Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se aleatët perëndimorë përmes propozimit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë po synojnë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe njohjen në realitet të saj nga Beogradi. Ai i bëri këto komente në Parlamentin e Kosovës pas kërkesave të opozitës për të sqaruar pozicionin e qeverisë para takimit të së hënës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian thanë se në takimin e 27 shkurtit pritet të diskutohet për propozimin evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Kryeministri Kurti…

Read More

Edmond Spaho, deputet i PD-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe përplasjet e opozitës me mazhorancën. Spaho tha se protesta kombëtare e PD që do të mbahet në tre mars nuk ka lidhje me vendimin qe do te japë Gjykata e Apelit për vulën dhe logon. Për këtë çështje deputeti hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim se kanë ndërhyrë në gjyqësor që Apeli të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeaj, ndonëse ky i fundit nuk ishte palë në procesin gjyqësor. Ai tha se nëse vula dhe logo e PD i jepet Alibeaj dhe jo Berishës që…

Read More

Pasditen e sotme, në Turqi është regjistruar një tjetër tërmet. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter, me thellësi 10 kilometra. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Göksun të Kahramanmaras, ndërsa disa lëkundje të tjera më të forta janë regjistruar disa orë më parë. Në 4 orët e fundit, Turqia ka regjistruar 7 tërmete të magnitudave të ndryshme.

Read More

Dy motora të djegur dhe pa targa janë gjetur të hedhura brenda rezervuarit të Thanës në Lushnje. Banorët njoftuan policinë pasi verifikuan se asnjë nga fshati nuk ishte pronari i tyre. Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa raporton se me mbërritjen e policisë, dy motorët tip “Kawasaki”, janë nxjerrë nga uji dhe u dërguan në Komisariatin e Lushnjes. Akoma nuk dihet kush i ka hedhur në rezervuar, sa kohë ato kanë qëndruar në ujë apo për çfarë mund të jenë përdorur. Policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për rastin dhe ende nuk ka një deklaratë zyrtare për gjetjen e dy…

Read More

Një nga oficerët më të lartë të policisë suedeze është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete. Sipas mediave të huaja, Mats Lofving, sapo ishte hetuar mbi vendimet që ai kishte marrë, ndërsa dyshohej se ishte në një marrëdhënie me ish-shefin e inteligjencës policore. Një zëdhënës i tha mediave suedeze se policia kishte nisur një hetim paraprak për vrasjen, sepse rrethanat rreth vdekjes së tij ishin ende të paqarta.

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh i bindur për një fitore të opozitës në 3 prej qyteteve më të mëdha të vendit, Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se do të respektonte marrëveshjen që ka bërë me Berishën për të mbështetur kandidatët e primareve të Rithemelimit në kuadër të zgjedhjeve vendore që do mbahen në 14 maj. “Ne kemi një marrëveshje publike me PD-në, do mbështesim kandidatët e Primareve në gjithë Shqipërinë. Kandidatët janë të opozitës kudo ku janë. Marrëveshja jonë është shumë e qartë, këshillat bashkiakë do i rikthehen qytetarit dhe…

Read More

Nëse keni provuar dieta dhe regjime të ndryshme, por ende nuk jeni në peshën e duhur, ndoshta po bëni një gabim të madh! Oraret e të ngrënit nuk janë të duhurat. Për këtë arsye ekspertët kanë zbuluar për të gjithë se cilat janë oraret e sakte në të cilat ju duhet të hani çdo ditë dhe ta bëni pjesë të jetës tuaj, pra jo vetëm në një periudhë të caktuar. Studiuesit kanë arritur të përcaktojnë kohën më të mirë për të konsumuar vaktet, për të gjithë ata që duan të humbin peshë. Ata zbuluan se koha më e mirë për…

Read More

Loja me litar ka sjellë shumë dinamika në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Sipas rregullave të theksuara në zarfin që dërgoi “Vëllai i Madh”, banorët që heqin dorë nga loja, duke hequr rripin, shkojnë automatikisht në nominim.  Luizi ishte i pari që hoqi rripin duke çuar veten në nominim, ndërsa ditën e sotme edhe Olta bëri të njëjtin veprim nxitur nga fjalët e Luizit. Ishte këngëtari ai që i kërkoi aktores ta hiqte litarin, duke i thënë që të bëjnë një “finale të parakohshme”. “Tregoje veten, hajde të japim një finale të parakohshme. Hiqe litarin, unë e ti në nominim…

Read More

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Abu Dhabi”, u arrestua sot në Dubai, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi Amar (Dritan) Shkëmbi. 39-vjeçari, i cili është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për atentatin që iu bë ish-prokurorit Arjan Ndoji në vitin 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes, prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedent penal, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti…

Read More

Tre persona kanë humbur jetën në një sulm të armatosur në qytetin Orlando të Florida, përfshirë një fëmijë dhe një gazetar. Zyra e Sherifit në Florida në një deklaratë lidhur me sulmin njoftoi se është arrestuar autori Keith Melvin Moses. “Përcjellim ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave. Kjo është një ditë e trishtuar për shoqërinë tonë”, tha Zyra e Sherifit në Florida në Tëitter.

Read More

Guardia Civile spanjolle, e mbështetur nga Europol, ka vënë në pranga 20 persona të përfshirë në pastrim parash dhe trafikim droge. Nga ky operacion janë sekuestruar më shumë se 5.5mln euro dhe mbi 2 ton drogë. Me qendër në jug të Spanjës, rrjeti kriminal përbëhej nga shtetas shqiptarë, italianë, spanjollë dhe marokenë. Grupi drejtohej nga shtetas italianë që përdornin dokumente të falsifikuara. Rrjeti kriminal përdori një sërë metodash të pastrimit të parave për të errësuar të ardhurat e tyre nga trafiku i drogës.

Read More

Një debat për vulën e Partisë Demokratike agravoi deri në pikën që Adriana Kalaja të linte studion e Report Tv. Pas debatit të fortë më avokatin Idajet Beqiri, Kalaja hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio emisionit ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj. Kalaja: Unë edhe mund të largohem nëse do më ndërpresësh. Bëra një saktësim Beqiri: Unë s’u largova kur me ndërpreve ti. Unë e pranoj debatin Kalaja: Unë nuk kam frikë që ju reagoni, por ato po, jo shkoni e thoni atje te familja juaj ke pragu i shtëpisë tënde. Beqiri: Jam i bindur që ata që më shohin në debat…

Read More