Sot shënohet përvjetori i fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e manifestimit në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas ndaj makinerisë ruse. “24 shkurti shënon një vit nga nisja e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës!Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë i lirë. Ju ftoj të jemi bashkë gjatë manifestimit, në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas kundër agresionit rus. JEMI ME JU! Ora 12:00, rruga “Ukraina e Lirë”-Bashkia Tiranë”,-shkruan kryebashkiaku Veliaj në një postim në rrjetet sociale”.
Author: tirana
Në mesazhin e tij për 1-vjetorin e luftës në Ukrainë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shkruan se Shqipëria vijon të mbështesë luftën e drejtë të Ukrainës për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale. “Një vit pas sulmit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, Shqipëria vijon të mbështesë fuqimisht luftën e drejtë të Ukrainës për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale. Me Rezolutën e Kuvendit, mbështetjen financiare, humanitare dhe ushtarake si vend anëtar i NATO-s, pritjen e të shpërngulurve dhe kontributin si bashkëpenëmbajtëse me ShBA në KS të OKB dhe unifikimin e qëndrimeve me BE, jemi në krye të përpjekjeve…
Emisione televizive do shikojmë nga banorët e “Big Brother Albania Vip 2”. Kjo ishte detyra e dhënë nga Vëllai i madh për banorë të cilët duhet të ndajnë rolet, duke filluar nga moderatorët te temat e tek të ftuarit. Luizi ndihmoi Kristin për zgjedhjen e të ftuarve, në një emision politik. Duke qenë se Kristi është në rolin e Grida Dumës, Luizi i sygjeroi që ta zgjidhte atë për rolin e deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Luizi nuk harroi as Oltën për të cilën tha se do i shkonte roli i ish-ministrit Arben Ahmetaj. “Ti Kristi bëj Gridën, unë bëj…
Ishte 24 shkurti 2022, kur Rusia filloi një pushtim të plotë të fqinjit të saj Ukrainë, duke shkaktuar luftën më të madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur, qytete të tëra janë shkatërruar dhe miliona janë larguar nga vendi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shprehet se ishte një vit tragjik, por që në fund fitorja do të shënohet nga Ukraina. “Më 24 shkurt, miliona prej nesh bënë një zgjedhje. Jo një flamur i bardhë, por ai kaltër e verdhë. Jo duke ikur, por duke u përballur. Duke rezistuar dhe luftuar. Ishte një vit dhimbjeje,…
Një vit pasi Rusia filloi sulmin e saj të paligjshëm ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian shpreh përkushtimin të qëndrojë pranë Ukrainës dhe popullit të saj në luftën e saj ekzistenciale. Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann, pas takimit me ambasadorin ukrainas, Volodymyr Shkurov në Ambasadën e Ukrainës, ku shprehu solidaritetin e plotë të BE-së. “Një vit pasi Rusia filloi sulmin e saj të paligjshëm ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës dhe popullit të saj në luftën e saj ekzistenciale. Shefat e Misioneve të BE-së në Shqipëri u takuan me ambasadorin ukrainas Volodymyr Shkurov në…
Mbi 45 mijë është numri i jetëve të humbura në Turqi e Siri nga tërmetet shkatërruese. Vëmendja është kthyer nga pasiguria e zonave të tjera të vendit, e veçanërisht metropoleve të mëdha, për të cilat së fundmi është ngritur shqetësimi se mund të jenë “viktimat” e radhës të ndonjë goditjeje tjetër fatale. Stambolli, banorët e të cilit kanë nisur tanimë të interesohen nëse shtëpitë ku ata jetojnë janë të sigurta në rast goditjesh të tilla. Shumë prej tyre kanë lënë banesat dhe kanë nisur të transferohen drejt destinacioneve, që sipas ekspertëve të ndërtimit, janë më të sigurtat për të jetuar.…
Policia ka vënë në pranga një administratordhe drejtues teknik të një miniere në Tropojë, pasi mbanin 276 kg lëndë plasëse jashtë kushteve të sigurisë. Ata janë identifikuar si Xhuljan Krypi dhe Dhimitër Palla. Njoftimi i plotë Strukturat e DVP Kukës, kontrolle për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme. Sekuestrohen 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike, që mbaheshin jashtë kushteve të sigurisë, në një subjekt minerar. Vihen në pranga administratori dhe drejtuesi teknik i subjektit për nxjerrjen e minerareve. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e…
Mbi 90% e qytetarëve të Bashkimit Evropian mbështesin ndihmën humanitare për Ukrainën, 88 për qind e tyre mbështesin strehimin e qytetarëve Ukrainas që ikin nga lufta, ndërsa 77 për qind i mbështesin sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë. Këto janë gjetjet e anketës së Eurobarometrit të Agjencisë evropiane për hulumtimin e opinionit publik, e cila është publikuar të enjten nga Komisioni Evropian. Sipas kësaj matje, 65 për qind e të anketuarve i mbështesin investimet e BE-së për furnizimin e Ukrainës me pajisje dhe armatim ushtarak. Lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në rritjen e mbështetjes së qytetarëve të BE-së për…
Pyetja nëse Ukraina duhet të furnizohet me avionë luftarakë “aktualisht nuk ka kuptim”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një intervistë ku ai u pyet të adresonte thirrjet në rritje për fuqitë perëndimore që t’i japin Kievit avionë. Në intervistën për televizionin publik gjerman, Scholz, që më herët është përballur me kritika për shkak të zvarritjes së vendimit për të lejuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha se vështirësitë e shteteve të tjera në përmbushjen e kërkesave të Ukrainës justifikojnë vendimin e tij që të jetë në linjë të njëjtë me ta. Më herët gjatë këtij muaji, Gjermania u pajtua…
Pas ditëve me sinjale për një luftë të re, Presidenti rus Vladimir Putin shpall “operacionin special ushtarak” në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit 2022. Sulmet janë intensifikuar në veçanti në lindje të vendit. Përgjatë 12 muajve, ukrainasit ende rezistojnë ndaj rusëve, ndërsa shumë prej qyteteve janë kthyer në gërmadha. Mijëra të vdekur e të plagosur dhe miliona të larguar nga shtëpitë e tyre. Presidenti Volodymyr Zelensky për përvjetorin e parë të luftës, tha se 2023-shi do të jetë viti i fitores. 24/02/2022 Pas ditëve me sinjale për një luftë të re, Presidenti rus Vladimir Putin shpall “operacionin…
Ekipi i Mirëmbajtjes së Trotuarëve dhe Kullimit të Ujërave të Shiut ka vijuar punën në disa pika të ndryshme të Tiranës për rehabilitimin e disa zonave. Aktualisht ata janë vendosur në rrugët “Xheladin Beqiri” dhe “Frosina Plaku” në zonën e Farkës ku po punohet për rehabilitimin e trotuareve. Paralelisht puna po vijon për riparimin e trotuareve në rrugën “Fortuzi” dhe si riparimin e mozaikut të guralecëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas nutricionistëve ka disa ushqime, të cilat rekomandohen për të luftuar gjendjen gripale apo dhe patologji të tjera. Hudhra Ajo ndihmon trupin të luftojë kundër të gjitha llojeve të infeksioneve, si virale ashtu edhe bakteriale. Ky ushqim ka një veprim shumë të fortë antiseptik ndaj shumë mikrobeve patogjene dhe është një antibakterial i fortë. Duhet të konsumohet e papërpunuar për të marrë këto përfitime. Supë me perime E pasur me lëndë ushqyese dhe antioksidantë, lëngu i perimeve ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të fytit, pastrimin e hundës dhe parandalimin e dehidrimit. Erëzat Erëzat si xhenxhefili, speci kajen dhe shafrani i…