Author: tirana

Në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”, ka lojëra që i ka ndarë banorët në dy grupe. Olta dhe Kiara kanë nisur “raundin” e ri të debateve të tyre të njëpasnjëshme. Kësaj radhe, loja me litar që detyron banorët të qëndrojnë të bashkuar me njëri-tjetrin në çdo moment ka qenë arsyeja e zënkës. Kiarës i kërkoi grupit të saj të ngrihej, pasi kishte nevojë të shkonte në tualet. Olta nisi të bërtiste duke e akuzuar Kiarën dhe duke e quajtur egoiste, pasi sipas Oltës, ajo nuk ngrihej kurrë në orarin që u ngrit. Grupi i Ermionës i kërkoi Oltës…

Read More

Prokuroria e Tiranës mori dëshminë e një biznesmeni, i cili sipas deklaratave të vëllait të Alda Klosit, është personi i cili i ka dhënë atij borxh shumën prej 125 mijë eurosh. Zonja Klosi, ish-zyrtare e lartë në Kryeministri, mbahet në paraburgim për akuzat e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë para oficerit gjyqësor, pasi Rozeta Dobi, pastruesja që punonte në shtëpinë e saj, e identifikoi ish-zyrtaren si pronaren e prej më shumë se gjysmë milioni eurove që u gjet në shtëpinë e saj. Sipas prokurorisë, ndërtuesi pranoi dhënien e borxhit dhe paraqiti një dokument me shkrim…

Read More

Një aksion blic i policisë së Vlorës, FNSH dhe forcave Shqiponja i nisur që prej mbrëmjes së djeshme dhe i përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm ka sjellë arrestimin e Denis Karafilit si dhe shpalljen në kërkim të Inez Hajrullës, OIsi Koçeli, Erand Hoxhja dhe Klaus Islamaj. Emri i Inez Hajurllës është bërë edhe më i njohur kur në vitn 2019, i shpëtoi mrekullisht një atentati në një skemë tipike eliminimesh mafioze. Ai mundi t’i shpëtoj atentatit, por u plagos në mënyrë rastësore Dajko Cenodemaj që po pinte kafe te zona e njohur “Uji i Ftohtë” në…

Read More

Ministrja e Shtetit për marrëdhnëiet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar mungesën e Edmond Spahos në Kuvend. Me epitetin ‘bilbilfryrës’, Spiropali iu drejtua Spahos dhe deputetëve të opozitës së përgjigjen do e marrin më 14 maj. “Së pari një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në komisionin e etikës si një revolucionar i vërtetë. Se nuk i kuptoni metaforat po s’kemi ç’bëjmë. Ai ishte pa diskutim më i guximshmi në bilbilfryrëve dhe me më shumë vlerë se ju së bashku dhe do jetë gjithnjë në zemrat tona pas 20 ditësh bashkë me ju në revolucionin e radhës.”- tha Spiropali.…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 vajza të reja në kryeqytet të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në një qendër masazhesh. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe. Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Read More

Në shtëpinë e “Big Brother Vip 2” është organizuar sërish loja me litar, rregulli i së cilës është që kush heq litarin humbet imunitetitn. Kiara është mërzitur përsëri me Luizin, pasi ai e shkëputi litarin qëllimisht për të rrezikuar lojën e saj. Luizi i tha Kiarës që ai ka nevojë të kuptojë, nëse publiku dëshiron që ata të dy të qëndrojnë ende në shtëpi, apo nëse duan që njëri prej tyre të dalë jashtë. Për këtë, ai vendosi të bëjë një “test” duke shkëputur litarin. Luizi i tha Kiarës se ajo po qëndron si “pulë”. Kiara u mërzit nga ky…

Read More

Hetimi parlamentar i kryeministrit Edi Rama për çështjen “McGonigal” dominoi debatet në sallën plenare në Parlament, por që PS e refuzoi si kërkesë dhe e rrëzoi. Kjo pasi seanca me mocion me Ramën do të mbahet në datën 2 mars. “Unë mendoj që Kuvendi i Shqipërisë lidhur me mocionin me debat ka marrë vendim dhe ai është në konsultim edhe me zyrën e Kryeministrit i cili ka garantuar që do të jetë prezent me datën 2. Më duket qesharake që ju e doni debatin sot duke e ditur mirë se Kryeministri është në vizitë zyrtare në Japoni. Javën e kaluar…

Read More

Si herët e shkuara, edhe sot protesta e PD-së së Sali Berishës para Parlamentit zgjati 2 orë, por me pjesëmarrje më të ulët. Fjalimet kryesore në protestë ishin të Ilir Metës dhe të Sali Berishës. Me fjalimin e këtij të fundit, u mbyll edhe protesta, ndërsa qytetarët u shpërndanë brenda pak minutave. Nga ana tjetër, Berisha tha se kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla sot shpalli vendimin e Gjykatës së Apelit për çështjen e kujt i takon vula e PD-së.

Read More

Nga protesta para Parlamentit, Sali Berisha ka hedhur sërish akuza të rënda në drejtim të eksponentëve kryesorë të mazhorancës. Ai thotë se vrasësit e kenianes 22-vjeçare Joy Ayoko fshihen në qeveri dhe këtë e justifikon me akuza të tjera për Taulant Ballën. “Në qeveri fshihen vrasësit e Kenianes. Ndonjëri që çuditet i them që të shikojnë pak atë kriminelin Taulant Balla. E kam denoncuar 10 herë. Vendi i tij është në burg si trafikant femrash. Prandaj ata e fshehin historinë Xhoit. Ai është denoncuar nga diplomatë të huaj se ka nxjerrë viza për prostituta moldave për të ardhur në Shqipëri.…

Read More

200 ndeshje të luajtura dhe 27 gola të shënuar, pasi la fushën si futbollist, Ledian Memushaj bëhet kandidat për stolin e Pescara. 36-vjeçari është në listën me emrat që mund të zëvendësojnë trajnerin Colombo. Skuadra, e cila në harkun e pak viteve ka zbritur nga elita në Serinë C, nivelin e tretë të futbollit italian, nuk ka një ecuri të mirë. Në më pak se një vit, ai ka shansin të marrë drejtimin e ekipit të parë. Presidenti Sebastiani nuk dëshiron të bëjë prova dhe kërkon që tekniku i ri ta njohë mirë ambientin dhe lojtarët. Asnjë më mirë se…

Read More

Gjatë një takimi të Asamblesë së Përgjithshme këtë të enjte, shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dënoi luftën ruse në Ukrainë si një shkelje të kartës së OKB dhe fyerje ndaj ndërgjegjes kolektive të botës. Komentet i bëri në prag të 1 vjetorit të luftës, ku u diskutua një mocion i mbështetur nga Ukraina dhe aleatët, i cili kërkon largimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të trupave ruse. “1 vjetori i luftës ruse në Ukrainë është një gurthemel i zymtë për popullin e Ukrainës dhe komunitetin ndërkombëtar. Pushtimi është një fyerje ndaj ndërgjegjes tonë kolektive. Është një…

Read More