Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka marrë fjalën në seancën plenare e cila është edhe sot në kaos, duke thënë se është urgjente që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancë plenare. Boçi i tha kryetares së Kuvendit se po shkel me këmbë Kushtetutën dhe nuk ushtron autoritetin e saj. Ndërsa Lindita Nikolli i mbylli mikrofonin me argumentin se kaloi 2 minuta nga koha e përcaktuar për procedurë. Luciano Boçi: Pamjet e shëmtuara të parlamentit përsëriten e përsëriten për këtë ushtrim force ushtarake ndaj deputetëve të zgjedhur. Kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë. Kjo…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama vijon vizitën zyrtare në Japoni. Mëngjesin e sotëm ai publikoi foto nga takimi me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës. “Albanian Day në Tokio ishte një moment i bukur i vizitës, me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës, me të cilin do t’i fuqizojmë më tej marrëdhëniet e mira që kemi” shkruan Rama, bashkëngjitur fotoalbumit.
Policia e Lezhës ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili qarkullonte me automjet dhe me armë zjarri me vete, me krehër me 15 fishekë. Po ashtu procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas (pasagjerët në automjet), për moskallëzim krimi. Gjatë operacionit, në Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin K. L. dhe pasagjerë shtetasit J. K. e L. K. Shtetasi K. L. ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke marrë dhe një çantë dore me vete. Shërbimet e Policisë kanë ndëryrë menjeherë, duke e kapur dhe ndaluar…
Byroja e Kuvendit nuk ka ndryshuar vendimin për përjashtimin e deputetëve demokratë. Byroja u mblodh me kërkesë të deputetëve demokratë, të cilët e konsideruan vendimin e Etikës, si antikushtetues. Ndonëse socialistët kërkuan përjashtimin me 20 ditë, Sekretariati për Etikën zbuti dënimin për Spahon në 10 ditë, e po kaq ditë e përjashtoi Oerd Bylykbashin, Elda Hotin dhe Sorina Kotin. Dënim më të lehtë me 5 dhe 3 ditë morën Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli. PD-së do t’i mungojnë sot në seancë 8 deputetë, ku përfshihen Sali Berisha dhe Flamur Noka që kanë ende një dënim të vlefshëm.
Në derën para Parlamentit ka tension dhe përplasje me deputetëve të Partisë Demokratike me Gardës së Republikës. Deputetët e përjashtuar demokratë po tentojnë që të hyjnë në sallë, por janë penguar nga Garda duke u shtyrë me forcë jashtë. Për të treguar se çfarë ndodhi, deputeti Tritan Shehu është kthyer nga kamerat e dha mesazhin e tij: Ky është grusht shteti. Media nuk është lejuar që t’u afrohet deputetëve për të dëshmuar nga afër pamjet, deputetët po filmojnë vetë.
Deputetët dmokratë të grupit të Sali Berishës, ata që janë përjashtuar, po vijojnë skenarin e “vjetër”, që duan të futen në sallën plenare. Ata nuk lejohen nga Garda që të futen në sallën e Parlamentit. Deputetët kanë ankimuar vendimin për përjashtim nga sekretariati i etikës. Pritet te mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e tyre.
Pak minuta para se të nis protesta para Parlamenmtit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ftuar sot pedagogët në protestën e opozitës. Meta shkruan se në vend që të dëgjoheshin, pedagogët u kërcënuan dhe u intimiduan nga qeveria e inceneratorëve që arsimin nuk e ka prioritet. “Nëse nuk përmbushen kërkesat e pedagogëve dhe studentëve, ikja e të rinjve dhe intelektualëve do të vijojë të zgjerojë plagën e shpopullimit, si pjesë e axhendës së “Rilindjes””,-shkruan Meta. Postimi i plotë Pedagogët iu rikthyen dje sërish protestës, sepse Qeveria i injoroi kërkesat e tyre për paga dinjitoze dhe rritjen e financimit…
Partia Demokratike e grupit të Sali Berishës, proteston sot sërish para Parlamentit, ndërkohë që brenda në sallë do të zhvillohet seanca plenare. Megjithëse me një numër rekord deputetësh të përjashtuar, beteja edhe këtë të enjte do të vijojë brenda dhe jashtë Parlamentit. Sali Berisha ka deklaruar se pa trajtuar çështjen McGonigal, nuk do të ketë shpëtim për Edi Ramën. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka marrë masat për çdo zhvillim të protestës. Nga ora 10:00, do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.
Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi edhe kandidati i dalë nga Primaret e Sali Berishës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, i pyetur mbi atë se çfarë ai mendon për figurat kryesore dhe më jetëgjata aktive në politikën shqiptare, ai tha se kryedemokrati Sali Berisha është njeriu më karizmatik dhe i vendosur që ka njohur. Lulzim Bashën e cilësoi si të keqin e vetes, ndërsa Ilir Metën si kokëderr. Kryeministrin Edi Rama e cilësoi megaloman, ndërsa kundërshtarin e tij në garën për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, e etiketoi me epitetin “fake”. Sali Berisha është njeriu më persistent, karizmatik…
Nga Shkodra ku është takuar me kryebashkiakun Bardh Spahia, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci jep mesazhin që “Njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë zgjidhje të problemeve të tyre nga politike dhe jo të përballet me dhunën dhe gjuhën e urrejtjes”. Sipas tij, nevojat e qytetarëve janë shërbimi ndaj tyre, ndërkohë që u shpreh se plotësimi i kushteve për në Bashkimin Europian duhet të jetë objektiv i të gjithë spektrit politike. “Pak kohë më parë Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt BE, dhe hyrja e Shqipërisë në familjen e madhe europiane nuk është objektiv i vetëm një krahu…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbërritur në Nju Jork ku do të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të 1 vjetorit të agresionit rus mbi Ukrainën. Xhaçka do të mbajë fjalë në sesionin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe do të takohet me homologë të Italisë, Hungarisë, Kroacisë dhe Estonisë. Të premten, me ftesë së Ministrit të Jashtëm të Maltës, vend i cili ka presidencën e rradhës së Këshillit të Sigurimit, ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë në KS, krah Sekretarit…
pas 25 vitesh, vrasësi Marlen Tome, 45 vjeç është arrestuar nga policia gjermane, pasi ishte dënuar me 15 vite burgim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. I kërkuar prej vitesh nga Policia shqiptare për vrasje, Tome ka lindur në Durrës më 7 gusht të vitit 1978. “Në vitin 1998, në një lokal nate në Durrës, shtetasi Marlen Tome, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, rojën e lokalit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtj shtetasi drejt vendit tonë”,-informon Policia…