Author: tirana

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare gazetari i njohur italian, Maurizio Costanzo. Mbreti i Talk-Shoë-t vdiq në Romë. Lajmin për vdekjen e gazetarit, drejtuesit televiziv, autor, skenarist, e dhanë bashkëpunëtorët e tij. Costanzo, ish-burri i moderatores së njohur, Maria De Fippili, lindi në Romë më 28 gusht 1938, ndërsa ka realizuar dhjetëra programe radiotelevizive dhe komedi teatrale. Ai arriti një popullaritet të madh në vitin 1976, duke drejtuar emisionin talk-shoë “Bontà loro” në Rai. Por emri i tij është i lidhur edhe me “Maurizio Costanzo Shoë “, transmetuar që nga viti 1982 në Mediaset. Ndër programet e tij më të…

Read More

Deputetët socialistë kanë mbërritur në Ukrainë, teksa sot mbushet 1 vit që nga nisja e luftës. Deputetët, Pandeli Majko, Denis Deliu dhe Xhemal Qefalia kanë shpalosur flamurin shqiptar në parlamentin e Ukrainës. Bashkë me konsullin shqiptar në Ukrainë, Shain Omarov, deputetët morën pjesë sot në seancën plenare për 1 vjetorin e nisjes së luftës. “Sot në Ukrainë, në parlament, në sesionin e posaçëm për përvjetorin e agresionit rus! Më pas, në Irpin ku masakra e luftës nuk ka fjalë ta shpjegoj…”, shkruan Majko. “Sot, në parlamentin e Ukrainës ku morëm pjesë në mbledhjen plenare të Rada Verkhovna e Ukrainës për…

Read More

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” mes një grupi minorenësh në Tiranë. Aty duket se disa vajza konfliktohen me njëra-tjetrën dhe më pas nisin përplasjen fizike. Disa prej tyre hedhin në tokë bashkëmoshataren dhe e godasin me shkelma ndërsa i shkulin flokët. Ato zihen pranë ambienteve të shkollës dhe përdorin fjalor rruge. Të tjerët as nuk përpiqen të futen mes tyre që t’i japin fund këtyre pamjeve aspak të këndshme për t’u parë, por bëjnë gati telefonat për të filmuar sherrin. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa i ka lënë të gjithë gojëhapur kur u shfaq në Javën e Modës në Milano me një jumpsuit të tejdukshëm dantellë me një prerje në pjesën e pasme dhe mëngë të gjata dhe doreza. Ajo kishte veshur reçipeta dhe të brendshme të zeza poshtë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen dukshëm. Sakaq, këtë veshje tepër provokuese, këngëtarja e ka kombinuar dhe me taka të zeza me platformë. Një çantë e kuqe e ndezur në formë zemre ishte “prekja e fundit” në pamjen magjepsëse të artistes. Kujtojmë që Lipa ka folur edhe më herët për eksperimentimin e…

Read More

Policia i Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar shoferin që aksidentoi mbrëmjen e djeshme në “Komunën e Parisit” 3 automjete duke lënë në plagosur 4 persona. Pas aksidenti shtetasi A.Q, 24 vjeç, banues në Has u arratis nga vendi i ngjarjes. Personat e dëmtuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: – A. Q., 24 vjeç, banues në Has, Kukës, pasi duke drejtuar automjetin, te “Komuna e Parisit”, ka goditur 3 automjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Read More

Gjykata Kushtetuese shpalli dje vendimin e saj për mandatin e Olta Xhaçkës, duke rrëzuar Kuvendin dhe duke i dhënë të drejtë Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. E duke mos humbur shumë kohë, grupi i Alibeajt, i është drejtuar sot Kuvendit me kërkesën për mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit dhe përfshirjen në rend dite të seancës së ardhshme të mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Deputetët anëtarë të Këshillit të Legjislacionit Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Saimir Korreshi dhe Greta Bardeli kërkojnë nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla thirrjen e mbledhjes së Këshillit të…

Read More

Shqipëria po riformulohet si një destinacion për udhëtime alternative edhe me peizazhet e saj spektakolare larg bregdetit dhe qëndrimet miqësore ndaj mjedisit rural, shkruan Helena Smith për prestigjiozen britanike ”The Guardian”. Shqipëria, një nga destinacionet e udhëtimit me rritjen më të shpejtë në Evropë, do të fokusohet në turizmin alternativ dhe jo masiv, në një lëvizje që zyrtarët qeveritarë shpresojnë se do ta ndihmojë në dallimin e saj nga konkurrentët. Shteti i vogël ballkanik, dikur i mbyllur hermetikisht nga bota e jashtme, është rritur në popullaritet për shkak të një reputacioni që shihet gjithnjë e më shumë si trend dhe…

Read More

Një vit nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, qytetarët në Tiranë zhvilluan një manifestim, pas ftesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas. Qytetarët marshuan nga rruga “Ukraina e Lirë” deri te Bashkia e Tiranës, me flamuj të Ukrainës në duar. Në marshim, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, morën pjesë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali etj. “Jam mirënjohës për të gjithë…

Read More

Luizi dhe Kiara patën një debat të vogël mëngjesin e sotëm. Luizi i kërkoj asaj të ngrihej, pasi donte të merrte jorganin që Kiara kishte zënë me trup. Kiara u acarua dhe i tha Luizit që pse e zgjoi nga gjumi. Ky i fundit u shpreh se edhe ai ka nevojë të flejë gjumë si të gjithë të tjerët, ndaj dhe i kërkoi asaj të ngrihej. Kërkesa e Luizit e mërziti Kiarën. Ajo shkoi në dhomën e gjumit aty ku ishte Luizi dhe i kërkoi llogari atij për veprim që bëri.

Read More

Në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas në 1 vjetorin e luftës ruse, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me grup fëmijësh kanë lëshuar pëllumba të bardhë, të cilët përçojnë lajmin e kerkesës për paqe. Në këtë aktivitet solemn në Komunën e Prishtinës, pjesëmarrës ishin edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ai i Zyrës së BE-së, Tomas Szuynog. Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj, në prag të njëvjetorit të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe…

Read More

Këtë të premte Gjykata e Elbasanit nuk ka pranuar pretendimit e prokurorisë dhe ka lënë pa masë sigurie dhe në detyrë 6 efektivët e policisë, që ishin të pranishëm në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021. Pas këtij vendimi, 6 policët Erjon Balla, Erjon Meçja, Besmir Kadiu, Donald Dedja, Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku do të gjykohen në gjendje të lirë. Efektivët e repartit “Shqiponja” kishin pasur dijeni për makina të cilat kishin armë në Elbasan. Mbi këto dyshime, u kërkua edhe masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për 6 efektivët të…

Read More

Policia e Shtetit ka rihapur aplikimet për 300 vende, për “Patrullë të Përgjithshme” në Kolegjin Profesional, në Akademinë e Sigurisë, me qëllim plotësimin e vendeve të lira në drejtoritë vendore të Policisë në qarqet: Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Dibër. Kuotat e pranimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë, janë 300, dhe janë të ndara sipas nevojave organike të Drejtorive Vendore të Policisë. Aplikimet janë të hapura deri në datën 15.03.2023. Secili nga aplikantët duhet të dorëzojë dokumentacionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, ku ai ka vendbanimin e përhershëm. Aplikimet e bëra…

Read More