Author: tirana

Publikohen pamjet e vjedhjes së një BMW-je në Shkodër. Një mjet i bardhë, në të cilin udhëtonin dy persona ka ndaluar në vendin ku ishte parkuar BMW. Njëri prej tyre, që ishte pasagjer, ka zbritur dhe ka arritur të hap BMË-në e zezë, duke u larguar qetësisht nga vendngjarja. Më pas, dyshohet se BMW-së iu hoqën targat dhe u gjet në një magazinë të braktisur. Gjatë kontrollit, policia gjeti në të kallashnikov dhe benzinë. Pas hetimeve, policia doli në përfundim se me mjetin në fjalë do kryehej një atentat dhe më pas mjetit do i vihej flaka.

Read More

Numri i personave me diabet në Shqipëri ka shënuar rritje të madhe vitet e fundit. 6500 deri në 7500 raste të reja diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje, por sipas mjekëve kjo shifër mund të jetë më e lartë. Specialistët sqarojnë se diabeti po prek edhe moshat e reja dhe se pandemia çoi në një shpërthim të kësaj sëmundje që nuk ishte hasur më parë. Në një kohë kur sëmundja e diabetit po konsiderohet një sëmundje në rritje, mjekët e kujdesit shëndetësor ngrenë alarmin për dëmet që shkakton diabeti në sytë e pacientëve, pasi 40% e tyre preken nga retinopatia…

Read More

Krahasuar me situatat dhe debatet që ka sjellë në shtëpi, Luizi tha se priste që ai të ishte më ndryshe. Ai shtoi se Bledi thjesht ka përsëritur situatat që banorët kanë krijuar që prej ditës së parë në shtëpi dhe nuk është që ka sjellë diçka të re, thjesht e ka sjellë në formën e vet. Duke biseduar me Dean, Luizi shtoi se ai nuk ka sjellë ndonjë situatë “alla Bledi”, por thjesht ka komentuar të gjitha situatat që kanë ndodhur mes banorëve. Pra sipas tij, përfshirja e tij në debate apo diskutime të ndryshme, ka qenë vetëm për të…

Read More

Disa shenja e kanë shumë të vështirë të bien në dashuri dhe e kanë shumë të vështirë të gjejnë një person për të cilin interesohen vërtet. Nga ana tjetër, ka të tjerë që në shikim të parë ndjejnë fluturat në bark dhe zemrat e tyre të rrahin. Ata shumë lehtë mendojnë se kanë gjetur dashurinë e jetës së tyre dhe japin gjithçka për ata që duan. Për më tepër, që në minutat e para mendojnë se po përjetojnë lidhjen përfundimtare me personin që kanë përballë dhe më pas flasin nga mëngjesi në mbrëmje në mjedisin e tyre për objektin e…

Read More

Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi Gjon Kodraj, banues në Shkodër, pasi është i akuzuar për kultivimin e rreth 1,100 bimëve kanabis në fshatin Pult të qytetit verior. Kjo ngjarja për të cilën akuzohet 31-vjeçarit ka ndodhur në vitin 2016, ndërsa kapja i tij u bë e mundur nga bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi: Interpol Tirana Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar, i akuzuar për kultivimin e rreth 1100…

Read More

Sipas burimeve ligjore të raportuara, Gjykata e Barcelonës ka rënë dakord të mbajë në paraburgim pa kush brazilianin Dani Alves, i akuzuar për përdhunimin e një vajze në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor. Magjistratët e seksionit të tretë të Gjykatës së Barcelonës kanë rrëzuar kështu ankesën e lojtarit brazilian kudnër urdhrit të arrestit të gjyqtarit hetues që e dërgoi në burg më 20 janar, pasi u pranua në qendrën e vuajtjes së dënimit “Brians 2”. Javën e kaluar, në seksionin e tretë të Gjykatës së Barcelonës u mbajt seanca për apelimin që mbrojtja e Alves bëri kundër…

Read More

Një burrë nga Londra, i cili mori një letër drejtuar një pjestari të familjes së tij, u trondit kur zbuloi se ajo ishte dërguar me postë më shumë se një shekull më parë në 1916. Finlay Glen tha se letra mbërriti disa vjet më parë në adresën e tij në Hamlet Road në jug të Londrës, por ajo i drejtohej një emri të panjohur dhe mbante një pullë dhe vulë postare jashtëzakonisht të vjetër. “Ne vumë re se viti në të ishte ’16. Pra menduam se ishte 2016,” tha Glen për CNN. “Më pas vumë re se pulla ishte një mbret dhe…

Read More

Policia e Savonës ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cili ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike për trafik droge. Shqiptari përveç akuzës për trafik droge, ishte në kërkim dhe për plagosje, vjedhje dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit në shtator 2020 në Kent të Anglisë. Pasi kanë marrë një denoncim nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor, hetuesit kanë rënë në gjurmë të të kërkuarit, me banim në Genova, por që në fakt jetonte në provincën e Savonës. Shqiptari i arrestuar është dërguar në një burg në Genova, në dispozicion të organeve të drejtësisë, për të kryer procedurën e ekstradimit.

Read More

Nëntë shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Të arrestuarit janë shtetasit: E.Z, 27 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike në automjet. E.Ç, 48 vjeç, qarkullonte me leje drejtimi të falsifikuar. A.K, 36 vjeç, dhunë ndaj vëllait të tij. K.L, 25 vjeç theu masën e sigurisë “arrest me burg”. A.B, 37 vjeç, J.K 45 vjeç, E.J, 28 vjeç, E.M, 31 vjeç, K.Ç, 29 vjeç u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. – B. B., 19 vjeç, banues në Kamzë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Gj.,…

Read More

Presidenti amerikan, Joe Biden, sot pritet të parashtrojë pikëpamjen e tij për luftën në Ukrainë si një betejë për demokracinë. Ai do të mbajë fjalimin në kryeqytetin polak, Varshavë, në kuadër të vizitës së tij triditore në vend. Fjalimi i tij do të jetë disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi Perëndimin si përgjegjës për luftën. Të hënën, Biden bëri një vizitë të papritur në Ukrainë për të riafirmuar mbështetjen e Amerikës për Kievin, shkruan BBC. Fjalimet e të dy liderët vijnë disa ditë përpara përvjetorit të parë të fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë. Në Varshavë, presidenti…

Read More

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e “arrestit në shtëpi” për 6 efektivë policie, lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Bëhet fjalë për efektivët, Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Kujtojmë se kjo ngjarje u regjistrua disa ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Për vrasjen në akuzë është ish-efektivi i forcave speciale RENEA, Arbër Paplekaj, i cili me anë të disa shkresave kërkoi zhvendosjen e gjykimit në një gjykatë tjetër për pretendimin se në Elbasan çështja e tij është e paragjykuar. Megjithatë të gjithë shkallët e gjyqësorit i thanë…

Read More

Fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin në prag të 1 vjetorit të luftës në Ukrainë në Asamblenë Federale të vendit, është dëgjuar nga mbarë bota, por Shtëpia e Bardhë nuk do reagojë. “Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk do t’i përgjigjet akuzave të homologut rus, Vladimir Putin”,-thotë Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Jake Sullivan, i cili thekson se Uashingtoni nuk e vlerëson fjalimin si një përballje kokë më kokë, apo sfidë oratorie. Sullivan iu përgjigj Putinit duke thënë se akuza e tij se perëndimi po sulmon Rusinë, është një absurditet. Në këtë debat në distancë ka ndërhyrë dhe…

Read More