrësit. Në momentin që janë pikasur nga forcat policore, shoferi i automjetit ka shtuar shpejtësinë e automjetit duke rrezikuar dhe jetën e punonjësve të policisë. “Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit O. V., 19 vjeç (pasagjer). Gjithashtu, kanë shpallur në kërkim…
Shoqërohet në polici me urdhër të gjykatës shoferi i kazinosë në Tiranë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila humbi jetën pak ditë më parë. Rodi Barçi, 32 vjeç ndodhet në komisariatin numër 1 në Tiranë, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë. Po ashtu po punohet edhe për rimarrjen në pyetje të shtetases keniane Emily Mutua, mikeshë e Joy. Mamaja e të resë nga Kenia, Ruth Abongo, tha në një intervistë për mediat se 4 ditë para ngjarjes së rëndë ajo kishte udhëtuar me 32-vjeçarin Rodi Barci, në Durrës. Sipas nënës së vajzës, shoferi i…
Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se ka sakrifikuar ushtarët e tij për arsye egoiste. “Pushtimi i territoreve në Ukrainën lindore dhe jugore tregojnë se zemra e tij është e vendosur për zgjerimin perandorak, por 800 ushtarë rusë në ditë po vdesin për ambiciet e tij të pashpresë,” tha Cleverly gjatë një sesioni special të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. “Ata po paguajnë për egon e tij me jetën e tyre,” tha Cleverly. Ai shtoi se Britania do të bëjë gjithçka që mundet për të vazhduar të ndihmojë Kievin.…
Përktheu: Alket Goce Pak ditë më parë, Alfred Yekatom po qëndronte i nervozuar në bankën e të akuzuarve, ndërsa një dëshmitare po tregonte se si familja e saj i mbijetoi një bastisjes të armatosur në një mbrëmje, që dyshohet se ishte organizuar prej tij. Ish-udhëheqësi i milicisë së Afrikës Qendrore po përballet me një listë të gjatë akuzash. Përveç vrasjeve, torturave, ngritjes së një ushtrie me fëmijë dhe plaçkitjes së një xhamie në vitin 2013, bie në sy një akuzë: ajo e krimeve kundër njerëzimit. Kjo është arsyeja pse Yekatom, që i mohon të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij,…
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend” në Fier, është arrestuar 43-vjeçari A.M., si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 33-vjeçari E.K., të cilët shpërndanin heroinë. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të 43-vjeçarit gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e 33-vjeçarit gjetën dhe sekuestruan 13 750 Euro dhe 400 Dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal. Po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
Maturantët që përfundojnë këtë vit gjimnazin dhe ata të viteve të mëparshme nisin zyrtarisht garën për të fituar një vend në universitet. Javën e ardhshme, nga data 27 shkurt deri në 3 mars, Qendra e Shërbimeve Arsimore hap aplikimet me Formularët A1/A1Z, përmes të cilëve të rinjtë zgjedhin gjuhën e huaj që do të japin provim bashkë me lëndën me zgjedhje. Paralelisht me këtë, maturantët po zhvillojnë orë të veçanta konsultimesh për provimet e fundit që do të mbahen në tri javët e para të muajit qershor. Të gjithë ata që do të rezultojnë kalues në këto provime, do të…