Author: tirana

Zbulimi i një pllake antike pranë zonës së varrezave të vjetra në Karposh të Shkupit, mbi të cilat ndër të tjera dallohet emri Dardani ka ngjallur debat në Maqedoninë e Veriut. Zona e zbulimit, ku aktualisht po bëhen ndërtime, konsiderohet si arkeologjike, ndaj studiuesit e institucionet kanë pasur reagime të forta për ndërprerjen e punimeve dhe konservimin e artefaktit. Shkak i debateve janë bërë, krahas rëndësisë historike që mendohet të ketë ky artefakt, edhe pretendimet fillestare, për mos ndalim të punimeve, duke rënë ndesh me ligjin e trashëgimisë. Kundrejt këtyre pretendimeve Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Arian…

Read More

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka njoftuar se do të dalë në zgjedhjet vendore vetëm. Idrizi sqaron përmes një postimi se nuk është kontaktuar asnjëherë nga asnjë palë e PD-së. Më tej, ai u kërkon të gjithëve mos të votojnë kandidatin e Berishës për Himarën, për fushatën e tij me flamurin e ‘Vorio Epirit’. “Më duhet të theksoj që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj. PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një fundjavë të mbarë me pamjet e aksit Fier-Vlorë. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama është shprehur se aksi Fier-Vlorë, krahas by-pass-it të Fierit, shërben dhe si një aks alternativ për qarkullimin e makinave, reduktimin e trafikut, por edhe për mbështetjen e bujqësisë dhe agroturizmit të zonës. “Mirëmëngjes me një tjetër kantier të infrastrukturës rrugore, aksin Fier-Vlorë, që krahas by-pass-it të Fierit, shërben si një aks alternativ për qarkullimin e makinave, reduktimin e trafikut, por edhe për mbështetjen e bujqësisë dhe agroturizmit të zonës, ju uroj një fundjavë të…

Read More

Pas suksesit, jehonës dhe energjisë së papërshkrueshme të edicionit të parë, Muza Competition rikthehet në sezonin e tij të dytë. Çdo i ri nga mosha 18-35 vjeç që është i apasionuar pas fashion-dizajnit dhe ka shpirt sipërmarrës, mund të aplikojë për të prezantuar koleksionin e tij modern me elementë të traditës në Muza. (Link ku mund te aplikoni: https://muzacompetition.com/muza-competition-edicioni-i-dyte/) Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon me drejtuese Andriola Kambon, që përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit. Edicioni i dytë i Muza…

Read More

Policia ka shoqëruar shoferin e kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila humbi jetën pak ditë më parë. News 24 raporton se Rodi Barçi, është shoqëruar në komisariatin numër 1 në Tiranë, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë. Joy Aoko, dyshohet se është hedhur nga banesa në të cilën jetonte në Tiranë, e si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën disa muaj pas qëndrimit në spital. Po ashtu po punohet edhe për rimarrjen në pyetje të shtetases keniane Emily Mutua, mikeshë e Joy.

Read More

Një nga aktorët më të mirë shqiptar Genc Fuga, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ku përballë moderatores Ester Bylyku, rrëfeu shumë të vërteta të hidhura. Gjatë intervistës ai shpjegoi për herë të parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani, aktoren me të cilën jemi njohur nëpërmjet serialit ‘Njerëz dhe Fate’. Ester Bylyku: Cila është prova më e madhe e dashurisë që t`i i ke dhënë gruas tënde? Genc Fuga: Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e…

Read More

Dashi Në këtë ditë kushtojini vëmendje jetës tuaj të dashurisë, sepse mund të ketë grindje dhe keqkuptime. Në punë është më mirë të vazhdohet në rrugën që keni nisur pa e kthyer kokën pas. Demi Sot mund të ketë diferenca të vogla në çift, ndaj kushtoni vëmendje. Për sa i përket sferës profesionale, mbani larg nervozizmin dhe mendoni vetëm për përfundimin e projektit. Binjakët Këtë ditë ju mund të përjetoni plotësisht të gjitha emocionet e dashurisë, kështu që lëreni veten të lirë. Në nivel profesional, kushtojini më shumë vëmendje detajeve sepse janë ato që bëjnë diferencën. Gaforrja Ruaj pak nga…

Read More

Olta ka pranuar për herë të parë se ka afeksion për Luizin. Në një bisedë me Armaldon, banorja e shtëpisë së Big Brother Vip pranon se pavarësisht se Luizi është kundërshtari i saj kryesor në lojë, ajo ka një afeskion për të. E njëjta gjë është pohuar edhe nga maestro, i cili i tha Oltës se në atë shtëpi mund të flasë lirshëm vetëm me atë dhe Luizin. Pjesë nga biseda: Armaldo: Nuk më tërheq muhabeti me njeri tjetër përveç jush (Luizin dhe Oltën). Olta: Edhe unë e kam këtë, sepse jemi afeksionuar. Ne luajmë me njëri –tjetrin, por jemi afeksionuar.…

Read More

Një furgon është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës, pranë TEG. Burimet bëjnë me dije se mjeti tip furgon “Benz” me targa AB 759 BB ka qenë duke lëvizur te rruga e TEG kur është përfshirë nga flakët. Shtëllunga tymi kanë mbuluar zonën, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa janë njoftuar dhe forcat zjarrfikëse.

Read More

Moti do të jetë i vranët dhe reshje shiu me intesitet të ulët në zonën veriperëndimore në mëngjes deri në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 20, metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat. Zona malore 5/15°C, zona e ulët  8/20°C dhe zona bregdetare 11/19°C

Read More

Në katin e fundit të një pallati parafabrikat, piktori Lekë Tasi, nuk e ka ndriçimin e duhur, aty ku ka zgjedhur të jetë këndi i tij i pikturës, në tavolinën e përshtatur, por të rregullt si të askujt. Ngado ta ktheje, ndriçimi do të ish njësoj, asnjëherë i mjaftë! Megjithatë ai nuk ankohet, ka përherë një buzëqeshje që edhe kur tregon jetën e dikurshme, vitet e internimit në fshatin Grabjan të Lushnjës, ke përshtypjen se nuk ke të bësh me vuajtje të rënda; kjo është aftësia e një zotërie! Lekë Tasi, lindur në Athinë më 1929, i biri i Koço…

Read More

Një vëzhgim i kryer për llogari të Komisionit Helenik të Lojërave të Fatit, rezulton se përgjatë vitit 2022 në Greqi u luajtën 1.4 miliardë euro në lojëra fati, kryesisht ato konvencionale si slote, apo edhe kazinove ilegale. Në këtë aktivitet janë përfshirë 800 000 njerëz, prej të cilëve 12% kanë shpenzuar edhe 588 milionë euro në lojërave e fatit të ligjshme. Vëzhgimi sjell edhe statistika të tjera si mosha, gjinia e lojtarëve dhe preferencat për lojërat online, ndërkohë që si element joshësh për aktivitetin ilegal është fakti se nuk ke nevojë të identifikohesh, koeficientët e fitimit janë më të lartë…

Read More