Para protestës para Parlamentit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur ndër të tjera se iniciativa që ata kanë ndërmarrë është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës. Për të shumica socialiste nuk po lejon ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal pasi aty do të dalin në dritë aferat e tyre. “Kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës. Kjo Kushtetutë në nenin e saj 70 garanton deputetët me mbledhjen e firmave, 28 firmave. Krijimin automatik të komisionit hetimor që këta 28 burra e gra gjykojnë se duhet të hetojnë. Na mohojnë të drejtën kushtetuese për komisionet se…
Author: tirana
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se në takimin e së hënës që do të mbahet në Bruksel mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti, ky i fundit do të nënshkruajë marrëveshjen sipas planit franko-gjerman, ku parashihet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Çitaku përmes një postimi në Facebook, shkruan se plani franko–gjerman nuk erdhi nga asgjëja, por ai është produkt i negocimit të kryeministrit prej dy vitesh. Postimi i plotë Plani franko-gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite. Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm…
Në fjalën e tij para protestuesve para Parlamentit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se dhe atë PS që ekzistonte, e ka uzurpuar e ka fshirë. Sipas Metës, kreu i qeverisë është në gjendje shumë të rëndë dhe se vendi po vuan nga ajo që ai e quajti “kartonokracia”. “Do të ikë e do të ikë njëherë e përgjithmionë bashkë me sektin e tij që i ka bërë dëme këtij vendi më shumë se çdo pushtues i huaj. Ka pasur pushtues që kanë lënë disa vepra të mira në këtë vend ndërsa…
Ofenduese dhe tallëse është treguar ministrja Elisa Spiropali me deputetin e PD-së, Edmond Spahon, duke kërkuar 1 minutë heshtje për të. Kjo për shkak se ai u përjashtua nga punimet e Kuvendit. “Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që tradhëgimia e tij e bilbilfryerjes. Ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku. Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolcionin e radhës”,-tha Spiropali.
Në ngjitje presioni që ushtrohet mbi trup është shumë herë më i madh se forca e gravitetit. Vetëm trajnimi i mirë i trupit dhe veshja e pantallonave speciale që ushtrojnë presion mbi gjakun e këmbëve, të ndihmojnë të ruash vetëdijen. Njeriu rrallë udhëton me shpejtësi 900 km në orë. “Shpejtësia të merr frymën”. Kështu thotë ish-piloti i forcave ajrore gjermane, Joachim Vergin, kur tregon se çfarë ndjen njeriu kur fluturon me një avion luftarak. Ajo çfarë ndjen mund të krahasohet me ndjenjën që ke kur hipën në roller coaster, por nuk është tamam ashtu, sepse forcat e avionit janë dy herë…
Seanca në Parlament vijon që të jetë në kaos. Deputeti i PD-së Luan Baçi ka kërkuar arsyen pse është përjashtuar më herët nga seanca plenare, ku edhe tha se nga mbarimi i burgut politik, ai sot u dhunua nga Garda. Për këta të fundit, Baçi tha se qeveria po i merr më qafë dhe se do të çojnë ata para drejtësisë. Baçi: Kur mbaron dënimi duhet t’i thoni gardës që të më lënë të hyj. Mu hodhën ca nga koka ca nga këmbët. I morët më qafë, se do i drejtohemi institucioneve përkatëse për ta, se nga i marrin këto…
Berisha ka thirrur sërish sot një protestë paralele me seancën e Kuvendit. Por pjesëmarrja ka qenë akoma më e ulët se ajo e fundit. Foto nga lart tregon se sa është numri i qytetarëve që i janë përgjigjur thirrjes së Berishës!
Në fjalën e saj me metafora dhe provokuese në seancën plenare, deputetja e PD-së Flutura Açka nuk ka kursyer komentin për kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan “hiena”. Sipas Açkës, deputetët e përjashtuar të PD-së nuk duhet të jenë jashtë seancës në momentin e votimit të ligjeve, por që të ftohen në sallë. “Meqë jemi në kopsht zoologjik siç thotë kreu juaj, të paktën kontrolloni kafazin tuaj të jetë këtu në orarin e përcaktuar për nisjen e seancës plenare. Pse kryeministri nuk paraqitet sa herë e kërkojnë? Kjo Kushtetuta nuk është për të trembur dëmin e opozitës, por për…
Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se Garda e Republikës ushtroi dhunë fizike ndaj deputetëve që tentuan që të futen në seancën plenare, kjo sipas tij vetëm për të mos lejuar që ata të kërkonin llogari ndaj kryeministrit Edi Rama për përfshirjen në çështjen “McGonigal”. “Ne përfaqësojmë të gjithë së bashkë më shumë se 750 mijë zgjedhës. T’i kërkojmë llogari Edi Ramës për këtë skandal. Ai vendim i mëparshëm që na përjshtoi deputetët, të anulohet si anti-kushtetues dhe I paligjshëm për shkeljen e të drejtave të deputetëve. Ligji I siguron çdo deputeti të marrë pjesë në mbledhjen…
Para Parlamentit po mbahet protesta e radhës nga grupi demokrat i Sali Berishës. Edhe në këtë protestë nuk mungojnë as pankartat.
Kaos ka në seancën plenare në këtë të enjte në Parlament. Gjatë fjalës së tij, deputeti socialist Taulant Balla ka bërë batuta me deputetët e Rithemelimit, që i kishin zënë foltoren, ndërsa Boçit i kërkoi që të largohet, pasi sipas tij i kishte zënë pamjen dhe nuk arrinin që ta shihnin kolegët e tij.
Sekretari i Përgjithsmë i PS Damian Gjiknuri bashkë me nënkryetaren e Kuvendit Ermonel Felaj, deputetët e opozitës Fatmir Mediu dhe Helidon Bushati po marrin pjesë në punimet e Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e cila zhvillon punimet e saj në Vjenë teksa shënohet një vit qëkurse nisi agresioni rus në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjete sociale, numri dy i socialistëve nënvizon se ky agresion shkeli çdo parim e ligj të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe vet parimet mbi të cilat është krijuar dhe vepron OSBE. “Në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e cila zhvillon punimet teksa shënohet një vit qëkurse nisi…