Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e PD per rrëzimin e bordit të trasparencës për çmimet e shportës . Në një postim në facebook ,deputeti Dashnor Sula tha se shteti po abuzonte me lekët e qytetarëve dhe se duhet t’ua kthej paratë e marra në menyrë të padrejtë. Gjithashtu inkurajojë Gjykatën Kushtetuese, të procedojë sa më shpejtë edhe për ankimimin që kanë bërë për bordin e naftës. “Qeveria kapet me ‘presh në dore’ me bordin hajdut. Më në fund një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë. Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë ne, grupit Parlamentar të PD dhe rrëzoi Bordin e Vendosjes…
Author: tirana
Motra e Olta Gixharit, Gerta Gixhari, e sheh afatshkurtër lidhjen mes Kiarës dhe Luizit jashtë Big Brother Vip, e për këtë ka dhënë disa arsye. “Lidhja Luiz-Kiara më duket nga ato lidhje që mund të rezistojë, mund të ecë, se Luizi është në një moshë që mund të krijojë familje. Por, Kiara është nga ato vajza, për të cilën mund të jetë pak shpejt. Ka karrierën përpara. Nëse mund të çalojë pak kjo lidhje është nga ana e Kiarës. Luizi është më i përkushtuar ndaj saj dhe nga mënyra si kujdeset edhe si i shpreh ndjenjat. E ka mbledhur mendjen.…
Në një kohë kur gjatë vitit 2022 çmimet e rritura sollën një tejngopje në arkën e shtetit, nga ana tjetër buxheti i familjeve shqiptare po varfërohej. Referuar grupimeve që një familje shqiptare mesatare me 4 persona do të shpenzojë gjatë një muaji sipas INSTAT, ne kemi bërë një krahasim midis vitit 2021 dhe 2022. Më konkretisht, një familje si fillim ka nevojë për ushqime ku gjatë vitit 2021, ne kemi vënë re se një familje shqiptare ka shpenzuar 34934 lekë, por gjatë viti 2022 si pasojë e çmimeve të rritura, një familje shqiptare shpezoi 39900 lekë. Gjatë vitit 2021 një familje…
Pas vendimit që mori një natë më parë në “Big Brother VIP Albania” për t’u tërhequr nga gara, gazetari Bledi Mane është kthyer në njeriun më të përfolur. Sot, ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon mbështetësit, por edhe kritikët. “FALEMINDERIT, gjithkujt pa përjashtim që nga përkrahësi më i zjarrtë e deri te kritiku më i thekur në rrugëtimin tim të shkurtër por mbresëlënës në Big Brother Vip Albania!” Mane ishte në nominim me Luizin dhe Kiarën, por vendosi të dalë nga shtëpia, pa dëgjuar vendimin e publikut me arsyetimin se nuk dëshiron të ndajë çiftin.
Sot, mjeku Gjergji Gjata është prezantuar zyrtarisht si kandidat për kryetar bashkie të Korçës. Prezantimi i tij si kandidat për Bashkinë e Korçës është bërë në në prani të Enkelejd Alibeajt. Gjergji Gjata ka lindur në vitin 1971. Studimet e larta i ka kryer për mjekësi, e pas tyre ka bërë një specializim për obstetrikë – gjinekologji, ku prej vitit 2000 punon në spitalin e Korçës si mjek gjinekolog. Doktor Gjergji është student i Dhjetorit, fakt që ai e thotë me krenari, duke treguar se ka qenë pjesëmarrës aktiv bashkë me shumë studentë të tjerë. Në një intervistë, Gjata është…
Tre rrjete televizive që kritikuan qeverinë turke për menaxhimin e pasojave të tërmetit që goditi vendin më 6 shkurt janë sanksionuar nga Këshilli i Lartë për Komunikimin Audiovizual. Rrjetet Halk TV, Tele 1 dhe Fox TV, u gjobitën dhe u është ndaluar përkohësisht transmetimi për “informacion dhe komente për tërmetin”. Halk TV dhe Tele 1 u dënuan me gjobë prej pesë për qind të fitimit të tyre në janar dhe me pesë ditë ndalim të transmetimit të programit ditor. Halk TV dhe Fox TV, u gjobitën gjithashtu me tre për qind të fitimit të tyre në janar, transmeton Telegrafi. Të…
Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit Pëllumb Islami në Athinë. Janë identifikuar 4 nga 7 shqiptarët që u përfshinë në sherrin masiv, ku mbeti i vrarë aksidentalisht Islami. Sipas mediave vendase, të dyshuarit mendohet se janë arratisur drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar arrestimit nga policia. Personat e përfshirë në këtë konflikt janë pjesë të dy grupeve kriminale të trafikut të drogës, trafikut të qenieve njerëzore dhe gjobvënies. Dy bandat janë rivale me njëra-tjetrën, çka çoi dhe në sherrin masiv. Një natë më parë, 7 shqiptarët u futën në një lokal në Athinë, dhe pas një sherri të…
Kryediplomati kinez, Wang Yi u prit në Moskë nga presidenti rus Vladimir Putin. Me këtë rast, ai shprehu zotimin e vendit të tij për thellim të bashkëpunimit me Rusinë. Presidenti rus Vladimir Putin tha se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë arritur një pikë të re. Kjo është vizita e nivelit më të lartë në Rusi nga një zyrtar kinez që kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen e partneritetit “pa kufij”, disa javë para sulmit rus kundër Ukrainës. Vizita vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin se Pekini mund të jetë duke shqyrtuar furnizimin me armë të Moskës. Presidenti rus Vladimir…
Opinionistja e BBV edhe pse e kishte të ndaluar nga produksioni të komentonte Oltën, nuk e ka mbajtur dot dhe ka ndërhyrë për sa i përket historisë së dashurisë që po krijohet mes Kejsit dhe Kristit. “Olta je një grua 35 vjeçare, mos i kërko llogari Kejsit pasi është një vajzë e re 22 vjeçare dhe ka nevojë për mbështetje. Nga të gjitha ju aty brenda në shtëpi. Lëreni të jetojë historinë e saj ashtu siç e mendon”, tha opinionistja.
Janë vënë në pranga dy policë të Malit të Zi, të cilët dyshohet se janë autorë të dhunës së ushtruar ndaj ish-këshilltarit të Ilir Metës, ngjarje e ndodhur më 15 janar në pikën e përbashkët kufitare Sukobin – Muriçan. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se si një punonjës policie i Sektorit të Policisë Kufitare dhunon zyrtarin e Partisë së Lirisë. Milo ishte me bashkëshorten dhe djalin kur ra pre e veprimeve arbitrare nga ana e punonjësit të doganës malazeze, i cili i nxori me forcë nga makina.
E ardhmja e Lionel Messi është një temë dite në mediat në Francë dhe Spanjë. Argjentinasi nuk ka firmosur ende një rinovim me Paris Saint Germain ku u transferua në 2021. Kjo ka bërë që në Barcelonë të shpresojnë te një kthim i mundshëm Messi. Radio Katalunja bëri të ditur se ka patur një takim me babain e Leo Messi dhe presidentit Juan Laporta. Të dy kanë biseduar për ardhmen e lojtarit dhe nderimit që Barcelona kërkon t’i bëjë futbollistit që e bëri sërish të lavdishëm këtë ekip. Prania e futbollisti në Barcelonë shtoi akoma më shumë dyshimet te mediat…
Një gazetar dhe spiker i mirënjohur , punësuar në një prej televizioneve më të mëdha franceze është pezulluar nga detyra pas akuzave se ka transmetuar lajme të paguara. Një grup gazetarësh investigativë nga gazeta Le Monde dhe grupi i shoqërisë civile “Forbidden Stories” kanë zbuluar se Rachid M’barki transmetonte lajme mbi tematika të ndryshme si kriza e jahteve luksoze në Monaco, mbi një lider të opozitës sudaneze dhe mbi dyshime korrupsioni në Katar, që kishin vetëm një gjë të përbashkët: ishin të bazuar mbi fakte të pavërtetuara përgatitur nga një agjenci izraelite. M’barki ka mohuar të jetë paguar për këto…