Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë Kryetares së Kuvendit dhe Komisionit të Votimit, kjo për të anuluar votimin e projektligjeve të votuara ditën e së enjtes në seancë plenare. Për të kryetarja Lindita Nikolla ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, duke konsideruar të miratuar 3 akte me pjesëmarrjen e vetëm 64 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e votimit. “Nga ana ime si deputet, është ngritur në mënyrë të përsëritur mungesa e kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje, çka i bënte tre votimet e kryera absolutisht të pavlefshme, mirëpo në injorim të detyrimit…
Author: tirana
Këtë të premte, Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për shtyrjen e afatit të paraburgimit për shtetasen ruse, Svetlana Timofeeva. Avokati i saj Sajmir Vishaj, i cili ka kundërshtuar vendimin, tha se është e papranueshme dhe tërësisht në shkelje ligji që tre shtetas të huaj të mbahen përtej afateve. “Afati i paraburgimit të Timofeevës ka skaduar në 20 shkurt. Kishim bërë kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit ndërkohë jashtë afateve Prokuroria kërkoi zgjatje afati. Kërkuam përjashtim të gjyqtarit dhe shprehjen e Gjykatës së Apelit përderisa gjyqtar çështje ishte kryetarja e gjykatës. E megjithatë as kjo nuk u…
Banorët e “Big Brother Albania Vip 2” e kaluan mbrëmjen e djeshme jashtë në verandë, kjo për shkak se “Vëllai i Madh” i vuri në sfidë. Big Brother dëshiron që t’i bëjë një surprizë Tanit, por ai e përfiton këtë surprizë nëse banorët e tjerë pranojnë të kalojnë natën jashtë. Banorët e kanë pranuar këtë sakrificë për të bërë të lumtur Tanin dhe kanë kaluar natën jashtë. Por Luizi ua ka bërë paska më të vështirë këtë sfidë duke i zgjuar banorët që në 5 të mëngjesit.
Pas 11 ditëve u zbulua saktësisht se kush ishte shkaku i vdekjes së Elton Tahirit, trupi i pajetë i së cilit u gjet në afërsi të përroit të Limuthit. 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta me shokun e tij Madjel Husa, 47-vjeç. Dy shokët kanë qenë në shtëpinë e Husës duke konsumuar kokainë dhe heroinë kur Tahiri ndërroi jetë. Por shoku nuk e ka treguar ngjarjen në polici. Ai e ka futur trupin e pajetë në automjet dhe e ka lënë në afërsi të përroit të Limuthit që gjendet në fshatin Bërxullë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e vona, njësia policore në Zveçan ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë, ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në ora 22:06, në Zveçan, ndërsa është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues. “Zveçan 23.02.2023-22:06. Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë…
Akademiku Artan Fuga ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetarin e Akademisë së Shkencave. Në një reagim në ‘Facebook’, Fuga iu është përgjigjur interesit që lidhet mbi këtë çështje, ndërsa shton se është përpjekur për një model tjetër pa asnjë interes personal. Kujtojmë se Akademia e Shkencave drejtohet nga Skënder Gjinushi. Skënder Gjinushi u shpall kryetar i Akademisë së Shkencave pas zgjedhjeve që u kryen më 24 maj 2019. Gjinushi mori 35 vota pro dhe 6 kundër, ndërsa këtë vit i mbaron mandati. Ish-kryetari i Partisë Socialdemokrate ishte kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet për Akademinë e Shkencave.…
Në lagjen “Antakya” të Hatay, ku tërmetet shkaktuan shkatërrime të mëdha dhe mijëra viktima, mirëpo ka edhe disa objekte që jo vetëm që nuk janë shembur, por as që janë dëmtuar. Ndër to janë 3 ndërtesa publike dhe 12 apartamente të ndërtuara nga familja Ergüvenoğlu. Duke thënë se një fjalë e babait të tij ishte udhërrëfyesi i tij, inxhinieri Mustafa Ergüvenoğlu tha se nuk duhet të studiosh, mund të jesh punëtor pastrimi për një komunë, por kur pastron një rrugë, bëje në një mënyrë që nuk lëni një mbeturinë të vetme. “I numërova hekurat që përdornim një nga një. Nëse…
Shteti simbol i diellit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kalifornia është pushtuar nga një stuhi e ftohtë, e cila nuk ishte parë që prej vitit 1989. Reshje të dendura bore u shënuan në disa rajone, mes të cilave dhe Los Anxhelos, ku pritet që trashësia e borës në ditët në vijim të shkojë deri në 2.4 m në pjesën malore. Pushtimi i ftohtë më Kaliforni vjen pasi pjesë të juglindjes së SHBA-së u zhytën në një valë të nxehti rekord.
Në ditën që shënon 1 vjetorin e “operacionit special ushtarak” në Ukrainë, Rusia provokon, madje shumë dhe frikshëm. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev thotë se e vetmja mënyrë që Moska të sigurojë përfundimisht një paqe të qëndrueshme me Ukrainën, është të shtyjë kufirin e saj sa më shumë që të jetë e mundur. “Ne do të arrijmë fitoren. Qëllimi është të shtyjmë kufirin që kërcënon vendin sa më shumë që të jetë e mundur, edhe nëse është kufiri i Polonisë. Motivi i armiqve kryesorë të Moskës është të dobësojnë vendin sa më shumë që të jetë e mundur, kështu që ata…
Jeta parlamentare kohët e fundit është zhvilluar mes kaosit dhe tensioneve. Maxhoranca ka marrë masa përjashtimi ndaj deputetëve të cilët shkaktuan rrëmujë, kryesisht nga grupi i Berishës. Këtë javë, maxhoranca nuk do të thërrasë Këshillin e Etikës, pra nuk do ketë masa përjashtimore. Dje edhe pse seanca nisi e tensionuar me debate dhe me prezencën e Gardës, seanca plenare vijoi normalisht. Situata kaotike në Parlament vjen pas lajmit të përfishjes së agjentit të FBI-së, Charles McGonigal me korrupsionin. Opozita pretendon se edhe kryeministri Rama është i përfshirë në aferën e zyrtarit të FBI-së, me argumentin se e ka takuar disa…
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet prej disa ditësh në vizitë zyrtare në Japoni ka takuar një qytetar shqiptar i cili jeton prej 17 vitesh atje, por do të kthehet në Shqipëri dhe planifikon që të hap një agroturizëm. Flamurtari thotë se është nga Nivica e Tepelenës, dhe se shprehet se i mungon Shqipëria. “Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos largohen nga Shqipëria. Japonia është vend i zhvilluar, por është shumë e vështirë. Punoj 18 orë në ditë dhe jam shumë i vetmuar. Më mungon Shqipëria dhe do të kthehem shumë shpejt”. Biseda me tyre Edi Rama:…
Për sa kohë do të vazhdojë kështu? Çdo natë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mban fjalime nxitëse, duke rritur moralin e trupave të tij në luftën e tyre kundër pushtuesve rusë dhe duke u përpjekur të ketë vëmendjen e botës të fokusuar në gjendjen e vështirë të kombit të tij. Është një rekord botëror. Asnjë lider para presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nuk arriti të mbajë një fjalim çdo ditë për një vit rresht. Lideri regjistron deklarata në zyrën e tij, në bunkerë apo gjetkë, që kronikën e luftës kundër vendit të tij. Fjalimet e presidentit dokumentojnë se si ai dhe vendi…