Është zbardhur ngjarja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal në Librazhd, ku Shpëtim Skura 35-vjeç u qëllua me plumb nga Albi Biçaku 25-vjeç i njohur si person problematik nën qytet. Sipas policisë, 35-vjeçari është plagosur aksidentalisht nga shtetasi i riu, i cili tentoi të vriste një shtetas tjetër, pasi ishte konfliktuar me vëllanë e tij. Biçaku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tavolinës ku ishte ulur ai dhe si pasojë është plagosur aksidentalisht në këmbë Skura., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë aktualisht, policia po vijon punën për kapjen e 25-vjeçarit, i cili është…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social ‘instagram’ teksa u ofron raki zyrtarëve japonezë me të cilët nuk i ka kursyer batutat. Pas takimit me homologun e tij japonez, ku u diskutua në lidhje me marrëdhëniet midis dy shteteve dhe rritje e komunikimit dhe strategjive, kryeministri u ka ofruar raki të ftuarve, duke u treguar me batuta edhe efektet që pija shkakton. “Në fillim duhet të heqësh maskën. Nuk mund ta provosh me maskë. Kjo sepse nuk kemi gjetur ende një mënyrë për të pirë me maskë. Si fillim nuk ke nevojë të pish shumë.…
Gazetari i njohur Mentor Kikia i ka kushtuar një postim fenomenit “Big Brother VIP” e më specifikisht banorit më të komentuar Luiz Ejllit. Kikia e emërton “Luizeri” këtë fenomen që po ndodh në vend duke e quajtur mbështetjen e madhe nga publiku si dëshmi e degradimit dhe injorancës së shoqërisë.about:blank Postimi i Mentor Kikas: Luizeria si dëshmi e degradimit dhe injorancës së shoqërisë. Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi për aryse shëndetësore, kam luksin të humbas kohë edhe duke lexuar e dëgjuar për mënyrën se si e humbasin kohën qindra mijëra shqiptarë. Po flas…
Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të degëve të PD nr. 2 dhe 4 në Tiranë ditën e sotme. 10 ditë para se Apeli të caktojë kujt i përket vula e PD, Alibeaj i ka bërë thirrje Sali Berishës ta njohë vendimin. Berisha deklaroi se në protestat e organizuara nga ai mund të marrë pjesë çdo demokrat, përveç Alibeajt dhe Bashës. Alibeaj e sheh të pamundur largimin e kryeministrit Rama me protesta. Alibeaj: Revolucioni i vërtetë nuk orkestrohet nga lart, besimi duhet të lindë nga njerëzit, duket të ndodhë në mendjen e cdo shqiptari, pa dallim orientimi, të…
Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje ka ndodhur në bulevardin Republika në Korçë. Menjëherë pas ngjarjes, 69-vjeçarja është transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici. “Më datë 22.02.2023, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, në bulevard “Republika”, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. D., ka aksidentuar këmbësoren N. K., 69 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”, thuhet në…
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Devoll, pasi u kap me një sasi kanabisi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi. Po ashtu është arrestuar edhe pasagjeri në automjet, pasi dyshohet se i kishte shitur 21-vjeçarit, sasinë e kanabisit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti një tjetër sasi droge dhe municion luftarak. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas shpërndanin doza të lëndëve narkotike. Njoftimi i policisë: Devoll/Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. U kap me një sasi kanabisi, në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në…
Valbona Mema largohet nga ‘Big Brother Vip’. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se këngëtarja është larguar pasi një i afërm i saj ka shfaqur probleme shëndetësore serioze.Olta ndërkohë ka pëshpëritur nën zë se ky person mund të jetë e motra e Valbonës.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se çështja McGonigal duhet të jetë objekt i një hetimi të thellë. Gjithashtu u shpreh se veprimtaria Rama-gate është vetëm maja e ajsbergut, pasi sipas tij e vërteta është e thellësinë e saj dhe se ka krime të shumëllojta. I ndalur tek protesta e paralajmëruar ditën e nesërme në orën 10, Berisha i bëri thirrje qytetarëve shqiptarëve të bashkohen para parlamentit. “Ky është krimministër. Bllokon parlamentin, nuk lejon komisione hetimore parlamentare. Nuk pranon interpelancë, refuzon pyetjet që deputetë të opozitës kërkojnë për të tretën javë. Duhet të merremi bashkë për të zgjidhur problemet.…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste, duke thënë se kjo e fundit ka dhënë urdhër që ai të merret në pyetje nga SPAK. Ai tha se i vjen keq që harxhohet kohë me këtë çështje, ndërkohë që në Prokurori ka dhjetëra dosje me kallëzimet që ka bërë për korrupsionin dhe inceneratorët. “Më vjen keq që harxhohet kohë për gjëra të tilla ndërkohë që këtu janë mal dosjet dhe kallëzimet e bëra për ligjet me porosi, për miliarda euro dhe gjithë të tjerat, por unë nuk ndalojë askënd që të më drejtojë pyetje. Ju…
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha se mes dy vendeve janë firmosur disa marrëveshje, nisur nga importi i tonit nga Shqipëria dhe ngritja e një dhome tregtie Shqipëri-Japoni. “Morëm disa vendime për importin e tonit nga Shqipëria në Japoni dhe ngritjen e dhomës së tregtisë Shqipëri-Japoni. Shpresojmë që të kemi një nxitje të eksporteve nga Shqipëria dhe investimeve nga Japonia. Do caktojmë një ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor. Pas kësaj konference gjatë darkës do diskutojmë për marrëdhëniet mes dy vendeve. Mjedisin e vështirë të sigurisë në Paqësor dhe rajon. Synoj t’i shpjegoj…
Kandidati i PD-së së Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijon me takimet e tij në terren. Këlliçi pohon se çdo fjalë e shtrëngim dore është motiv për të dhe ekipin e tij. “Ditë e bukur me bashkëqytetarët në Xhamllik. Çdo fjalë e dorështrëngim është një motiv më shumë për mua dhe ekipin që të punojmë për t’i dhënë Tiranës mundësitë që meriton, alternativë dhe shpresë më 14 maj. #Njësia3”, shkruan Këlliçi.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur për tri orë në SPAK për çështjen e CEZ. Meta u shpreh se nuk ka lidhje me çështjen ndërsa akuzoi Partinë Socialiste se e përdor në favor sa herë gjendet në vështirësi dhe krizë. “Nuk është përgjegjësia ime që keni pritur këtu disa orë por mund t’ju përgjigjem me qetësi e dashuri. Kam patur një festë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje të nisur kryesisht në vitin 2019. Kjo s’është e rëndësishme që ta sqaroj, se dikur kam patur pritshmëritë që SPAK do ishte lider në…