Author: tirana

Nga Hiroshima ku në vitet 1945 SHBA hodhi bomba atomike duke i marrë jetën mbi 226 mijë personave, kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e tij në 1 vjetorin e luftës ruse në Ukrainë. Për kërcënimet e Rusisë për sulme me armë bërthamore, Rama thotë se është turp të luash me fjalën bombë sikur flet për kukulla. “MIRËMËNGJES dhe me njëvjetorin e rezistencës së pashembullt të popullit të Ukrainës, i cili po mbron heroikisht bashkë me atdheun edhe vlerat e panegociueshme të lirisë, demokracisë, sovranitetit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Mesazhi Ishin të shumtë ata që menduan se…

Read More

Këtë të premte, moti do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme, por më të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-jugperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 17°C, në zona e ulëta 4 deri 19°C, në zona bregdetare 6 deri 18°C.

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje në Elbasan, tre makina janë shkrumbuar si pasojë e një zjarri. Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja është regjistruar në lagjen “5 Maji”, ku ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. T. i parkuar në parkimin e pallatit. Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Read More

Dashi Gjatë ditës së premte ndjenjat mund të rikthehen si protagoniste. Në këtë ditë do të jetë më mirë të shihni personat që ju pëlqejnë, gjithashtu mund të gjeni pak kohë për të qenë së bashku me miqtë ose me partnerin. Pjesën e parë të muajit shkurt të shumtë ia keni kushtuar punës. Është koha për familjen. Demi Do të ketë nervozizëm të ndryshëm. Do të jetë e lehtë të zemëroheni, edhe nëse zakonisht nuk jeni ju ai që kërkon polemikën. Shpesh punoni fort për të arritur qëllime të rëndësishme dhe më pas ka nga ata që prishin gjithçka me…

Read More

Para 1 viti bota u shokua kur Rusia nisi një luftë në Ukrainë. Përgjatë 12 muajve, ukrainasit ende rezistojnë ndaj rusëve, ndërsa shumë prej qyteteve janë kthyer në gërmadha. Mijëra të vdekur e të plagosur dhe miliona të larguar nga shtëpitë e tyre. Presidenti Volodymyr Zelensky për përvjetorin e parë të luftës tha se 2023-shi do të jetë viti i fitores. “Më 24 shkurt, miliona prej nesh bëmë një zgjedhje. Jo flamuri i bardhë, por ai verdheblu. Jo duke ikur, por duke u përballur. Duke rezistuar dhe luftuar. Ka qenë një vit dhimbjeje, trishtimi, besimi dhe bashkimi. E dimë që…

Read More

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu, thotë se Partia Demokratike nuk duhet ta kishte lënë çështjen e vulës dhe logos së partisë që udhëheq opozitën, deri në një vendim gjykate. Fevziu u shpreh se PD duhet ta kishte zgjidhur së brendshmi këtë problem. “Sa i përket problematikës që lidhet me vendimin e datës 3 Mars, në gjykim tim opozita reale është PD që drejtohet nga Sali Berisha, pjesa tjetër është një tentantivë pa ndonjë interes të madh, por Partia Demokratike e Sali Berishës nuk duhet ta kishte lënë situatën deri këtu. PD duhet të kishte…

Read More

Një ëngjëll për Juventusin. Ishte pikërisht Angel Di Maria shpëtimtari i Juventusit sot në ndeshjen e kthimit në 1/16 e Europa League ndaj Nantes në Francë, me bardhezinjtë që fituan 0-3. Të 3 golat u shënuan nga Di Maria, i cili ishte në një formë të jashtëzakonshme sonte. Goli i parë ishte një goditje spektakolare e argjentinasit, ndërsa i dyti erdhi nga pika e bardhë. Për të 3-tin e tij, u nevojit konfirmimi i VAR. Takimi i parë kishte përfunduar 1-1, me “Zonjën e Vjetër” që shkon tutje. Lazio menaxhoi më së miri fitoren 1-0 në Itali ndaj CFR Cluj…

Read More

Afganët tani janë kombësia më e madhe e emigrantëve të paligjshëm të cilët mbërrijnë me gomone në brigjet e Britanisë së Madhe. Shifrat tashmë kanë tejkaluar numrin e shqiptarëve që kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në muajt e fundit. Qeveria britanike ka bërë të qartë se do të dërgojë afganët në Ruandë nëse vendos që për të mos u pranuar kërkesat për azil. Zyra e Brendshme e shtetit, deklaroi se nuk kishte nevojë që ata të përdornin varka të vogla dhe tha se refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të sigurt që arrijnë, shkruan The Independent.…

Read More

Efi pjesë e videoklipit të Mozzik. Krejt papritur ata janë shfaqur sot në mediat sociale krah njëri-tjetrit. Mozzik ka bërë me dije se Efi do jetë në klipin e këngës së tij të re me titull “Fatkeqësi” që do publikohet më 2 mars. Efi Dhedhes ka qenë një nga konkurrentet më të komentuara dhe më të dashura në “Big Brother Vip.

Read More

Nëse opozita do të ishte e bashkuar, Dashamir Shehi është shprehur se do të garonte për Bashkinë e Tiranës, me besimin se gëzon mbështetjen dhe simpatinë e kryeqytetasve. Mirëpo në këto kushte ku palët janë në pole diametralisht të kundërta, kreu i LZHK-së, tha se as nuk e mendon një gjë të tillë. Në një intervistë në Report Tv , në emisionin ‘Kontrast’, në Report Tv, me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Shehi konfirmoi se nëse 2 palët e opozitës do dalin më kandidat të tyre, atëherë edhe koalicioni i tij parazgjedhor me Astrit Patozin, do dalin me një…

Read More

Në një mbledhje me përfaqësues të departamenteve në PD, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Partia Demokratike ka zgjidhjen për problematikat që po shkretojnë Shqipërinë. “Departamentet kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për ne si forcë politike, për alternativat që do t’i paraqesim shqiptarëve si dhe afrimin e specialistëve më të mirë të këtyre departamenteve. Sot janë më qindra specialistë të përzënë nga administrata, kanë qenë dinjitoz. Për ne ata janë shumë të çmuar. Tre ditë më parë një histori prej jush, prej 20 vitesh me detyrë koordinimi dhe pas riorganizimeve i shkon një hajdut në prokurori dhe i thotë që…

Read More

Gjinekologia Mimoza Keta e ftuar në Vizionin e Pasdites ka folur për shtatëzanitë e sotme dhe lindjet cezariane.Ajo thotë se lindjet cezariane jane bërë modë për vajzat e reja, por kjo nuk është e rekomandueshme.Sipas saj, lindjet cezariane rritin mundësitë që fëmijët të lindin autik dhe kjo ndodh për shkak se bebi del direkt dhe nuk arrijnë që të shtrydhen mushkëritë dhe koka.“Nëse përmasat e kokës së bebi përputhet me pjesën e rrugëve të lindjes, atëherer tentohet lindje natyrale. Sot është bërë trend. Vajzat edhe kur i kanë këtp parametra, lindin në mënyrë cezariane që të mos u prishet bukuria.…

Read More