Author: tirana

Elvis Pupa ka konfirmuar lajmet se ai do të bëhet pjesë e Big Brother VIP. Përmes një videoje në Instagram nga Australia, Elvisi shprehet se po hyn në shtëpinë e famshme vetëm për të sjellë pozitivitet me humorin e tij e jo për të fituar apo për të bërë sherre. Ai i bën thirrje publikut të vazhdojë të votojë të preferuarin e tyre sepse vetë Elvisit nuk i intereson fitorja, por t’ja kalojë sa më mirë brenda shtëpisë ku pritet të sjellë humor e batuta të shumta.

Read More

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Fieri tha se pas SHBA dhe Britanisë së Madhe, gjasat që edhe Bashkimi Europian ta shpallë ‘Non Grata’ Sali Berishën për korrupsion dhe minim të demorkacisë janë të mëdha. “I vetmi që duhet të kërkojë vrimë kur të futet në këtë moment është Berisha, në Amerikë dhe Angli, as noti nuk e ndihmon. Siç po duhen bathët, edhe BE është në procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ për korrupsion të lartë. Berisha ka 33 vite që saboton interesat kombëtare të shqiptarëve”, tha Balla. Sa i përket dyshes, Berisha-Meta, Balla tha se…

Read More

Paralajmërimi për dyfishim të çmimeve për pajisjen me patentë për drejtimin e automjeteve, ka bërë që prej disa ditësh në Poliklinikën e qytetit të Korçës të krijohen radhë nga persona që duan të regjistrohen në kurse duke përfituar nga çmimet ekzistuese. Më të shumtë në numër kanë qënë të rinjtë, të cilët kanë qëndruar për orë e ditë në radhë. Ndërsa më parë çdo ditë bëheshin rreth 2-3 regjistrime të reja, pas deklaratës për rritjen e çmimit për kursin teorik dhe praktik ka patur rreth 30 aplikime në ditë pranë autoshkollave. Pak ditë më parë Shoqatat e Autoshkollave, Drejtoria e…

Read More

Në rast se po mendoni të zyrtarizoni lidhjen tuaj dhe të hidhni hapin tjetër, mund të jeni të interesuar të dini se cilën datë dasme duhet të shmangni. Duke u bazuar te një sërësh ngjarjesh kozmike, 9 Gushti është dita më e keqe për t’u martuar këtë vit, astrologjikisht. Disavantazhi më i madh në atë ditë do të jetë Venusi retrogradë. Në astrologji, Venusi është planeti përgjegjës për dashurinë dhe marrëdhëniet, kështu që është gjithmonë një ide e mirë të vlerësoni Venusin para se të merrni një vendim të madh. Me Venusin retrogradë nga 22 Korriku deri më 3 Shtator…

Read More

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 47 vjeçarin Majdiel Husa, i cili akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza. Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. 47 vjeçari ka deklaruar se me Tahirin ishin njohur në komisariatin e Rinasit, më datë 1 shkurt kur ishin kthyer deportiv nga Gjermania. Ai thotë se pasi kanë dalë nga komisariati, kanë shkuar në shtëpinë e tij në Laprakë, ku kanë konsumuar drogë të llojit kokainë dhe heroinë. Husa ka deklaruar se Elton…

Read More

Një i ri ka rënë në pranga pasi akuzohet si hajdut i një zyre në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. 33-vjeçari kishte vjedhur gjatë natës “Më datë 25.02.2023, në rrugën “Ali Demi”, gjatë natës, është vjedhur një shumë parash, në një zyrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Ancelotti ka treguar se do të vazhdojë të jetë teknik i “galaktikëve”, të paktën deri në përfundim të kontratës, e cila skadon verën e vitit të ardhshëm. “Mendoj se do të vazhdoj të jem trajner i Realit. Jam mjaft i qetë, kam një kontratë e cila skadon në qershor 2024 dhe tani kam vetëm një gjë për të bërë: të fitoj ndeshje”,- është shprehur Ancelotti, gjatë konferencës për shtyp.

Read More

Aktivistja konservatore shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari vazhdoi të kritikonte ashpër kreun e “Foltores” dhe ish-bashkëpunëtorin e saj Sali Berisha për bashkëpunimin me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në lëvizjen për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Në një status në rrjetet sociale, Kokalari kundërshtoi propozimin e ish-kryeministrit për të marrë pushtetin me dhunë, duke e konsideruar metodë të prapambetur. Aktivistja beson se vetëm gara elektorale mund ta çojë PD dhe opozitën në pushtet. Në profilin e saj në Facebook, Evi Kokalari i drejton 5 këshilla Berishës për të realizuar ndryshimin e pushtetit: Nëse Berisha vërtet do ta fitojë…

Read More

Në 1-vjetorin e sulmit rus në Ukrainë, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh ditën e djeshme se fronti mes Ukrainës dhe Rusisë është më shumë se një luftë mes dy ushtrive apo dy shteteve. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Basha tha se kjo luftë është fronti mes demokracive dhe autokracive. Gjithashtu ish-kreu i PD foli dhe për rrezikun rus në Ballkanin Perëndimor. Basha tha se të gjitha vendet janë të rrezikuara nëse nuk përmbyllet me sukses dhe meritë procesi i integrimit. “Potenciali destruktiv i Rusisë në rajon mbetet shqetësues, sidomos kur autokratët që sundojnë e aspirojnë në…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të Shtunë një takim me strukturat e PD-së në Tepelenë. Në fjalën e tij drejtuar demokratëve, Berisha u shpreh se për revolucionin duhet që kandidatët të jenë fitues në Tepelenë, Përmet, Këlcyrë e Gjirokastër. “Përulem me nderim të madh para secilit prej jush në këtë përpjekje të dytë të madhe, ku po përballemi me monizmin e dytë, të vendosur në Shqipëri nga një grup i rilindjes! E vërteta është se ky grup nuk ka asnjë interes shoqëror apo kombëtar. Ata kanë vetëm një interes: pasurimin e shfrenuar në kurriz të çdo…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë ka vendosur të thurë lavde për Berishën për rrugën e Kukësit. Meta u shpreh se Rama aso kohe ka qenë kundër ndërtimit të kësaj rruge. “Një falenderim për PD për procesin e primareve, që na bën nder dhe ne që ta mbështesim. Për një fitore të pa diskutimeshme. Kur erdha këtu më pyetën a u lodhe, po si mund të lodhem me këtë rrugë? Një falënderim i takon Berishës, mbaj mend atëherë që Rama ishte kundër atë kohë. Tani më kujtohet sesi i bëjnë lekët rrushë e kumbulla për rrugë që mezi rregullohen.”- thotë Meta.

Read More

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në vendin e quajtur “Tre Urat” në Grabjan të Lushnjës. Një triçikël është përplasur me një automjet “Volsvagen”, ndërkohë që nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, çifti i bashkëshortëve Ardia dhe Lumturie Meçani. Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes ku po marrin trajtimin mjekësor. Ndërkohë policia në vend ngjarje po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Dyshohet se shkak i tij është mosrespektimi i rregullave në qarkullim si pasojë e shpejtësisë. Drejtuesi i motoçiklit ka pasur ngarkesë me plastika dhe plasmase, çka nuk i…

Read More