Ish-sulmuesi i Partizanit Theophilius Solomon është arrestuar pasditen e sotme në Gjilan, Kosovë, pasi ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. 27-vjeçari nigerian akuzohet për dhunimin e ish-të dashurës në vitin 2021 dhe duket se ende nuk i ka mbyllur llogaritë me akuzat. Për arrestimin e 27-vjeçarit nigerian ka ndërhyrë “FAST Kosova” pas kërkesës së Interpol dhe Europol dhe Policia ka zbatuar urdhërin e arrestimit. Mësohet se ai është denoncuar më 17 shkurt nga e dashura e tij e identifikuar me inicialet E.P për dhunë në familje. Pritet që Solomon të vendoset para përgjegjësisë pasi kur luante me Partizanin…
Author: tirana
I pranishëm në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD në Bulqizë, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se vendi ynë po përballet aktualisht me një monizëm të ri. “PD u themelua në vendin e diktaturës më të egër si partia e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Misioni ynë ishte misioni i rikthimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, misioni ynë ishte vendosja e Shqipërisë në anën e drejtë të shoqërisë. Shqipëria vinte si vendi më i fraktuar, kombi shqiptar ishte kombi më i tradhtuar, Enver Hoxha edhe në vitin 1982 mburrej se Kosovën ia lamë Titos, ia lamë…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u pyet gjatë një interviste për Euronews Albania, në lidhje me deklaratat e Arben Ahmetaj në një emision televiziv, ku ky i fundit i kërkoi kryeministrit Rama të mos bëj gjykatësin në lidhje me akuzat që aludohen ndaj tij. Balla tha se qëndrimi i kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste ka qenë i qartë për këdo, se kjo forcë politike nuk është zyrë avokatie e askujt që ka shkelur ligjin. “Unë nuk e di kontekstin në të cilën e ka thënë zoti Ahmetaj, pasi nuk e kam ndjekur. Edi Rama dhe PS…
Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të premte në Vlorë, ku një i ri ka qëlluar një 52-vjeçar për motive të dobëta. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, ku A. M., 33 vjeç, ka plagosur me thikë, G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër, autori është kapur nga policia.
Drejtuesit e shkollës “Kongresi i Manastirit” kanë reaguar lidhur me ngjarjes skandaloze mes një grupi minorenesh të kësaj shkolle. Nga pamjet që qarkulluan në rrjet dallohen disa vajza që konfliktohen me njëra-tjetrën dhe më pas nisin përplasjen fizike. Sipas drejtuesve të shkollës, ngjarja ka ndodhur më 15 shkurt, në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës, pra jo në ambientet e shkollës. Në reagim theksohet se asnjë nga vajzat nuk e ka raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit e tyre, megjithatë shkolla ka vënë në dijeni prindërit nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me…
Aktivistja Evi Kokalari i ka bërë thirrje Sali Berishës që të prishë koalicionin me Partinë e Lirisë, nëse vërtet do të fitojë atë që ai e quan “revolucion”. Kokalari ka renditur përmes një postim në “Facebook” hapat që sipas saj do të sillnin fitoren e Berishës. Ndër të tjera, ajo shkruan se koha e revolucioneve të dhunshme, ndaj “këshillon” kreun e PD-së që mos të tallet me demokratët, pasi dhuna nuk është përgjigje. “Nëse Berisha vërtet do ta fitojë këtë ’revolucion’, ai duhet të: 1- Prish koalicionin me LSI 2- Penalizojë manipuluesit dhe hajdutet brenda PD, dhe kur këta janë…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm këtë të premte në Bulqizë, me rastin e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD në këtë qytet. Kryedemokrati ka zhvilluar një takim me banorët dhe mbështetësit e opozitës. Ai është pritur me entuziazëm nga simpatizantët e tij, të cilët brohorisnin emrin e tij. “O Sali, o hero, gjithë Bulqiza ty të do”, thërrisnin qytetarët pjesëmarrës.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka, e pranishme në Këshillin e Sigurimit, dënoi sulmin ushtarak mbi popullin e Ukrainës, ndërsa tha se të gjithë duhet të punojnë për mbrojtjen e paqes. Ajo tha se Ukraina duhet dhe do të ketë të ardhshme të qëndrueshme e sovrane. “Ne të gjithë duhet të punojmë për paqen. Ukraina duhet të ketë dhe do të ketë një të ardhme të qëndrueshme, të lirë, të sigurt e sovrane”, tha mes tjerash ministrja e MEPJ-së.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj disa bankave ruse, kompanive dhe individëve, për shkak të ndihmës që i kanë dhënë Moskës për të shmangur sanksionet një vit pas pushtimit të Ukrainës. “Veprimet e sotme, së bashku me masat shtesë të marra nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Tregtisë dhe Zyra për Tregti e SHBA-së, në koordinim me aleatët dhe partnerët e G7-s, edhe më tej izolojnë Rusinë nga ekonomia ndërkombëtare. Po ashtu, pengojnë aftësinë e Rusisë për të pasur qasje në kapital, materiale dhe teknologji për të mbështetur dhe vazhduar luftën kundër Ukrainës që ka vrarë mijëra…
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymir Shkurov, dha një intervistë ekskluzive sot për gazetarin Thimi Samarxhiu në “Zona Zero”. Ai foli për situatën në Ukrainë, sot, 1 vit pas nisjes së luftës me Rusinë. Si e shihni reagimin e Shqipërisë karshi Ukrainës? Më pëlqen përzemërsia e popullit shqiptar. Ndoshta Shqipëria nuk është vend i madh por ka dhënë kontribut të çmueshëm. Ka pasur marshime ku ishin prezentë shumë njerëz për të treguar mbështetjen e tyre. E di dhe që kryeministri është jashtë vendit por kam parë mesazhin e tij solidarizues. Kam lexuar edhe deklaratat e opozitës. Kam pasur momente të…
“Përse duhet të vini në banesën time për makina që gjeni rrugëve dhe s’kam punë unë me to”. Me këtë fjali, Arben Spahiu, i arrestuar me dyshimet se po përgatiste një atentat në Elbasan, priti efektivët e Policisë kur ata i shkuan në banesë. Tv Klan raporton se kjo fjali që është përdorur nga Spahiu, i bindi hetuesit për të kundërtën, pasi tregoi dijeninë e tij për makinën në një kohë që ata nuk ia kishin përmendur atë. Prova kundër tij ishin dhe mjetet e identifikimit në emër të Spahiut dhe çelësi i makinës BMW X6 që do përdorej për…
Blegtorja dhe aktivistja Gerta Loku ngriti shqetësimin për mungesën e politikave mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë ndaj fermerëve dhe blegtorëve. E ftuar në emisionin “Kafe shqeto”, duke folur për problemet e fermerëve dhe neglizhencën e qeverisë ndaj bujqësisë, solli rastin e Kosovës, sipas sa cilës, fermeri atje është i lumtur sepse mbështetet nga qeveria. Me ironi, ajo shtoi se do të emigronte bashkë me dhitë në Kosovë. “Të zgjohesh në mëngjes për vite e vite me radhë dhe të dëgjosh të njëjtën propagandë politike në televizor dhe shikon që kjo propagandë politike nuk arrin në terren, dhe jo vetëm tek…