Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar luftën në Ukrainë dhe pasoja e saj, të cilat siç sqaroi pritet të jenë të zgjatura në kohë, pavarësisht se kur mbaron konflikti ushtarak. Mediu ka bërë edhe një zbulim, kur tha se në Asamblenë e OKB, ku pjesë është edhe Rusia dhe ku përjashtimi i saj është bërë i pamundur, përfaqësuesit e vendeve të tjera kanë planifikuar një “akt revolte”. ”Në momentin kur do të flasin përfaqësuesit e Rusisë, përfaqësuesit e vendeve të tjera do të ngrihen me flamujt e Ukrainës në duar. Bëhet fjalë për sot. Kam qenë në takim…
Author: tirana
Gazetari i njohur Bledi Mane habiti jo pak me vendimin që mori në “Big Brother VIP Albania 2”, ku doli gjatë Prime të së martës dhe si arsyje tha se Kiara duhet të qëndrojë në shtëpi. I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” nëpërmjet një lidhje telefonike, ai ka treguar gjithçka rreth vendimit që mori për t’u larguar në këtë pikë të lojës. Por pse e mori gazetari këtë vendim? “Unë para dy vitesh kam qenë i mbërthyer nga veset, si duhani dhe alkooli dhe shpeshherë limitet e alkoolit më kanë prishur punë madje që nga dokumentat e Anglisë, një…
Seanca plenare në këtë të enjte, nis me pyetje drejtuar ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila, lidhur me disa problematika te evidentuara nga banorët e zonës për menaxhimin e Qendrës Sociale për të Moshuar “Besa”, në Barbullush, bashkia Vau Dejës. Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës zgjedhore”. Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore”. Gjithashtu sot pritet të shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit Kombëtar për…
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur sërish nga vizita në Japoni, ku ka ndarë një performancë të veçantë japoneze, të serenatës së famshme korçare “Perëndeshë e bukurisë”, të luajtur me klarinetë nga një artiste japoneze. Në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, Rama ndodhet në Japoni së bashku me disa nga ministre. Vizita disa ditore e kryeministrit Edi Rama në Japoni vjen në kuadër të 42 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të hanë çdo ditë pesë racione frutash dhe perimesh. Nëse organizmi nuk merr sasinë e nevojshme të ushqyesve që ofrohen nga frutat dhe perimet, atëherë ai përballet me disa probleme. Shtim në peshë Nëse nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime atëherë me siguri ushqeheni me ushqime të shpejta, kalorike dhe plot yndyrë. Gjasat që të shtoni peshë janë shumë të mëdha dhe po aq vështirësia për humbjen e kilogramëve të tepërt. Tretje problematike Mungesa e vitaminave dhe mineraleve shkakton problem me tretjen. Frutat dhe perimet përmbajnë fibër dhe celulozë e cila lehtëson nxjerrjen e mbetjeve ushqimore…
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare, nuk do të jetë sot në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Berisha ka bërë të qartë që demokratët do të vijojnë aksionin opozitar brenda dhe jashtë parlamentit. Protestat e opozitës do të vijojnë edhe para Parlamentit. Berisha në protestën e fundit e la disi evazive nëse do të kishte apo jo protesta para Kuvendit, por në Këshillin Kombëtar tha se krahas përgatitjeve për protestën e 3 marsit duhet të vijojnë dhe protestat para parlamentit. Për këtë arsye sot pritet që mbështetës të opozitës të jenë para Kuvendit…
Dashi Dita e enjte është një ditë e veçantë për shkak të treshes Hënë-Venus-Jupiter. Ju mund të dëshironi të bëni shumë gjëra së bashku por në të njëjtën kohë, të ndiheni të shqetësuar… Lajmet e mira mund të vijnë së shpejti. Ditë e mirë për qëllime të reja! Demi Projektet e planifikuara ju kanë shkuar mirë dhe jeni afër objektivt që i keni vënë vetës. Mos i ngadalësoni punimet, rrini të vendosur, sado të lodhur që jeni. Dikujt mund t’i duhet të rishikojë disa çështje ose llogari biznesi. Binjakët Duhet të vazhdoni muajin shkurt me ide të qarta, gjithçka varet…
Këtë të enjte, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në mbrëmje në zonën veri-perëndimore. Temperaturat minimale do luhaten 2-8 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 13-13°C në veri, 15 -16°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Gjykata gjermane e Landit Verden, ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shqiptarë për një vrasje të ndodhur 6 vjet më aprë në Rotenburg. Dy shqiptarët të moshës 36 dhe 32 vjeç kishin vrarë në vitin 2017-të një bashkëatdhetarin e tyre 46 vjeç në zonën e Visselhövede. Për të njëjtën ngjarje gjykata kishte dënuar më parë edhe një 23-vjeçar po me origjinë shqiptare i cili akuzohet se ndihmoi autorët të lërgoheshin nga vendngjarja. Ndërkohë media gjermane thekson se e gjithë saga e hakmarrjes kishte nisur vite më parë në Tiranë. Në shkrim thekohet se 46-vjeçari i ekzekutuar në Gjermani, gjatë…
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka shënjestruar kreun e PL-së, Ilir Meta, pasi u pyet sot për tri orë në SPAK për aferën ÇEZ-DIA. Hoxha kujton paraqitjen e tij një vit më parë në SPAK, kur dorëzoi një USB që përbante një intervistë të gjatë 1 orë e 47 minuta me një person të paidentifikuar. Ai thotë se më në fund vizitat e tij të gjata po japin rezultat, ndërsa thekson se eshka është e sigurt se do të ndizet, pavarësisht se do të ndodhë ngadalë. Gjithashtu, gazetari nuk ka kursyer as Lulzim Bashën, të cilit i kujton një deklaratë të…
Opozita këmbëngul sërish në çështjen McGonigal duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës për seancën e nesërme parlamentare. Në një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, deputetët e opozitës kërkojnë: Ndryshimin e rendit të ditës dhe përfshirjen si pikë të parë të tij mocionin me debat për këtë çështje, si edhe debati të jetë me kohë të pakufizuar, ku çdo deputet të ketë 10 minuta kohë për të diskutuar. Deputetët opozitarë kërkojnë nga Nikolla që të mbledhë pa kësaj kërkesë konferencën e kryetarëve, para fillimit të seancës për të bërë ndryshimin e rendit të ditës. Ndërkohë mocioni me debat…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në vizitën zyrtare në Japoni. Rama ka ndarë një foto në Tokio me një panda në dorë, teksa krahas saj shkruan, se jo gjithçka është bardhezi.