Author: tirana

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka publikuar një foto me personin A të dosjes së Charles McGonigal ose siç njihet ndryshe Agron Neza. Hoxha shkruan në postimin e tij me ironi se sapo mbylli një takim ‘top sekret’ mes ‘Çakaliit” dhe Personit A të dosjes së Charles McGonigal. “Në këtë vend çfarë sjell ora nuk sjell moti thotë populli”,-shkruan ndër të tjera Hoxha.

Read More

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare, nuk do të jetë nesër në seancë plenare në Kuvend. Berisha ka bërë të qartë që demokratët do të vijojnë aksionin opozitar brenda dhe jashtë parlamentit. Protestat e opozitës do të vijojnë edhe para Parlamentit. Berisha në protestën e fundit e la disi evazive nëse do të kishte apo jo protesta para Kuvendit, por dje në Këshillin Kombëtar tha se krahas përgatitjeve për protestën e 3 marsit duhet të vijojnë dhe protestat para parlamentit. Për këtë arsye të enjten pritet që mbështetës të opozitës të jenë para Kuvendit…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një paralajmërim bërthamor ndaj Perëndimit lidhur me Ukrainën, duke pezulluar traktatin kyç të kontrollit të armëve. Ai njoftoi se janë aktivizuar sisteme të reja strategjike dhe paralajmëroi se Moska mund të rinisë testet bërthamore. Por, sa i madh është arsenali bërthamor i Rusisë dhe kush e kontrollon atë? Superfuqia bërthamore Rusia, që ka trashëguar armët bërthamore të Bashkimit Sovjetik, ka numrin më të madh të kokave bërthamore. Putin kontrollon rreth 5.977 koka bërthamore, krahasuar me 5.428 sa i kontrollon presidenti amerikan, Joe Biden. Këto janë të dhënat e vitit 2022 të Federatës…

Read More

Në derën e SPAK-ut mëngjesin e sotëm është paraqitur kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një prononcim të shkurtër për mediat Meta tha se ka sjellë dhjetëra denoncime në SPAK kundër korrupsionit. “Po kam sjellë me dhjetëra denoncime këtu, me firmë, me vulë në SPAK, prandaj kam ardhur me shumë kënaqësi. I kam thirrur disa herë SPAK të veprojë kundër korrupsionit”,-deklaroi Meta.

Read More

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 54-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur. Gjatë kontrollit në banesën e kësaj familjeje, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G.Ç, 54-vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur. Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të shtetasit G.Ç, shërbimet e Policisë gjetën 2 granata luftarake, të cilat u sekuestruan në cilësinë e…

Read More

Deputetja e PD-së, Orjola Pampuri pjesë e grupit të Alibeajt, thotë se partia duhet të shqetësohet më shumë sesi do të përballen me kundërshtarin politik në zgjedhjet vendore të 14 majit. Nga ana tjetër, ajo thotë se me 3 mars, kur do të flasë edhe Gjykata e Apelit për vulën, vendimi do të konsolidojë edhe më shumë grupin e PD-së. Pra vendimi qenka marrë dhe vulën do ta marrë Alibeaj? Po më 3 mars, PD-ja e Sali Berishës do të mbajë një protestë para Kryeministrisë, edhe pse e kanë mohuar që lidhet me vendimin që do të marrë Gjykata e…

Read More

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se nuk do të jetë as në protestën e thirrur nga PD-ja e Sali Berishës, e cila do të mbahet në 3 mars. “Unë nuk shkoj në protestë për vulën. Unë shkoj në protestë kundër qeverisë Rama, siç kam bërë gjithmonë. Nëse protestën do ta konsumojmë për problemet e brendshme të Partisë Demokratike, do ta lodhim popullin, do të bëjmë dëm”, tha Shehi. “Edhe protesta ka ligjësitë e veta. Kur bën thirrje partiake, vijnë tifozët e partisë dhe militantët”, shtoi kreu i LZHK-së.

Read More

Pas 27 vitesh, historia e akuzave për një organizatë kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” është vulosur përfundimisht. Gjykata e Lartë dje vendosi mospranimin e rekursit të prokurorisë për të pandehurit e akuzuar si pjesë e organizatës, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që i shpalli të pafajshëm. Vendimi u shqyrtua këtë të martë, ku trupi gjykues vendosi mospranim të rekursit të bërë nga prokuroria e krimeve të rënda, e cila kishte kërkuar rikthim të çështjes për gjykim në shkallë të parë. Vendimi i Gjykatës së Apelit u shpall me 13 shkurt të vitit 2017,…

Read More

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se reklamonte dhe shiste online, kartëmonedha euro të falsifikuara. “20-vjeçari është kapur në flagrancë në momentin që do të dërgonte me postë, një pako, brenda së cilës u gjetën 300 euro të falsifikuara. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi B.B, pasi siguronte kartëmonedha euro të falsifikuara, i reklamonte dhe i shiste ato, në rrjetet sociale”,-informon Policia. Njoftimi i plotë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me DVP Vlorë, operacioni policor i koduar “Euro post”. Reklamonte dhe shiste online, kartëmonedha euro…

Read More

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar mbrëmë në Athinë. Ngjarja ndodhi mbrëmë në një lokal në Nea Joni. Një dëshmitar i ngjarjes rrëfeu se ndaj shqiptarit ishte qëlluar disa herë me armë. “Dëgjova 6-7 të shtëna, dola jashtë. Ishte rrëmujë këtu. E pashë viktimën, ishte përtokë. E kishin plagosur, por ishte gjallë”, tregoi dëshmitari okular për newsit.gr. Më pas ai shtoi se kishte dëgjuar njq makinë që iku dhe disa persona që thoshin; ‘shko, shko’. Më pas erdhi policia dhe ambulanca. Sipas informacioneve bëhet e ditur se krimi ndodhi pak para mesnate. Katër…

Read More

Mbrëmë në Prime, emocione të forta ndodhën në shtëpinë e “Big Brother Albania vip 2”. Kiara rrëfeu dashurinë dhe lidhjen e ngushtë që ka me prindërit e saj. Vëllai i Madh përgatiti një surprizë të veçantë për të. Moderatorja Arbana Osmani i tha se babai po e pret në oborr. Por duket se surpriza nuk ishte vetëm për Kiarën, por edhe për Luizin. Ai gjithashtu ka takuar babain e Kiarës. Luizi shprehu para tij dashurinë për Kiarën plot emocionesh. Vjehrri iu drejtua me fjalët dhëndrit me fjalën çapaçul, që është kthyer në hit.

Read More

Drejtori i Institutit të Kërkimeve të Tërmeteve të Observatorit Kandilli, Prof. Dr. Doğan Kalafat flet për tërmetet që kanë shkatërruar një pjesë të Turqisë, dhe numri i viktikmave ka shkruar mbi 45 mijë. “Ajo që mund të bëjmë është vetëm studime statistikore. Ka një probabilitet 64 për qind deri në vitin 2030, 75 për qind probabilitet deri në vitin 2050 dhe 95 për qind probabilitet deri në vitin 2090 se një tërmet i përmasave të ngjashme mund të godasë edhe Stambollin”. Sipas Kalafat, brenda shtatë viteve do të ketë një tërmet me magnitudë mbi 7 ballë në Stamboll me një…

Read More