Dragan Shqekiqi, polici kufitar në Mal të Zi, ka folur pas dhunës që ushtroi ndaj ish-këshilltarit të Ilir Metës, Petraq Milo, pak javë më parë në pikën kufitare. Në dëshminë e tij, ai tha se kishte humbur toruan, për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që ai dhe kolegët e tij i kishin dhënë Milos. Sipas informacioneve të medias malazeze, pas dëshmisë në Prokurorinë e Ulqinit, dy efektivët janë liruar nga burgu dhe hetimi ndaj tyre do të vijojë në gjendje të lirë. Gjatë seancës në ODT Ulqin, dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën para saj në mbështetje të…
Author: tirana
Brenda verës pritet që në Tiranë të bëhen funksionale linjat e shpejta të autobusëve. Bëhet fjalë për Unazën, Tiranën e Re dhe linjën Kombinat-Kinostudio. Këto linja do të kenë korsi të dedikuara dhe të pandërprera, çka do të mundësojë lëvizje më të shpejtë të qytetarëve që përdorin transportin publik. “Do ketë dyfishim te shpejtësisë, do përgjysmohet koha e një cikli të plotë që përshkon një autobus i linjës urbane, do rritet kapaciteti i transportit”, tha Dashnor Mema, kryetar i Unionit të Transportit Publik. Me ndryshimet që priten të bëhen në sektorin e transportit publik, që si synim kanë përmirësimin e shërbimit…
Një zarf i bardhë ka surprizuar banorët këtë të enjte, të cilët e hapën me padurim për të parë se çfarë shkruhej në të. Pasi e hapën, ata zbuluan paktin e vënë nga Nëse banorët pranonin të flinin një natë jashtë, Vëllai i Madh do të surprizojë për Tanin. Banorët pranuan menjëherë paktin. Tashmë na pritet të shohim se sa do e realizojnë dhe çfarë surprize do ketë për Tanin.
Kafja është një nga pijet më ekonomike, që zakonisht mund të porositësh pothuajse kudo. Lokali i njohur “Proud Mary” në Melburn të Australisë, sapo ka blerë më pak se gjysmë kilogramë nga kafja më e shtrenjtë në botë, me vlerë të përgjithshme 2 mijë dollarë, pak a shume 150 dollarë filxhani. Lokali disponon një sasi vetëm për 22 filxhanë kafe. Varianti i kafes është i kultivuar në rajonin e Panamasë, dhe ka një kosto rreth 50 herë më të lartë se kafja tradicionale.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Korçë. Një 60-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij. Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur të pajetë trupin e burrit, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave. Nuk dihet ende identiteti, ndërkohë që do merren familjarët në pyetje. Ngjarja në unazën e qytetit të Korçës.
Një 60-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij pasditen e kësaj të enjteje në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit. Nuk dihet ende identiteti i viktimës. Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur të pajetë trupin e burrit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave.
Autoritetet turke kanë vënë në pranga një tjetër biznesmen turk, pasi në pallatet e ndërtuara prej tij humbën jetën mbi 100 banorë si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit. Yasin Akbas është kontraktori i 3 komplekseve në Provincën Adiyaman, ku më shumë se 100 qytetarë humbën jetën nën rrënoja. Departamenti i Luftës Kundër Krimeve Financiare në Turqi ka krye një kërkim në lidhje me hetimin që po bëhet ndaj krimeve të tërmetit të individëve që konsideroheshin përgjegjës për ndërtesat e shkatërruara për shkak të mosrespektimit të legjislacionit gjatë fatkeqësisë së tërmetit, të cilët tashmë janë të dyshuar për vrasje nga…
Duket se shtëpia e Big Brotherit nuk gjen qetësi. Këtë herë një debat është hapur mes Armaldos dhe Oltës. Teksa banorët e shtëpisë po zgjidhnin liderin e ri të shtëpisë, Armaldo votoi pro Kiarës, veprim që duket se e ka mërzitur aktoren e cila ka dalë jashtë kontrollit. ‘Ky nuk rri dot pa bërë kështu… dhe unë nuk rri dot pa i tregu që bën kështu…’- i tha Olta. Maestro u mundua që të qetësonte Oltën, por duket se përpjekja e tij ishte e kot. “Me këtë i thotë Luizit të lutem mos më elemino. Tani nëse mua më vjen…
Rusia ka një sjellje agresive të pazakontë në Mesdhe dhe po rrit flotën e saj të anijeve në detin që lag dhe Shqipërinë. Alarmi është dhënë nga marina detare italiane, që saktëson se ky numër i anijeve të Moskës nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë. “Numri i anijeve ruse në Mesdhe është rritur. Kjo nuk përbën një kërcënim të drejtëpërdrejtë për territorin kombëtar, por shton ndjeshëm tensionet. Rusët kanë një sjellje agresive që nuk ishte e zakonshme në Mesdhe, e cila më herët ishte e dukshme vetëm në Baltik. Ka rrezik për incidente të mundshme dhe kur ndodh…
Pas përjashtimi në “Big Brother VIP Albania”, Kejvina u “zhduk”, duke refuzuar intervistat dhe mbyllur llogarinë e saj në “Instagram”. Së fundmi, modelja ka publikuar disa foto, duke treguar se ndodhet në Afrikë. “Hakuna Matata”, ishte mbishkrimi i Kejvinës, poshtë videos së publikuar. View this post on Instagram A post shared by KEJVINA (@kejvina) Kujtojmë se, Kthella u përjashtua nga shtëpia e famshme pasi goditi me shuplak konkurrentin tjetër, Luiz Ejlli.
Avokati Spartak Ngjela është rikthyer në studion e Euronews Albania me moderatoren Sidorela Gjoni, pas debatit të ashpër që ata patën disa javë më parë. Debati lindi për shkak të një keqkuptimi mes të dy palëve. Teksa iu referua Sali Berishës, Ngjela tha se “ju flisni me logjikën e një fshatari”, frazë e cila u keqkuptua nga moderatorja Gjoni e cila e mori personale dhe kërkoi që të mbylllej intervista. Në intervistën e sotme Ngjela komentoi dhe njëherë debatin, duke i thënë se ishte moderatorja ajo e cila kërkoi falje. Pjesë nga biseda në studio: Sidorela Gjoni: Faleminderit për kohën…
Presidenti rus Vladimir Putin uroi të enjten ushtrinë me rastin e Ditës së Mbrojtësve të Atdheut, duke përshëndetur ata ushtarë rusë, që luftojnë në Ukrainë, në prag të njëvjetorit të luftës. Trupat do të pajisen me armë dhe mjete moderne, tha zoti Putin, duke shtuar se Rusia po i kushton vëmendje të veçantë rritjes së arsenalit të saj bërthamor. “Sikurse më parë, ne do t’i kushtojmë vëmendje të shtuar forcimit të arsenalit tokësor ajror e detar bërthamor”, tha zoti Putin Komentet vijnë një ditë pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se presidenti rus bëri një “gabim të madh” duke pezulluar…