Author: tirana

Disa ditë para se të shënohet 1 vit nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, presidenti Vladimir Putin, mbajti një fjalim në Asamblenë Federale të vendit. Presidenti rus ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të Perëndimit. Sipas Putinit, qëllimi i “agresionit” ndaj vendit që ai drejton është eliminimi i konkurrencës. “Perëndimi kërkon që të kthejë një konflikt lokal në global”, u shpreh Putin. Lideri rus akuzoi Perëndimin se po tenton që “të kthejë një konflikt lokal në global”. Putin u ndal po ashtu tek të drejtat e komunitetit LGBT+, një temë që ai e trajton…

Read More

Një 50-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi shpërndante lënde narkotike në doza të vogla, kryesisht nëpër lokale nate. Gjatë kontrollit në banesë, shtetasit me iniciale D.Ç iu gjet një sasi kanabis dhe një shumë parash. Ai e mbante lëndën narotike në shtëpi, ndërkohë kujdesej që ajo të ishte e freskët sa më e freskët, dhe për këtë e kishte futur nëpër kavanoza. Njoftimi i Policisë: Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari. Sekuestrohen 1 kg kanabis, një shumë parash dhe 1 aparat celular. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme…

Read More

Big Brother VIP” do t’i bashkohet një konkurrente e re, e cila do të habisë jo vetëm banorët, por edhe ju. Anabel.al zbulon se aktorja Eva Alikaj do të hyjë puntatën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Emri i saj si banore në BBVA përflitet që prej edicionit të kaluar. Kujtojmë se banorëve iu kërkua që të mësonin disa pjesë nga “Pallati 176” për t’i interpretuar. Burime zbuluan se Eva do të surprizojë banorët dhe do të jetë konkurrentja më e re e reality show-t. Kujtojmë se Eva Alikaj tek “Pallati 176” ka patur rolin e Elsës. Eva…

Read More

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 02:30 në rrethrrotullimin e Çiflikut, Dimal, aty ku automjeti tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe më pas ka marrë flakë duke i marrë jetën 28-vjeçarit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Kliton Merkaj, banues në Berat, ka ndërruar jetë brenda në automjet, pasi është djegur. Të afërm të viktimës bëjnë me dije se pak ditë më parë ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij 30-vjeçar, i cili u mbyt në lumë. Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Viktima nuk ka arritur të hyjë në rrethrrotullim edhe pse…

Read More

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana përgëzon Tiranën për titullin “Qyteti Europian i Sportit”. Duke folur në TCH, kapiteni që çoi Shqipërinë për herë të parë në një Kampionat Europian, thekson se Tirana ka investuar për sportin dhe titulli është një mundësi e shkëlqyer për masivizimin e sportit. “Fakti që Tirana është “Qyteti Europian i Sportit” i jep një vëmendje më të madhe Tianës në përgjithësi, por kjo jep një përgjegjësi për të investuar në sport. Sigurisht që sporti ka qenë diçka që i ka dhënë jashtëzakonisht shumë shoqërisë sonë, vendit tonë duke e promovuar Shqipërinë në mënyrën më të jashtëzakonshme.…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një vizite në Athinë, dërgoi mesazhe drejt Turqisë që të ndalë kërcënimet që rrisin tensionin në rajon. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias, Blinken tha se është e rëndësishme që ndryshimet mes vendeve të menaxhohen në mënyrë diplomatike. “Greqia dhe Turqia janë partnerët dhe miqtë tanë dhe vazhdojmë të diskutojmë, bashkëpunojmë me ta përmes NATO-s për sigurinë në rajon për të shmangur kërcënimet që rrisin tensionin dhe kjo është më e vështirë në një periudhë parazgjedhore. Shikoni rajonin në tërësi dhe çfarë po bën Greqia…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni, ku edhe ka ndarë momente të bukura në rrjete sociale. Siç është dhe flamuri kuqezi në rrugët e Tokyo-s. Rama ndodhet në Tokio në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë. Rama ndodhet aty që prej ditës së djeshme ndërsa sot ka ndarë foto dhe video nga takimet e posaçme së bashku me disa ministre dhe pjesë të delegacionit të tij. Kreu i qeverisë shkruan se gjatë diskutimeve u fol për një sërë projektesh me shumë rëndësi. Po ashtu Rama është takuar me kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit…

Read More

Sekretariati për Procedurat dhe Votimet, në mbledhjen e kësaj të marte pas debateve, doli në përfundimet se ka përjashtuar deputetët e PD-së për kaosin në seancën plenare të enjten e kaluar. Deputetët Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Sorina Koti nuk do të lejohen në seancë për 10 ditë, ndërsa Lindita Metaliaj është përjashtuar për 5 ditë dhe Greta Bardeli për 3 ditë. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi tha se vendimi për përjashtimin e 6 deputetëve ishte marrë paraprakisht dhe mbledhja e sekretariatit të Etikës ditën e sotme, ishte thjesht formale. “Vendimet janë marrë paraprakisht, pavarësisht se formalisht mblidhet…

Read More

Në fjalimin e tij në Asamblenë Federale në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij do ti arrijë qëllimet që ka. Lideri rus akuzon Perëndimin për ndërhyrjen ushtarake në Kiev. “Ne i mbajmë mend të gjithë sesi po sulmonin Donbasin përpara 2022. Ata vijonin të vrisnin civilët. Të gjithë bënë sikur asgjë nuk bëri asgjë. Ishin ata që e nisën këtë luftë”,-tha Putin. Që nga fillimi i pushtimit gati një vit më parë, pothuajse 7200 civilë kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë, sipas një llogaritje të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të…

Read More

Ronela Hajati ka dëshirë të prekë sërish skenën e “Eurovision Song Contest”, por këtë herë jo me flamurin shqiptar. Këngëtarja shqiptare është një nga 106 finalistët e përzgjedhur në “Una Voce per San Marino”, që përzgjedh përfaqësuesin/en e mikroshtetit në Eurosong 2023. San Marino është një mikroshtet në Itali me afro 34,000 banorë e për pasojë, i është dashur të huazojë këngëtarë nga vende të tjera të botës për ta përfaqësuar. Përpos kësaj, nuk janë të pakta vendet që tregohen të hapur ndaj idesë për të marrë pjesë me një këngëtar të huaj. Në 2009-n, Besa Kokëdhima mori pjesë në…

Read More

Sekretariati për Procedurat dhe Votimet, në mbledhjen e kësaj të marte pas debateve, doli në përfundimet se ka përjashtuar deputetët e PD-së për kaosin në seancën plenare të enjten e kaluar. Deputetët Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Sorina Koti nuk do të lejohen në seancë për 10 ditë, ndërsa Lindita Metaliaj është përjashtuar për 5 ditë dhe Greta Bardeli për 3 ditë. I pranishëm në mbledhje, deputeti i PD-së i përjashtuar tashmë, Edmond Spaho tha se është revoltuar sepse sipas tij po bëhet grusht shteti, ndaj do të bëjë zhurmë e do të hyjë në Kuvend sa herë…

Read More

Këtë të martë po mbahet seanca në Komisionin e Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së së Sali Berishës me 20 ditë, përshkak se në seancën e së enjtes ata shkaktuan kaos në Kuvend. Përkatësisht kërkon përjashtimi i deputetëve: Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli për shkelje të etikës gjatë seancës plenare të 16 shkurtit. I pranishëm në mbledhje, deputeti Edmond Spaho tha se është revoltuar sepse sipas tij po bëhet grusht shteti, ndaj do të bëjë zhurmë e do të hyjë në Kuvend sa herë të dojë dhe do guxojë të…

Read More