Author: tirana

Shorti i fazës së 1/8 të Europa League vendosi Juventus përballë Freiburg. Skuadra gjermane po bën një paraqitje të mirë në kampionat ku renditet e katërta. Një kundërshtar më të vështirë për Roma që do të luajë me Real Sociedad, ekipi që renditet i treti në La Liga pas Barcelona dhe Real Madrid. Manchester United u shortua me një tjetër ekip spanjoll Betis, ndërsa Arsenal me Sporting Lisbon. Takimet e para do të luhet në 9 Mars, ndërsa ato të kthimit më 16. Finalja e madhe do të zhvillohet më 31 maj në Budapest. Në Nion këtë të premte u…

Read More

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me burg katër të akuzuarit për abuzimin seksual ndaj një 11-vjeçareje, ngjarje e ndodhur më 27 gusht. Mediat lokale raportojnë se për autorët është dhënë një total prej 40 vitesh burg. Njoftimi: I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim. I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale – Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me burgim për të mitur për…

Read More

Dita e shtunë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat prite të jenë deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër në pjesën e parë të ditës e më pas reshjet e shiut lokalizohen vetem në veriprerëndim. Dita e diel do të ketë mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu të herëpashershmë me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit. Në orët e pasditet reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në veriperëndim-jugperëndim me intensitet deri…

Read More

Në një detyrë të dhënë nga “Vëllai i Madh” për të prezantuar disa emisione të “Top Channel”, Kiara Tito kishte rolin e të ftuarës së “Shqipëria Live”, që u moderua nga Beati dhe Keisi. Gjatë bisedës, Kiara rrëfeu edhe momentin më të sikletshëm që ka kaluar gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother Vip.” “Momentet e sikletshme janë të shumta, por momenti më i sikletshëm që kam patur ka qenë kur ndodhi ai problemi shëndetësor, që ngrita karrigen, u rrëzova. Është më i sikletshmi, sepse përveç dhimbjes që përjetova, kisha frikën e familjarëve që po më shihnin. Kish edhe frikën…

Read More

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto në Facebook me gazetarin e Financial Times, Marton Dunai, ku si duket i ka dhënë një intervistë për fushën që ai mbulon, atë të krimit. Pa zbuluar se për çfarë teme konkretisht kanë folur, Hoxha shkruan se artikulli që do të publikohet do i dëgjohet “krisma” shumë shpejt, ndërsa për deklaratat e bëra nga ana e tij thotë me shaka se nuk mban asnjë përgjegjësi pasi ka pirë “xhin” Skrapari.

Read More

Janë luajtur dy sfida të raundit të 23-të në orën 13:00 të vlefshme për Kategorinë Superiore. Kukësi ka arritur të marrë një fitore me peshë të madhe në shtëpi përballë Partizanit. Me këtë fitore, Kukësi ka mundur të marrë tre pikët e arta dhe renditet tashmë në vendin e 8-të me 28-të pikë, por ende ende ndodhet në zonën e kuqe, pasi sipër tyre ndodhet Teuta me pikë të barabarta. Partizani kështu ka humbur shansin e mirë për të barazuar me pikë Tiranën kryesuese. Ndeshja tjetër mes Bylisit dhe Egnatias përfundoi me rezultatin 2-3. Egnatia merr tre pikët dhe pozicionohet…

Read More

Gazetari Ben Blushi, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një foto të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, të cilët e ka shkrepur kur vizitoi Kiev muaj më parë. Blushi rrëfen sesi arriti që ta shkrepte atë foto, pas refuzimeve kategorike nga stafi i tij. Shkrimi i plotë: FOTOGRAFIA E ZELENSKY-T Në 24 shkurt mbushet një vit nga hyrja e ushtrisë ruse në Ukrainë. Meqë gjithë bota sot bën bilancin e këtij konflikti, po postoj fotogtafinë që i kam bërë Presidentit Zelensky në Kiev, bashkë me peripecitë e këtij udhëtimi, të cilat janë pjesë e librit tim ” 41…

Read More

Ahmet Mete Işıkara kishte paralajmëruar 12 vjet më parë për Hatajn, ku dy tërmete në Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të mëdha. Në një panel të mbajtur në Adana në vitin 2011, ai paralajmëroi marrjen e masave paraprake, veçanërisht për një tërmet të mundshëm 7 ballë në Hatay, parashikim që për fat të keq i doli, duke u marrë jetën mijëra personave. “Ka një kohë të gjatë që nuk ka tërmet në Hataj. Nuk ka tërmete mbi 7 ballë në veçanti. Por po të shikoni prapa, ka pasur më shumë se 7 tërmete në Hataj. Në fakt, nëse shkoni në Hataj dhe…

Read More

Cristiano Ronaldo është bërë objekt i rrjeteve sociale duke u filmuar në rrugët e Riadit në Arabinë Saudite. Portugezi është duke u mësuar me jetesën në Arabinë Saudite pasi u bë lojtari më i ri i klubit të Al Nassr, por duket se vështirësia e mbipopullimit atje e vendos Ronaldon në pozicione të vështira. Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, thuhet të jetë Cristiano Ronaldo me makinën e tij luksoze i cili ka ngecur në trafikun e rënduar të vendit ku jeton. Para tij duket një makinë tip Range Rover, që mendohet të jetë e badigardëve të tij,…

Read More

Nëna e Kristit ka reaguar për herë të parë në lidhje me rrugëtimin e djalit të saj në “Big Brother VIP”. Në një mesazh ekskluziv për emisionin “Shqipëria LIVE”, ajo ka shprehur mbështetje për të birin, teksa ka shprehur zhgënjim për komentet negative nga publiku jashtë për banorët dhe familjet e tyre. “Po më duket sikur po jetojmë dy jetë paralele. Jetën reale dhe atë virtuale që shohim në ekran. Të shoh kur bën stërvitje, kur fle, kur je me Keisin. Aty janë krijuar situata të vështira. Dhunë, denigrime, ofendime. Aty bëhet një luftë e madhe dominancë ku përballen persona…

Read More

Policia e Shtetit ka njoftuar se janë rihapur aplikimet për 300 vende, për “Patrullë të Përgjithshme” në Kolegjin Profesional, në Akademinë e Sigurisë, me qëllim plotësimin e vendeve të lira në 9 drejtori vendore të Policisë. Në njoftim bëhet me dije se policia rihap aplikimet për plotësimin e vendeve të lira, në drejtoritë vendore të Policisë në qarqet: Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Dibër. Theksohet se përzgjedhja do të bëhet përmes një procesi konkurrimi transparent, të aplikantëve më të mirë dhe më të përgatitur. Kuotat e pranimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e…

Read More