Një situatë dhune është filmuar në një autobus në Londër nga një qytetar. Një grua ka dhunuar një nxënëse, pasi kjo e fundit nuk iu bind kërkesës së saj për të ulur volumin e muzikës në telefon. E inatosur nga mosbindja e adoleshentes, gruaja e sulmoi atë fizikisht, duke e goditur me grushte dhe shkelma. E sulmuara është një vajzë 13-vjeçe, e cila po shkonte me autobus në shtëpi, kur u sulmua nga gruaja.
Author: tirana
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka kritikuar kandidatin e PBDNJ-së për Bashkinë Himarë, Alfred Bejerin, i cili mbështetet dhe nga Rithemelimi i Berishës. Çollaku shkruan se Bejeri haptazi ka shkelur sovranitetin e vendit, duke përdorur për fushatë, flamurin e vorio epirit. Përmes një postimi në Facebook, ai u kërkoi demokratëve të mos e votonjnë, duke shtuar se duhet refuzuar nga çdokush një person i cili shkel integritetin territorial dhe sovranitetin kushtetues të vendit.
Numri i bankomateve për depozitimin e parasë fizike u rrit për të shtatin vit radhazi në 2022. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash në fund të vitit të kaluar arriti në 305, rritje me 23.5% krahasuar me një vit më parë. Pothuajse 36% e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash. Sipas BSH-së, vitin e kaluar u kryen afërsisht 576 mijë depozitime cash në ATM, në rritje me 55% krahasuar me vitin 2021. Vlera totale e depozitimeve arriti në 29.9 miliardë lekë,…
Rudina Dembacaj ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta vjehrri i saj, babi i ish politikanit Mark Frroku. “Lamtumirë bab! Pusho në paqe”, shkruan ajo krah një emoji zemërthyer, dyke ndarë disa nga fotot e veçanta me të. Dembacaj ka treguar gjithmonë se ka patur një raport special me vjehrrin e saj. Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të dashur dhe të komentuar në showbiz-in shqiptar. Përveçse është aktive në televizion, teatër dhe me projekte të ndryshme, ajo është gjithashtu shumë aktive edhe në rrjetet sociale. Aktorja e njohur herë pas here bën bashkëbisedime virtuale me ndjekësit…
Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në vitin 2022 më të lartat e tre viteve të fundit, sipas raportit vjetor të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), publikuar të mërkurën. Sipas raportit në vitin 2022 u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020. “Edhe pse jo në nivele rekord, kishte dukshëm më shumë aplikantë nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova,” pohon raporti. Këto vende, si dhe Gjeorgjia, India, Maroku, Tunizia dhe Moldavia konsiderohen të sigurta…
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka kundërshtuar rritjen e çmimit të patentave, pas nënshkrimit të marrëveshjes nga DPSHTRR me Shoqatën e Autoshkollave. Në një deklaratë për mediat, Caka tha se kjo rritje nuk bëhet për asgjë tjetër përveçse hajdutërisë nga ana e “Rilindjes”, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të heqë dorë. Deklarata e plotë: Babëzia e shfrenuar e qeverisjes Rilindase, dyfishon çmimin e patentave, pa asnjë arsye tjetër veç hajdutërisë. Qindra qytetarë, të cilët kanë nevojë të pajisen me patenta për drejtimin e automjeteve, që u shërbejnë atyre si një mundësi për të…
Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka folur mbi situatën politike në vend, ku sipas tij, Partia Demokratike ka një problem të brendshëm, që kërkon t’ja transmetojë të gjithë vendit. Moisiu deklaroi se këtë situatë e ka krijuar ish-kryeministri Sali Berisha, teksa pati kritika dhe sa i përket “revolucionit” të përmendur nga lideri demokrat. “Pse është krijuar kjo situatë? Sepse ne opozitë dhe pozitë kemi patur gjatë gjithë kohës. PD ka një problem të madh brenda vetes së saj. Berisha krijoi foltoren e famshme dhë arriti të krijojë këtë situatë. Ky është një problem i tyre dhe po përpiqen t’ia transmetojnë…
Pak ditë më parë Visar Dakrama alias Julian Kosova, u ekzekutua me plumb në kokë në një lokal nate në Mykonos, pas një sherri me një shtetas grek. Ditën e sotme, mes lotësh, është rrëfyer e dashura e 34-vjeçarit, me të cilën ishte në lidhje prej dy vitesh. Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo është shprehur se Jani, (siç njihej në Greqi), kishte planifikuar që të largohej nga ishulli dhe të zhvendosej në Selanik, por planet iu ndërprenë në mes. “Ai kishte zemër si një fëmijë, ishte ‘fëmija im’, kështu e quaja. Reagonte si fëmijë, ishte kokëfortë, por ishte i…
Pas qindra mijë eurove, ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi ka gjetur së fundmi nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti i 6 shkurtit një çantë me florinj. Një video amatore shfaq punonjësit duke hapur çantën, pronari i të cilit nuk dihet. Pas tërmeteve shkatërruese që goditën jugun e Turqisë, përkatësisht në Kahramanmaras, mijëra ndërtesa u shembën dhe dhjetëra mijëra njerëz humbën jetën.
Valbona Mema la sot garën në Big Brother Vip Albania. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja tregon se e motra është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ajo zgjodhi të ishte pranë saj. “Fatkeqësisht rrugëtimi im përfundoi ktu. Familja është më e rëndësishme se një loje. Motra ime ka nevojë për mua pasi është e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Më ngelet të them nga zemra faleminderit për të gjithë suportin që më keni dhënë. Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Fitoftë më i miri. Mirënjohje pa masë për ju”, shkruan Valbona.
Nuk ndalen sherret dhe tensionet me banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Këtë herë, protagonistë kanë qenë Dea Mishel dhe Ermiona. “Mua mos më zgjo duke bërtitur se më shkakton gjendje ankthi. Turp të kesh! Është hera e dytë që e bën dhe je njeriu më i pasjellshëm këtu brenda”, u shpreh Dea. Shkaku i debatit të tyre është banal, ku Jona e akuzon Dean se i ka nxjerrë rrobat e saj nga lavatriçja. Të bërtiturat e Ermionës janë dëgjuar në të gjithë shtëpinë. Banorët e tjerë janë përpjekur ta qetësojnë këtë të fundit, por pa rezultat, pasi ajo…
Prej Nëntorit, të gjithë shtetasit shqiptarë që hyjnë në vendet e Bashkimit Europian nuk do të vulosin më pasaportat e tyre në kufi. Në një intervistë për Tv Klan, shefi i sektorit politik në zyrën e BE në Tiranë, Alexis Hupin thotë se kjo procedurë e re nuk është vetëm për shqiptarët, por për 60 vende që aplikojnë regjimin pa viza. “Do të preken 60 vende që kualifikohen për regjimin pa viza, që do të thotë 1.4 miliardë njerëz do të preken nga sistemi dhe në këtë kuptim nuk ka diskriminim, nuk ka dallim për Shqipërinë”, tha Hupin. Përfaqësuesi politik…