Author: tirana

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Bordin e Transparencës për çmimet e produkteve të shportës, me arsyetimin se aktet normative nuk plotësojnë kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës. Në 6 shtator të vitit 2022, disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD, iu drejtuan me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për caktimin e çmimet. Sipas tyre, ky organ nuk ka funksionuar dhe se çmimet kanë njohur vetëm rritje. “Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e jo më pak se një të pestës të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimin e ligjit nr. 41/2022, datë…

Read More

Rreth një muaj më parë, profesori Petraq Milo, njëkohësisht ish-këshilltar i ish-presidentit Ilir Meta, u dhunua në Pikën Kufitare të Muriqanit nga një polic malazez. Nga pamjet që u publikuan menjëherë nëpër media, dallohej se si Milo dhe familjarët e tij që ndodheshin brenda në mjet u nxorën jashtë në mënyrë të dhunshme. Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar pas dhunës së ushtruar dhe keqtrajtimit që është bërë ndaj një shtetasi shqiptar. Ai theksoi se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate. Mirëpo, Abazoviç shtoi duke thënë se në…

Read More

Zbardhet shkaku i vdekjes së stjuardesës 24-vjeçare shqiptare Ngjarja ndodhi pak pasi avioni ishte ulur në aeroportin Stansted në Angli. Mediat angleze raportojnë se Greta Dyrmishi, 24 vjeç, ishte pjesë e ekuipazhit të Air Albania. Një gjykatë në Essex dëgjoi sot se si Dyrmishi po udhëtonte nga Tirana për në Essex më 21 dhjetor, kur humbi ndjenjat papritur. Ndihma e parë dhe frymëmarrja artificiale nuk e sollën dot në jetë. Dy ambulanca dhe një ekip urgjence iu përgjigjën këtij rasti. Michelle Brown, mjekja ligjore e zonës, tha se vdekja e Gretës do i nënshtrohet një hetimi të plotë dokumentar. Mjekja…

Read More

Në një intervistë për “Sport24.gr”, Thomas Strakosha tregon mbi karrierën që ka ndërtuar dhe disa detaje “pikante” në lidhje me hapat e parë si profesionist. 27-vjeçari pranon se mund të zgjidhte për të përfaqësuar Greqinë, por rrënjët shqiptare e sollën në Shqipëri dhe me fanellën kuqezi tregon se do pjesëmarrjen në Euro 2024. Idhulli – “Kur isha i vogël mund të kem parë mbi 1000 herë një videokasetë ku ishin përmbledhur të gjithë pritjet më të bukura të babait tim. Ai ishte një portier përballë të cilit nuk shënoje lehtë”. Zgjedhja – “E dua, e vlerësoj dhe e respektoj Greqinë,…

Read More

Një 39-vjeçar shqiptar u qëllua me armë një ditë më parë, aksidentalisht, nga bashkëtadhetarët e tij në Greqi, pas një sherri mes bandave në një lokal. Pëllumb Islami nga Rusani i Delvinës, me profesion hidraulik, mbeti i vdekur në ngjarjen e ndodhur në lagjen Nea Ionia të Athinës. Sot mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur autorët shqiptarë të vrasjes arratisen me një mjet luksoz tip Jeep ngjyrë të argjentë Siç shihet dhe nga pamjet, grupi i autorëve hipën në mjetin luksoz dhe u largohen drejt rrugës së Kymit. Gjithçka nisi rreth orës 23:40 të 21 shkurtit kur një…

Read More

Miliona rusëve iu kërkua të nxitonin drejt strehimoreve për shkak të një sulmi të mundshëm me raketa. Ky nuk ishte një paralajmërim i rregullt, por ndodhi pasi stacionet e radius ranë pre e një sulmi nga hakerat. Sipas mediave të huaja mesazhi i urgjencës erdhi në shumë stacione të Rusisë. Duke ndërprerë programet me një sirenë, në paralajmërimin e rremë u artikuluan këto fjalë “Po shpallet një alarm ajror. Të gjithë, shkoni menjëherë në strehimore. Vëmendje! Vëmendje! Ekziston një kërcënim për një sulm me raketa”. Ndër qytetet e prekura ishin Belgorod, Stary Oskol, Ufa, Kazan, Novouralsk, Novosibirsk, Pyatigorsk, Tyumen, Voronezh,…

Read More

Gripi i shpendëve është kthyer në një alarm për mbi 20 vende në botë ku shumë prej tyre kanë filluar edhe vaksinimin tashmë, një hap që më parë as nuk e imagjinonin. Roland Meçaj, drejtor i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë për Gazetasi.al se gripi i shpendëve është një infeksion që sjell dëme të mëdha në ekonomitë e mbarështimit të shpendëve, “kjo e vërtetuar dhe nga dëmet e mëdha që shkaktoi vitin e kaluar në stabilimente të mbarështimit të shpendëve në vendin tonë”. Edhe pse shumë vende kanë prezencë të gripit tek shpendët shtëpiakë apo shtegtarë,…

Read More

Masakra me tre viktima, e ndodhur në muajin tetor të vitit të shkuar në Klos, nuk ka asnjë person përgjegjës. Asnjë nuk do të ulet në bankën e të akuzuarit, pasi Prokuroria e Matit, ka vendosur të pushojë ndjekjen penale duke argumentuar se personi përgjegjës që ka kryer krimin, është vetëvrarë. Gazetari Elton Qyno shkruan se sipas legjislacionit penal s’mund të ushtrohet ndjekja penale për një person që ka vdekur. Kjo pasi për vrasjen me armë zjarri pistoletë të babë e bir, Kenado dhe Ilir, prokuroria e Matit ka identifikuar si autor të krimit, Fiqiri Mjeshtrin. E përveç tyre Fiqiri Mjeshtri, ishte…

Read More

Të afërm, kolegë dhe miq të familjes Luca i kanë dhënë sot lamtumirën aktores së njohur të skenës shqiptare, Mimika Luca, e cila u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare. Altin Basha: Humbja e zonjës Mimika Luca nuk është një humbje e madhe vetëm për familjen e saj. Është një humbje e madhe për familjen e artit shqiptar. Ajo është një figurë ikonike e Teatrit Kombëtar shqiptar, është një figurë fondamentale, një themeluese e tij dhe padyshim që ikjet e figurave të tilla tronditin gjithë trashëgiminë tonë. Ajo vetëm fizikisht do të mungojë, sepse puna dhe vepra e saj rezonon në…

Read More

Një nxënës 16-vjeçar goditi për vdekje një mësuese në shkollën e mesme katolike romake në qytetin Saint-Jean-de-Luz në Francën jugperëndimore. Policia arrestoi nxënësin, i cili më herët i kishte thënë një mësuesi tjetër se dëgjonte zëra në mendjen e tij që e udhëzonin të sulmonte mësuesen. Nxënësit, që ishin dëshmitarë të sulmit me pasoja tragjike, u larguan në panik pas goditjes me thikë, tha gazeta Sud Ouest.

Read More

Policia e Tiranës ka sekuestruar 3 mln euro pasuri të 54-vjeçarit të dënuar për trafik droge në Itali. Pasuritë dyshohen se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e Emiljan Burbës, 54 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është ndaluar në Tiranë, në vitin 2014, dhe është ekstraduar në Itali, pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 21 vjet burgim, për trafik droge. Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 3 milionë euro, konkretisht: 2 ndërtesa (resorte), në Sarandë, 1 automjet (kamion) dhe 1 rimorkio. Nën drejtimin…

Read More

Temperatura ose ethet mund të jenë një shenjë kryesore që kanceri është përhapur, veçanërisht në rast të kancerit të gjakutAftësia e kancerit për të pushtuar indet është një nga forcat kryesore shtytëse pas metastazave ose përhapjes së kancerit në pjesë të tjera të trupit. Një rritje në temperaturën e trupit tuaj mund të jetë një shenjë se një tumor po pushton indet e afërta. Pireksia është termi mjekësor për një temperaturë të ngritur të trupit ose ethe, e cila është një reagim i zakonshëm ndaj infeksionit ose sëmundjes. Temperatura është më e përhapur në rastet e kancerit të gjakut Kur…

Read More