Kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni në një vizitë zyrtare dhe në Facebook ka postuar një foto ku shfaqet duke parë pemët, dhe e cilëson si “FOTO E DITËS”. Rama ndodhet në Tokio në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë. Po ashtu Rama ka ndarë momente të bukura, siç është dhe flamuri kuqezi në rrugët e Tokyo-s.
Author: tirana
Këtë të martë, Gjykata e Posaçme në Hagë nisi procesin gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i akuzuar për krime lufte. Pjetër Shala i njohur gjatë luftës në Kosovë me nofkën “komandant Ujku”, akuzohet për veprat penale; ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Sipas akuzës krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit të vitit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Prokuroria…
Më 27 shkurt do të mbahet në Podgoricë mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi. Sipas njoftimit për media të zyrës së kryeministrit, në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh. Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazović dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës. Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët mes dy qeverive, pas asaj te 3 korrikut 2018 që u mbajt në Shkodër.
Luiz Ejlli përmendet kudo dhe nga kushdo. Këtë e vërteton video nga koncerti i Alban Skënderajt dhe Miriam Canit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa ishin duke kënduar para shqiptarëve, në një moment Albani përmendi Luizin. Artisti tha se banori i ‘Big Brother VIP Albania’ është çdo ditë kryefjalë e shqiptarëve, duke shtuar më pas se është i mrekullueshëm. “Mëngjes, drekë, darkë. Ka qënë Luizi patjetër, është i mrekullueshëm”, thotë Albani, duke konfirmuar në këtë mënyrë se Luizi është banori i tij i preferuar. Albani dhe Miriam, prej disa ditësh ndodhen në SHBA, pasi janë ftuar të këndojnë në…
Arti shqiptar është në zi! Është shuar në moshën 84-vjeçare, aktorja e madhe Mimika Luca. Ajo ndërroi jetë nga ishemia cerebrale. Mimika Luca u lind në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937, është aktore e mirënjohur shqiptare. Interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951-1962. Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama Cuca e maleve, Sonja, Nica te filmi Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Laja te Kur hidheshin themelet, etj. Ka interpretuar edhe…
Në “Big Brother Albania 2”, loja po bëhet e fortë. Armaldo u kujtua papritur të ndihej i “bullizuar” nga Luiz Ejlli, me të cilin kishte hedhur e pritur batuta, duke u bërë krah i Oltës që kjo e fundit të mos e nxirrte në nominim. Jo vetëm që i theu besimin Luizit, lojërat e të cilit i kishin pëlqyer deri tani, pasi e kishin ndihmuar të shpallet i preferuari i publikut, por Maestro gënjeu sy më sy teleshikuesit, Kiarën dhe Luizin për nominimet. Teksa Luizi u shpreh se “tradhtia e tij ndikon sot që çifti është në nominim me Bledin…
Çështja e inceneratorit të Elbasanit ka kaluar për gjykim. Në seancën paraprake të zhvilluar të martë që shkoi, prokurorët e SPAK-ut kërkuan kalimin në gjykim të çështjes, ku janë të pandehur edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako. Përmes avokatëve të tyre, Koka dhe Bllako kanë kundërshtuar akuzat e ngritura nga SPAK dhe kanë kërkuar pushimin e tyre. Kujtojmë se Koka u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit, ku dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. Gjithashtu, SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në…
Transformimi i shërbimit të transportit publik në këto tetë vite falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe operatorëve private, që operojnë në linjat kryeqytetase, ishte fokusi i diskutimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me përfaqësuesit e shoqatës së transportit. Veliaj njoftoi se Bashkia e Tiranës po harton një plan 5-vjeçar për transformimin e mëtejshëm të këtij sektori mjaft të rëndësishëm shërbimi për qytetarët, e për këtë qëllim po zhvillohen edhe dëgjesa me të gjithë operatorët që operojnë në këtë fushë. Ai kujtoi se Tiranës i janë shtuar 3 linja të reja, të cilat kanë dyfishuar mbulimin me shërbim urban, teksa theksoi…
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, vijon të tërheqë vëmendjen e mediave rozë, teksa së fundmi është fotografuar nën shoqërinë e një mashkulli misterioz. Tejet elegante, me një veshje tërësisht të zezë, Dua u fotografua nga paparazët, ndërsa u largua nga festa e “Netflix BAFTA” me një mashkull misterioz me mjekër mbrëmjen e së dielës. Ylli i popit kishte veshur një xhaketë oversize dhe pantallona lëkure, të kombinuara me një crop-top. Shoqëruesi i Duas u shfaq me një pallto të errët me kapuç dhe një kapele, të cilat ia mbulonin disi fytyrën.
Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku thotë se personazhe afër Ilir Metës dhe Sali Berishës kanë bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama dhe janë përfshirë në skandalin “Mcgonigal”. Por për të qeveria “Rama 3” nuk do i mbijetojë këtij skandali. “Nga informacionet që kam “McGonigal’ është një nga skandalet më të rënda në historinë e re. MCgonigal është vetëm një hap larg nga akuza për spiunazh. Ka shkaktuar turbullirë në SHBA, hetimi po zhvillohet, dhe jemi një hap larg kundër akuzës për spiunazh dhe tradhti kundër SHBA. Në këtë skandal qëndron Rama dhe enturazhi i tij, qëndron dhe disa emra njerëz nga opozita.…
6-të efektivë janë arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Në pranga kanë rënë: Kalosh Sula, Luan Çelaj, Marsel Farruku, Naim Kadrimi, Isametin Vranezi, Eduart Matmuja. Ata merrnin 50-100 € për të lejuar kalimin në BE të qytetarëve që u ndalohej hyrja në zonën Schengen. “Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e mësipërm të policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra në P.K.K Port Durrës, lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro. Këto ndërveprime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve,…
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhet në një vizitë në Arabinë Saudite ku u prit nga homologu i tij, Princi Abdulaziz bin Saud bin Nayef bin Abdulaziz. Mes tyre është nënshkruar edhe një marrëveshje mes dy vendeve në fushën e sigurisë. “Kjo marrëveshje mundëson një bashkëpunim më të drejtpërdrejtë në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër krimit kibernetik, terrorizmit dhe të gjitha formave të tjera të paligjshmërisë që destabilizojnë sigurinë në rajonet përkatëse. Marrëveshja kontribuon në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit për përballjen me krimin transnacional. Duke punuar së bashku…