Të hënën do të mbahet seanca e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe asaj shqiptare në Podgoricë. Pritet që ceremonia e mirëseardhjes solemne dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së të fillojë në orën 10:30. Ndërsa fillimi i seancës së përbashkët është planifikuar për në orën 10:45. Gjatë këtij takimi është parashikuar po ashtu që të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë–Pulaj në territorin e Republikës së…
Author: tirana
Çdo muaj fsheh surpriza dhe ngjarje të këndshme dhe të pakëndshme për disa shenja të horoskopit dhe e njëjta gjë vlen edhe për muajin mars, i cili disa do t’i sforcojë, por do t’i lërë të tjerët, në shumë mënyra, mjaft të lumtur. Nëse i përkisni njërit prej tyre, do të kaloni një muaj të mrekullueshëm, me fatin që ju shoqëron. DASHI Po, e dimë, por sido që të jetë, edhe në mars nuk do të humbisni kulmin, megjithëse tani ju e dekadës së dytë do të luani, pasi Jupiteri po ju vjen dhe më në fund do të filloni…
Pasi presidenti rus njoftoi se do të pezullojë pjesëmarrjen e vendit të tij në traktatin e ri START, i cili kufizon numrin e armëve bërthamore të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, janë rritur shqetësimet për një garë të re të armëve bërthamore. Siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell frika e kësaj gare të mundshme ekziston jo vetëm mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe midis fuqive të tjera bërthamore, përfshirë Kinën. Traktati i ri START është marrëveshja e fundit bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ajo u nënshkrua në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm…
Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur pak ditë më parë mes disa nxënësve të shkollës “Kongresi i Manastirit”, të cilat janë konfliktuar mes tyre. Bëhet me dije se pas publikimit të pamjeve janë identifikuar katër të miturat e përfshirë në konflikt dhe një djalë që ka regjistruar konfliktin, ët cilët janë marrë në pyetje nga uniformat blu të kryeqytetit. Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë: Në lidhje me një video të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen disa të mitura që dhunojnë një bashkëmoshataren e…
Pas Berishës, edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në njëfarë mënyre i ka dalë në mbrojtje ish zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt për deklaratat e bëra mbrëmjen e djeshme ku tha se nuk ishte kishte firmosur për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit. Meta tha se ish zvkryeministri, nuk ka gënjyer në deklaratat e bëra, duke theksuar se pavarësisht se kishte pasur përgjegjësitë e veta, Ahmetaj nuk do të arrinte të miratonte 17 vendime qeverie brenda një dite pa dijeninë e kryeministrit, Edi Rama. “Si tha dje ish ministri Arben Ahmetaj? Tha “nuk isha unë kaq i fuqishëm sa të…
Komisioni Evropian kërkoi prej stafit të heqë aplikacionin nga telefonat personalë dhe tabletët të cilët janë pjesë e shërbimit mobil të Komisionit. “Masa synon që të mbrojë Komisionin nga kërcënimet e sigurisë kibernetike, sulme kibernetike ndaj ambientit korporativ të Komisionit…Zhvillimet e sigurisë të platformave të tjera të medias sociale do të mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm”, tha EC. Komisioni, i cili numëron rreth 32 mijë punonjës, kërkoi prej tyre që të fshijnë “TikTok” sa më parë të jetë e mundur dhe nga data 15 mars të jetë mbyllur si proces. Nëse punonjësit nuk zbatojnë masën e re, do të humbasin…
Digjet gabina elektrike e një pallati në lagjen 10 Korriku të Vlorës. Për shkak të zjarrit ka pasur edhe shpërthime të cilat janë dëgjuar në një zonë të konsiderueshme përtej kësaj lagje. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrëfikës ka evituar kalimin e flakëve edhe në godinat e banimit aty pranë. E gjithë lagjja “10 Korriku” por edhe lagjja “Pavarësia” janë në errësire të plotë për shkak të këtij defekti.
Një studim i ri ka zbuluar se burrat priren të përjetojnë më shumë dhimbje emocionale sesa gratë, kur marrëdhënia e tyre nis të marrë një kthesë për keq. Një ekip ndërkombëtar psikologësh i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Lankasterit, kreu analizën e parë të “të dhënave të mëdha” mbi problemet në marrëdhëniet në çift. “Shumica e asaj që dimë mbi problemet në marrëdhëniet romantike, vjen nga studimet e njerëzve që janë pjesë e terapisë në çift, e cila përfshin një nëngrup mjaft specifik njerëzish. Ne donim të kuptonim jo vetëm se cilat probleme përjetohen më shpesh nga publiku i gjerë, por kush i përjeton ato më shumë”- tha Sharlot Entuistëll, autorja kryesore e studimit Duke përdorur metoda të përpunimit të gjuhës, ekipi analizoi karakteristikat demografike dhe psikologjike të mbi 184.000 njerëzve që shkruan mbi problemet e tyre në një…
Netflix ka përgjysmuar çmimet për abonentët nga më shumë se 30 vende të botë, pas rënies së abonimeve. Çmimet janë ulur në pjesë të Lindjes së Mesme, Afrikës Sub-Sahariane, Amerikës Latine dhe Azisë. Netflix, i cili operon në mbi 190 vende, ka kërkuar të rrisë ndikimin e tij në rajone më të reja ndërkombëtare. “Ne jemi gjithmonë duke eksploruar mënyra për të përmirësuar përvojën e anëtarëve tanë,” tha një zëdhënës i kompanisë. Rreth 7.6 milionë njerëz u regjistruan në Netflix në tremujorin e katërt të 2022, pas një fillimi të vështirë të vitit, ku humbi abonentët pasi Paramount+ dhe Disney+…
Matilda Dautaj është një nga personazhet e njohur në Tik Tok për videot e saj plot humor. E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, ajo tregon se pas buzëqeshjes, komenteve të çiltra dhe pa filtra në rrjetet sociale fshihet një histori e vështirë jete. Në moshën 17-vjeçare Matilda mori iniciativën për të ikur në Itali për një të ardhme më të mirë, por atje u përball me tentativat për ta hedhur në rrugën e prostitucionit dhe pas një morie ngjarjesh të tjera, qëndroi e burgosur për 2 vjet. Matilda Dautaj: Nuk jam e vetmja dhe nuk më vjen…
Komunikimi u kthye sot në temë debati mes çiftit Luiz-Kiara. Këngëtari i kërkoi Kiarës që të ndryshojë mënyrën e komunikimit kur flet me të. Teksa moderatorja po i shpjegonte diskutimin e mëngjesit mes tyre, Luizi i kërkoi që të mos bërtiste. “Mendova se të kishte mbetur hatri nga ajo që të thashë dje, me gërhimën dhe më the në mëngjes jam pa gjumë”, i thotë Kiara. Ndërsa Luizi i përgjigjet: “Mos bërtit, kur të mësosh të flasësh lehtë, hajde flasim. Mëso të flasësh.” View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Gazetari Bledi Mane ka shprehur së fundmi se është kërcënuar një rrjet pas deklaratave të tij për Luizin, specifikisht për ‘varësinë e tij nga bixhozi’. Gjatë një interviste të dhënë mëngjesin e sotëm, Bledi rrëfeu se si ka ndryshuar reagimi i publikut ndaj tij, para dhe pas hyrjes në “Big Brother Vip.” Të njëjtët persona që e sulmuan në rrjet, tani i dërgojnë zemra, pasi panë rrjedhën e lojës së tij në BBv. “Mesazhet ishin pafund. Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. Të luash bixhoz nuk…