Author: tirana

Një 41-vjeçar nga Saranda është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit. Ai ka kundërshtuar efektivët, ndërsa arsyeja përse ka tentuar të futet në Komisariat nuk dihet. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ka kundërshtuar punonjësin e këtij komisariati”, njofton Policia. Po ashtu, strukturat e Komisariatit të Sarandës kanë shpallur në kërkim një 17 vjeçar, pasi ditën e djeshme në…

Read More

Aida, bashkëshortja e banorit të BBV, Armaldo Kllogjerit ka reaguar sërish në lidhje me mesazhet që mbërrijnë nga fansat e Luiz Ejllit në Instagramin e tenorit, pasi ai e tradhtoi këngëtarin, të cilin e konsideronte si shok besnik brenda shtëpisë. Në një postim në InstaStory, bashkëshortja e Armaldos, e cila i menaxhon Instagramin, shkruan se fansat e Luizit po oferndojnë pasi ndjekin shembullin e këngëtarit. Sipas saj, edhe ata që janë kundër ofendimeve dhe bullizimit kanë frikë të reagojnë nga mallkimet dhe ofendimet e fansave të Luizit, teksa e konsideron këtë si një alarm të kuq. “Profili do rri i…

Read More

Pas ndalesës në Turqi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron për një vizitë dy ditore në Athinë. Shefi i diplomacisë amerikane u bëri thirrje dy vendeve rivale, Greqisë dhe Turqisë, të angazhohen në diplomaci për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të shmangur veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet. Dy aleatët e NATO-s kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh si të drejtat për kërkimin e naftës dhe gazit në Egje, hapësirën ajrore dhe ishullin e Qiprons të ndarë në vija etnike. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u kërkoi sot aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, të…

Read More

Ish-mbretëresha e Holandës, Beatrix, theu kyçin e dorës duke bërë ski javën e kaluar.  “Ajo tani ka bërë një operacion në frakturën e saj dhe është kthyer në Holandë. Ish-Mbretëresha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të shërohet nga fraktura e saj në shtëpi,” tha RVD. Beatrix banon në Kështjellën Drakensteyn në Lage Vuursche, pjesë e Baarn, Utrecht. Anëtarët e familjes mbretërore holandeze udhëtojnë në Lech, Austri pothuajse çdo vit për një pushim skish. Për shkak të lëndimit, Beatrix e shtyu vizitën e saj në Shtëpinë Mbretërore Bronbeek për personelin ushtarak në pension dhe muzeun Bronbeek. Ajo duhej të merrte pjesë…

Read More

Ish-atletja e njohur, Klodiana Shala ka rrëfyer detaje mbi jetën e saj personale dhe dashurinë e saj të vjetër. Teksa ishte e ftuar në “Se Luan Topi”, Klodiana zbuloi se partneri me të cilin ka qëndruar për shumë kohë, sot është partneri i Luiza Gegës. Sakaq, Shala shtoi se shkëputja nga kjo marrëdhënie e ka lënduar shumë, pasi e konsideron këtë si tronditje. “Jemi njohur kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jam ndarë kur u bëra 33 vjeç. Janë goxha vite. Kam një tip që edhe po të kisha ndonjë gjë të keqe nuk dua ta them sepse 14…

Read More

Moska zyrtare, sipas ambasadorit rus në Serbi, Aleksandar Boçan Kharçenko, e di mirë presionin nën të cilin gjendet Serbia për shkak të luftës në Ukrainë. Megjithatë, sipas tij, Rusia gjithashtu është e vetëdijshme se lidershipi i Serbisë dhe populli serb dinë të mbrojnë dinjitetin, sovranitetin dhe interesin e tyre kombëtar, gjë që mundëson zhvillimin e marrëdhënieve dy palëshe, bashkëpunimin në rregullimin e çështjes së Kosovës, që sigurisht është një nga prioritet e përbashkëta të Rusisë dhe Serbisë. “Uniteti i ushtrisë ruse dhe popullit serb është tradicional”, ka thënë Kharçenko, duke kujtuar fjalët e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili kishte…

Read More

Konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Melisa Lleshi, tronditi mbrëmë publikun me një rrëfim shumë të ndjerë për jetën e saj personale, duke thënë se kur ka qenë fëmijë ka rënë pre e ngacmimeve seksuale. Sot, në një bisedë me Artanin dhe Vedatin për fëmijërinë e saj në Itali, ajo vijoi rrëfimin e saj, duke treguar se si ishte bullizuar dhe dhunuar nga nxënësit e tjerë të shkollës. “Më kanë bullizuar shumë, edhe më kanë rrahur në shkollë sepse mësoja dhe nuk ikja shumë nga orët e mësimit”. “Më thoshin kjo është shqiptare, për ata nuk ishte mirë që unë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores së shquar shqiptare, Mimika Luca. Mesazhin e ngushëllimit të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë e ka shoqëruar me një foto të Mimikës në krah të të shoqit, Ndrekë Lucës. “Lamtumirë e dashur Mimika, tanimë je përqafuar me Ndrekën dhe kjo do ta bëjë Gjergjin më të fortë shpresoj”, shkruan Rama. Luca u lind në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937. Luca interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962. Më 1962 pranohet aktore në Teatrin…

Read More

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, duke folur për rritjen e çmimit të patentës, u shpreh se këto janë kosto shtesë për shkak të zgjatjes së programit të teorisë dhe praktikës. Në një intervistë për “News24”, Gonxhe tha se asgjë nuk është bërë në fshehtësi teksa theksoi se rimëkëmbja e tregut duhet të marrë vëmendje maksimale. “25 janë seanca të plota, 9 janë manovra të veçanta. Programi është i njëjtë. Të gjitha krahasimet e çmimeve dhe tarifave bëhen mbi baza ligjore. Situata nuk është kështu. Në rast se regjistrat janë të mbushur me firma, ne nuk kemi si e kapim kursin…

Read More

Disa muaj pasi janë depozituar 4 nga 5 nisma për dosjet e ish-bashkëpunëtoreve të Sigurimit të Shtetit ka nisur shqyrtimi nga Komisioni i Ligjeve. Socialistët propozojnë ndryshim të dy ligjeve atë të dekriminalizimit dhe partive politike. Në të parin ata kërkojnë që të ndiqet edhe për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit e njëjta praktikë si për të inkriminuarit, që të jetë prokuroria ajo që të bëjë hetime të thelluara me kërkesë të KQZ. “Përfshirjes së prokurorisë që vlerësimet e së cilës, si kundër kanë qenë definitve për rastin e ligjit të dekriminalizimit, po ashtu të jenë definitive”, tha deputetja Ermonela Felaj. Ndërsa për…

Read More

Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi shprehet i vendosur se Partia Demokratike do të regjistrohet dhe do të fitojë në zgjedhjet e 14 majit. “Do të regjistrohemi në zgjedhje do të kemi edhe komisionerë. Ka një kandidat të sprovuar tashmë si i dështuar, kështu që jam i bindur se si do që të shkojë, rezultati do të jetë pozitiv PD do futet në zgjedhje dhe do ti fitojë ato zgjedhje”, tha Këlliçi teksa ishte i ftuar në emisionin “Top Talk”.

Read More

Mbi 125 mijë euro janë gjetur mesditën e sotme në dy autobusa të linjës Bari-Durrës në Portin e Durrësit. Mësohet se shuma totale e sekuestruar nga policia është 125 050 euro, të cilët ishin fshehur në dy autobusa. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e autobusëve, të cilëve u janë gjetur eurot e fshehura nën sediljet e autobusit. Autobusit të parë që drejtohej nga 53-vjeçari me iniciale D.M i janë gjetur të fshehura 67 460 euro si dhe me vete 9 500 euro. Ndërsa në autobusin e dytë janë gjetur të fshehura 48 090 euro. Port Durrës/Kontrolle intensive, bazuar në…

Read More