Jeta ndonjëherë mund të duket autonome. Mund të ndihesh sikur je një robot dhe sjelljet e tua janë aq të pavetëdijshme, saqë as që duket sikur po jeton vërtet. Disa e quajnë “thjesht ecim kuturu”. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh. Kur kapesh nga kërkesat, shpërqendrimet dhe rehatia që ka ofruar ky brez – bëhet e thjeshtë të ekzistosh dhe të mos jetosh vërtet. Të jetosh me të vërtetë është një zgjedhje e vetëdijshme që ti bën çdo ditë. Ka shumë raste kur reflektojmë në shtrat, pasi dita ka mbaruar, se si mund të kishim bërë më shumë, të…
Author: tirana
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë sot masat e sigurisë për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, ky i fundit kunati i Erion Alibej. Për Arsen Preçin është caktuar masa e arrestit “Burg me afat”, masë e vendosur për 60 ditë, ndërsa për Arben Spahiun masa “Arrest me burg”. Seanca u kryesua nga Gjyqtari Elis Dine , ndërsa Prokurorë të çështjes janë Kreshnik Ajazi ,Drejtues i Prokurorisë dhe Arbër Berexha. Në çantën tip marsup të sekuestruar nga policia ditën e shtunë, janë gjendur dy mjete identifikuese të falsifikuara greke me identitetin e Arben Spahiut. Atentati dështoi pasi dhjetëra forca policie…
Pas disa vitesh me lojëra fjalësh, më në fund ka ardhur koha që Jake Paul të përballet me Tommy Fury, boksierin britanik i cili është vëllai i Tyson Furyt, një prej boksierëve më të mirë. Lufta në të cilëj Jake Paul do të tentojë të tregojë se është gati për sfida të mëdha do të zhvillohet të dielën e 26 shkurtit në Diriyah të Arabisë Saudite. Përballja pritet të fillojë në orën 20:00 sipas orës tonë lokale dhe shikuesit do të jenë në gjendje të shikojnë edhe duelin mes Badou Jack dhe Ilunga Makabu. Furyt i ndalohet hyrja në Shtetet…
Autoritetet në Itali kanë marrë nën hetim Guvernatorin e Sardenjës Christian Solinas për akuzën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave, ndërkohë që një skandal e lidh atë drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë e ka pajisur atë me një titull ‘Honoris Causa’ në kushte vërtet shumë të çuditshme. Sipas prokurorëve Solinas është nderuar me këtë titull nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë në këmbim të emërimit të një personi në autoritetin që merret me energjinë në Itali, një person me emrin Rajmondi. Në këmbim të emërimit të Raimondit në një organizatë të rëndësishme me një pagesë prej…
Luiz Ejlli është banori më i përfolur i këtij sezoni në “Big Brother VIP”, teksa komentohet për gjithçka që ai bën. Së fundmi një bisedë e tij me banorët e tjerë ka tërhequr vëmendje, duke ngritur dyshime se këngëtari mund të ketë njohje dhe miqësi me të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinajn. Luizi u ka treguar banorëve se i kishte bërë dhuratë një shoku të tij dhuratë një luan, së bashku me disa miq të tjerë. Ai ka shtuar se shoku i tij e mbante luanin në shtëpi, në zonën e Shkodrës, dhe se kafsha është bërë shumë viral.
Ju ftojmë të ndaleni në këto 33 thënie të mrekullueshme nga Albert Einsteini, që me siguri do t’ju bëjnë të reflektoni. Këto janë fjalitë e thëna nga shkencëtari më i rëndësishëm i shekullit të 20-të, përmes të cilave do të ndjeni mençurinë e tij të pabesueshme. Me këto fjalë, Einsteini na jep versionin më të mirë të njerëzimit dhe jetës. “Jemi të gjithë shumë injorantë, por jo të gjithë jemi injorantë për të njëjtat gjëra”. “Një darkë në të cilën të gjithë të pranishmit bien plotësisht dakord mes tyre, është një mbrëmje e çuar dëm”. “Gjëja më e bukur që…
Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj do të jetë këtë të enjte në emisionin “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu. Kjo është hera e parë që Arben Ahmetaj do të flasë hapur në lidhje me akuzat publike që janë bërë ndaj tij, veçanërisht në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Burime për tirananeës.al bëjnë me dije se Ahmetaj nuk ka pranuar që intervista të jetë me panel, por një përballje vetëm me Fevziun. Pak kohë më parë, Arben Ahmetaj e kanë thirrur edhe në SPAK.
Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, nga salla e Parlamentit tha se arroganca e kryeministrit Edi Rama ka kaluar çdo kufij, dhe se tashmë dhe vetë socialistët ndihen të përdorur dhe se u mungon respekti. Ajo tha se sa i përket çështjes së McGonigal, do të jetë drejtësia amerikane ajo që do ta zgjidhë, pasi përfshirja e kryeministrit ka kaluar të gjitha limitet diplomatike. “Fjalët tona këtu janë të tepërta. E gjithë filozofia e kësaj seance sot duhet të përmbyllet me një mendim të thjeshtë që këtu sot të kishim kryeministrin për të dhënë shpjegime. Ajo që dua të theksoj është…
Monopatinat elektrike janë kthyer nga dita në ditë në një problem për qytetarët, por edhe për vetë drejtuesit e tyre, për shkak se nuk zbatojnë rregullat dhe sigurinë për mbrojtjen. Një 27-vjeçar është arrestuar së fundmi nga Policia e Tiranës pasi me monopatinën e tij elektrike përplasi një të moshuar.I moshuari S.S. është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që i riu ndodhet në ambientet e policisë deri në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Komisioni Europian u ka kërkuar zyrtarëve të tij që të fshijnë aplikacionin kinez TikTok nga telefonat e tyre, tha komisioneri europian Thierry Breton. Në një konferencë për mediat, Breton deklaroi se BE po fokusohet në sigurinë kibernetike, por nuk dha detaje nëse ka pasur ndonjë incident që përfshin TikTok. Një zyrtar europian tha më herët për Politico se të enjten në mëngjes i gjithë stafi u udhëzua të fshinte TikTok nga pajisjet e tyre të korporatës. Zyrtarët e Komisionit duhet gjithashtu të fshijnë TikTok nga pajisjet e tyre personale. Zyrtarët e Komisionit duhet të fshijnë aplikacionin “sa më shpejt të…
Militantët në Gaza hodhën raketa dhe autoritetet izraelite kryen sulme ajrore përgjatë kufirit Gaza-Izrael, një ditë pasi 11 palestinezë humbën jetën gjatë një sulmi në Bregun Perëndimor. Sipas autoriteteve në Izrael nga Rripi i Gazës gjatë natës janë lëshuar gjashtë raketa, nga të cilat pesë raketa janë rrëzuar, ndërsa një tjetër ka rënë në një zonë të hapur, por aktualisht nuk raportohet për të lënduar. Sulmet ndërkufitare pasuan një operacion në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, ku përveç 11 viktimave u plagosën më shumë se 100 njerëz. Fraksioni militant palestinez Xhihadi Islamik nuk e mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmin me…
Policia në Krujë ka vënë në pranga dy vëllezër që prodhonin dhe shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave dhe të lokaleve. Bëhet e ditur se, me finalizimin e operacionit të koduar policor “Twins”, në pranga u vunë E.L dhe E.L, 20 vjeç (binjakë), banues në Derven, Krujë. Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrollit në banesën e të rinjve kanë gjetur dhe sekuestruar, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë; 600 gramë kanabis dhe 29 doza kanabisi të përgatitura me qese farmaceutike, gati për shitje. Nga hetimet, dyshohet se dy vëllezërit…