Author: tirana

Shqiptari që u vra gabimisht në Greqi është identifikuar si Pëllumb Islami, 37-vjeç. Mësohet se ai ishte me profesion hidraulik. Viktima që njihej edhe si Sandri ishte klient i rregullt, por nuk kishte asnjë lidhje me bandën shqiptare prej 7 personash që filluan të qëllonin me armë. Kamarierja ka bërë përshkrimin e asaj që ndodhi brenda lokalit. Vetëm pak para mesnatës, 7 shqiptarët hynë në lokal dhe zunë një vend dhe vetëm pak minuta pasi kamerierja i shërbeu gota me ujë, ata u ngritën dhe qëlluan me armë duke plagosur klientin që ishte vetëm në tavolinë.

Read More

Paulo Dybala është dëgjuar ditën e djeshme nga Gurda di Finanza në kuadër të hetimit “Prisma”. Synimi i policisë financiare ishte të kuptohej nëse lojtari ka marrë 3 milionë euro nga klubi dhe për çfarë arsyeje. A ishin këto pjesë e manovrës së pagave? Ky do të ishte operacioni me të cilin klubi i Juventusit do të kishte rënë dakord me lojtarët për shtyrjen e disa pagave për sezonin 2020-2021 për vitin pasardhës. Neni 31 i Kodit të Drejtësisë Sportive i ndalon klubet të bien dakord ose të paguajnë kompensim në kundërshtim me rregulloret federale, por gjithashtu ndalon lojtarët të…

Read More

Pedagogët kanë dalë sërish në protestë, sikurse e kishin paralajmëruar. Ata kanë 9 kërkesa drejtuar Ministrisë dhe qeverisë “Rama 3”. “Duam rritje page, dhe të rritet buxheti për arsimin”, thanë pedagogët. Mes të tjerash ata iu bënë thirrje studentëve që t’i bashkohen tubimeve të tyre, për një kauzë të përbashkët. Universitete po përballen me boshatisjen e auditoreve nga studentët, të cilët po zgjedhin që të shkollohen jashtë vendit, por dhe me largimin e pedagogëve për shkak të pakënaqësive.

Read More

Autoritetet në Shkup janë vënë sërish në gjendje gatishmërie pas një tjetër alarmi për bomba që kërcënon për të dytën ditë radhazi vendin fqinj. Sipas të dhënave paraprake 32 shkolla në Shkup dhe 1 në Prilep janë evakuuar dhe kontrolluar imtësisht pas një alarmi të dhënë përmes disa mesazheve elektronike. Pas verifikimeve alarmi ka rezultuar fals, ndërkohë që autorët e këtyre kërcënimeve të sigurisë nuk janë identifikuar. Një ditë më parë, alarmi për bombë u dha për disa nga institucionet kryesore në Maqedoninë e Veriut, mes të cilave dhe Presidenca.

Read More

Valbonës iu dha një avantazh mbrëmë në lojë, duke qenë se ajo u rizgjodh lidere e shtëpisë edhe për një javë tjetër. Ajo kishte mundësinë të niste një zinxhir shpëtimi dhe të parën banore që shpëtoi, ishte Kiara. Kiara zgjodhi Luizin, Luizi zgjodhi Tanin, Tani zgjodhi Ermionën, e me radhë. Tre banorët që mbetën në fund ishin Olta, Kristi dhe Dea, të cilët automatikisht dolën në televotim. Avantazhi i Valbonës nuk mbaroi me aq. Ajo kishte mundësinë që të hiqte dy prej banorëve nga nominimi dhe t’i zëvëndësonte me dy të tjerë. Ose bashke më Kristin, Oltën dhe Dean të…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u prit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (Interpol), Jurgen Stock. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, gjetja e formave më efikase që ky bashkëpunim të forcohet më tej, për të arritur rezultate edhe më të mira në luftën ndaj sfidave globale, në fushën e luftës kundër kriminalitetit, veçanërisht kundër narkotikëve, trafiqeve, pastrimit të parave, krimit kibernetik etj. Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm, për mbështetjen që Interpol ka dhënë dhe jep në bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe e njohu atë me ristrukturimin që…

Read More

Ilir Meta po jep llogari në SPAK për aferën CEZ-DIA. Kurse në një prononcim të shkurtër për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ka sjellë dhjetëra denoncime në SPAK. Në prill të 2022, SPAK ka rihapur dosjen e CEZ-DIA të vjedhjes së parave publike. Vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, bashkëshortit të Vojsavës (i dënuar me 11 vite burg), 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka deklaruar Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e…

Read More

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet, pas shqetësimeve të shprehura nga qytetarët për rritjen e çmimit të patentave. Autoriteti i Konkurrencës po verifikon marrëveshjen mes përfaqësuesve të autoshkollave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi përcaktimin e kostos minimale fiskale së përgatitjes për drejtues mjeti. Marrëveshja po verifikohet për mbrojtjen e konkurrencës, pasi sipas Autoritetit, ligji ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e tregut. Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme të…

Read More

Traktati i fundit i mbetur që kufizon armët bërthamore ruse dhe amerikane po nxit gjithnjë e më shumë frikën se rreziku bërthamor nga Rusia po rritet gjithnjë e më shumë. Për shumë analistë, kjo gjë do të nxisë një garë të re armatimesh. Analistët e sigurisë thanë se kjo mund të çojë edhe fuqi të tjera si Kina, India dhe Pakistani për të ndërtuar arsenalet e tyre bërthamore. Në një fjalim madhor pothuajse një vit pas pushtimit të tij në Ukrainë, Putin deklaroi se Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin për reduktim të armëve bërthamore New Start me Shtetet e Bashkuara,…

Read More

Këtë të mërkurë, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin po zhvillon mbledhjen ku diskutohet propozimi i deputetes demokratike, Jorida Tabaku për shfuqizimin e projektligjit të Investitorëve Strategjikë. Tabaku tha se vendimet për dhënien e statusit të investitorit strategjik kanë qenë abuzive në të shumtën e rasteve duke avantazhuar vetëm një grup të vogël kompanish. Ajo tha se shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë duhet të nisë nga 1 janari i këtij viti. “Në pjesën më të madhe të vendimeve për invesntitorë strategjikë, vendimet kanë qenë abuzive. Në ligjin kur u krijua u tha se ligji do të ishte i…

Read More

E lindur nën rrënojat e tërmeteve të tmerrshme të 6 shkurtit, që vranë prindërit, motrat dhe vëllezërit, “foshnja e mrekullisë” në Siri është marrë tashmë nga të afërmit e saj. Afraa al-Suwadi e nisi jetën e saj e bllokuar nën disa shtresa betoni pas tërmeteve shkatërruese në fillim të këtij muaji, ndërsa ishte e vetmja e mbijetuar e familjes së saj. “Ajo është shpirti im, jeta ime dhe e gjithë bota ime”, tha xhaxhai i saj, Khalil al-Suwadi nga tenda ku është vendosur pas tërmetit, ndërsa përqafon të porsalindurën. Foshnjës iu vendosur emri i nënës së saj Afraa, e cila…

Read More