Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur në qendër të Librazhdit, ku nga një makinë është qëlluar me armë drejt një lokali. Si pasojë e të shtënave, i plagosur ka mbetur Shpëtim Skura. Albi Biçaku dyshohet të jetë autori i plagosjes, ndërsa përveç këtij policia ka shpallur në kërkim edhe një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në afersi të qëndrës së Librazhdit. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka rrethuar perimetrin dhe po bën hetimet.
Author: tirana
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, dhe kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi zyrtarizuan të premten marrëveshjen për garimin e përbashkët në zgjedhjet lokale të 14 majit. Nën koalicionin Aleanca Progresiste, ata synojnë të marrin drejt vetes qytetarët që nuk e gjejnë veten tek PD, e cila është përçarë në gy grupime. Në një intervistë për Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Patozi tha se shoqëria shqiptare duhet të bashkohet me një forcë politike që nuk ka lidhje me regresin. “Kjo është një adresë e re që synon rritjen e përfaqësimit të opozitës në kushtet kur ka plasur konflikti brenda llojit në…
Një plagosje me armë ka ndodhur në Librazhd. Ngjarja është raportuar se ka ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se policia ka shpallur në kërkim dy persona. Ngjarja ka ndodhur në afersi të qëndrës së Librazhdit. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri të ndodhur këtë mbrëmje në ambientet e një lokali pranë urës së ngushtë të Paskuqanit në Tiranë. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Traumës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Tedi Durishti, autori i dyshuar i ngjarjes, është shpallur në kërkim. “Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë…
Ilir Meta ka postuar një foto nga takimi me të rinjtë në kryeqytet. Në postimin e bërë në “Facebook”, teksa shpreh përkrahjen për kandidatin e PD, Belind Këlliçin, kreu i Partisë së Lirisë shkruan se të rinjtë do të jenë “vendimmarrës dhe përcaktues për shërbimet që u ofrohen nga Bashkia”. Postimi i Metës: Çdo ditë me të rinjtë dhe të rejat e kryeqytetit! Në 14 Maj vota e tyre do të bëjë Ndryshimin e jashtëzakonshëm! Po kështu zëri i tyre do të gjëmojë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Me Partinë e Lirisë ata do të jenë vendimmarrës dhe përcaktues për politikat…
Shqipëria U-16, luajti miqësore me moshatarët e Italisë, në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë u mposhtën me shifrat e thella 1-5, në një ndeshje ku kaluan të parët në avantazh, por u ndëshkuan pesë herë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve 1-3, ndërsa në të dytën shënuan edhe dy herë të tjera. Goli i vetëm për Shqipërinë, u shënua nga Oresti Rifa në minutën e 20-të.
Rritja dhe zhvillimi i trupit të njeriut varet shumë nga funksioni i hormoneve. Këto molekula të vogla sinjalizimi janë përgjegjëse për gjendjen shpirtërore, emocionet, sjelljen dhe madje edhe pamjen tonë. Simptomat më të dukshme kur keni çrregullime hormonale: Aknet: Shpërthimet e akneve mund të jenë rezultat i kujdesit jo të duhur të lëkurës, një diete të paekuilibruar ose ciklit menstrual. Sidoqoftë, nëse puçrrat janë bërë shoqëruesi juaj i vazhdueshëm, ndoshta është një simptomë e një çrregullimi hormonal. Lodhja: Lodhja kronike mund të jetë një shenjë se hormonet tuaja nuk janë në ekuilibër. Edhe ata që flenë 8 orë mund të…
Nga Eduard Zaloshnja Ndër vite, Dashamir Shehi, një nga themeluesit e PD-së dhe ish-Kryeministër i saj, është përmendur shpesh si kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës. Më së fundi, kandidimi i tij mund materializohet, meqë tani është shpallur edhe koalicioni LZHK-Bindja Demokratike (ku politikanë kryesorë janë Dashamir Shehi dhe Astrit Patozi, të dy politikanë të shquar të së djathtës në tri dekadat e fundit). Për të testuar se sa vota mund të marrë sot Dashamir Shehi në një garë treshe Veliaj-Këlliçi-Shehi, zhvillova një sondazh elektronik në territorin e Bashkisë Tiranë (urban e rural), në të cilin morën pjesë 1321 banorë…
Youtube po teston një opsion të ri që do i prezantojë përdoruesve ngarkimin e podcast-eve me lehtësi nëse rezulton me sukses. Sipas këtij përshkrimi, përdoruesit mund t ngarkojnë emisionin e tyre duke klikuar butonat Create > New Podcast si dhe të krijojnë një listë “podcasts” në menunë standarde ku mund të kalojnë të gjitha programet e ngarkuara më parë. Gjithashtu po përpunohet një metodë analizimi të dhënash për formatin në mënyrë që përdoruesit të dinë si po performojnë programet e tyre. “Për ta bërë më të lehtë për përdoruesit që të transmetojnë podcast-et e tyre në Youtube, po zhvillojmë një…
Luizi ka rrëfyer në Big Brother se si ka ndikuar lidhja e tij e mëparshme që ai të humbte besimin se do gjente njeriun e duhur në jetë. Megjithatë ai shtoi se nuk ia priste mendja që personin që do kaq shumë tani ta gjente në Big Brother. “Kur u ndava nga një lidhje e gjatë që kisha u bëra pesimist që nëse do gjeja personin e duhur në jetë. E aq më pak në këtë program edhe ta ma thoshte dikush s’do e besoja. Unë do i thoja që nuk ka shance që unë të dua dikë sa dua…
Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit grek, i cili vrau ditën e djeshme në Mikonos shqiptarin Julian Kosova, i cili sipas mediave greke rezulton se kishte dy emra, edhe Visar Dakramaj. Autori pretendon se ka qenë i dehur dhe se në momentin e përleshjes me 34-vjeçarin shqiptar ka humbur vetëdijen. Ai ka thënë se i vjen keq për aktin e tij të shëmtuar, duke shpresuar se do të trajtohet me butësi nga autoritetet gjyqësore. 33-vjeçari, sipas informacioneve, është vëllai i një zyrtareje në Bashkinë e Mikonosit. Ai përfaqësohet nga avokatja Elena Karygianni dhe linja e tyre e mbrojtjes pritet të bazohet…
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Dorian Duçka kishte mbështetjen edhe ambasadorëve. Berisha thotë se Kim i ka dhënë herë pas here like Duçkës në Instagram. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Berisha tha se Kim duhet të shpjegojë përse i ka bërë ‘simpati’ Dorian Duçkës. “Absolutisht, nuk ishin vetëm pa mbështetje. Çfarë e shtynte Kim t’i bënte simpati në instagram Dorian Duçkës. A mund të na e thotë pak zonja. Në vend se të njoftonte vendin e vet, se këta mafiozë po shkelmojnë çdo gjë, Duçka u nxirrte ndjekësen VIP. ”, tha Berisha.