Pesë persona grabitën një argjendari në mes të ditës në Angli, duke vjedhur 300,000 £ bizhuteri (rreth 340 mijë euro) në vetëm 70 sekonda. John Gourlay, 49 vjeç, Trevor Leek, 44, Justin Boylan, 51 vjeç, Arfan Latif, 38 dhe Hassan Zulfiqar, 26 vjeç, kryen grabitjen para blerësve të tmerruar më 3 mars të vitit të kaluar. Pesë të pandehurit u shpallën fajtorë për komplot për grabitje dhe posedim të një arme pas një gjyqi katër-javor në Birmingham Crown Court. Ata do të dënohen muajin e ardhshëm. Detektivët përdorën pamjet nga bizneset aty pranë, së bashku me pamjet e telefonave celularë…
Author: tirana
Është arrestuar në Dubai, Dritan Shkëmbi, një nga personat e shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit, SPAK-u dhe Interpol Abu Dhabi, në koordinim nga Qendra e Interpolit në Lyon të Francës. GJKKO i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar krininal”. Ai rezulton i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit…
Që në ditët e para të “Big Brother Vip Albania”, Krist Aliaj bëri me dije se është në një lidhje 6 mujore. Ndër të tjera ai u shpreh se nuk ka asnjë interes romantik për asnjë vajzë sepse nuk do të humbasë atë që ka jashtë. Por duket se jo çdo fjal që e tha, e mbajti! Sapo Keisi Medini hyri në shtëpi, duket se Kristi harroi ekzistencën e vajzës që kishte lënë jashtë. Mediat zbuluan edhe identitetin e saj. Ndërkohë që pas gjithë zhurmës, e teksa Kristi vazhdon njohjen e tij më Keisin brenda BBVA, partnerja e tij, Zaza,…
Amar (Dritan) Shkëmbi, një shtetas shqiptar i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit në vitin 2019, është arrestuar në Abu Dhabi. 39-vjeçari akuzohet nga SPAK si një person i shumëkërkuar dhe pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal. Operacioni është zhvilluar nga Policia e Shtetit, SPAK-u dhe Interpol Abu Dhabi, në koordinim nga Qendra e Interpolit në Lyon, Francë. GJKKO i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i…
Nga Doruntina Baliu REL Largim nga shtëpia, ndarje me familje e biseda të vështira me fëmijët për luftën janë përvojat e disa qytetarëve ukrainas me prejardhje shqiptare, që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Për Radion Evropa e Lirë, ata kanë rrëfyer se si u është ndryshuar jeta tash e një vit. Ndonëse dikur e kishte përditshmëri, për Nelli Syupyurin tani është ditë e veçantë sa herë i bie të veshë rrobat e vallëzimit. Me profesion koreografe, Syupyur jetonte në rajonin e Odesës, në jugperëndim të Ukrainës deri më 24 shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar…
Rekursi që ish ministri i Mjedisit Lefter Koka ka bërë për të zëvendësuar masën e sigurisë burg pa afat në Gjykatën e Lartë për inceneratorin e Fierit është rrëzuar. Gjatë ditës së djeshme, përfunduan pretendimet e palës mbrojtëse për 20 personat e marrë të pandehur për këtë djegës, si dhe për 14 kompanitë koncesionare nën sekuestro. Më 15 shkurt ish ministri Lefter Koka gjatë seancës që do të vendoste kalimin apo jo të kësaj dosjeje në gjyq, u shpreh se kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi nuk duhet marrë parasysh, pasi e konsideron si një padi e bërë nga një…
Gjatë natës, në fshatin Goriçan, Dimal, dyshohet se shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë, duke hapur derën me çelës, dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar. Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente…
Ish-juristi i OSHEE-së, Romeo Karaj, është personi i cili ka kallëzuar në SPAK kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për aferën CEZ-DEA. Karaj ka folur këtë të martë në Euronews Albania, ku dha detaje në lidhje me atë që ai e konsideron marrëveshja e korrupsionit Meta-Ismailaj. Ai tha se marrëveshja është lidhur në Pragë më 1 shkurt 2011, ndërsa tha se ka pasur dhe një takim sekret mes Ilir Metës dhe ish-administratorit të DIA, Kastriot Ismailaj. “Kemi të bëjmë me një marrëveshje korrupsioni. Marrëveshja Dia Cez është lidhur vetëm pasi është bërë një vizitë jo e autorizuar dhe kjo…
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Arbër Brahaj, e ka quajtur shumë të vonuar paralajmërimin e kadastrës për uljen në 6 apo 8% të tatimfitimit prej 15% të shitjes së pronave. Ai tha se një vendim i tillë do të cclirontë tregun e pasurive, në një kohë që përfitues kryesorë do të ishin qytetarët që zotërojnë apartamente apo ndërtime ekzistente, në një kohë që më pak përfitime do të kenë prej saj bizneset. Sipas Brahajt, tregu i pasurive do të vijojë të jetë dinamik edhe këtë vit, veçanërisht prej kërkesës shumë të lartë për apartamente. / scan
Inez Hajrulla është njëri nga katër personat që u shpallën në kërkim sot nga policia e Vlorës, pas një aksioni policor me fokus personat me rrezikshmëri të lartë. Policia e Vlorës, së bashkë me FNSH, Operacionalen dhe forcat të tjera janë duke zhvilluar një aksion në qytetin bregdetar, prej ditës së djeshme.Bashkë me Hajrullën në kërkim janë shpallur Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj, ndërsa në pranga ka rënë Denis Karafili. Por kush është Inez Hajrulla? Hjarulla është emër i njohur për policinë, pasi ai ka qenë dy herë shenjestër e atentateve mafioze në Vlorë.Në vitin 2017 ndaj tij…
Janë disa shenja që nuk gatuajnë dot fare ushqim dhe e kanë shumë të vështirë ta përballojnë kuzhinën. Ata janë mjaft të ngathët dhe me të vërtetë e kanë të vështirë të krijojnë një pjatë të mirë. Pra, ata preferojnë të porosisin ushqim gjatë gjithë kohës dhe kanë hequr dorë fare nga gatimi. Nga ana tjetër, ka edhe disa shenja të tjera të zodiakut që janë shefa kuzhine të lindur. Nga njëra anë, kanë gjithmonë humor dhe oreks për të krijuar një pjatë të re dhe për të kombinuar shijet, nga ana tjetër, kanë vërtet talent dhe nëse kanë vetëm…
Trajneri italian Antonio Kalabro është tronditur gjatë mbrëmjes së shkuar. Sipas mediave italiane, trajneri i Virtus Frankavila u zgjua nga zhurma e të shtënave me armë që goditën makinën e tij të parkuar poshtë shtëpisë. Mësohet se ai se ka denoncuar përgjegjësit e panjohur ndaj këtij sulmi, por ende nuk është e ditur ndonjë pistë dyshimi.