Author: tirana

Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese, parashtrimet për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga posti. Kurse një ditë më parë, ishte Presidenca që dërgoi parashtrimet në Gjykatën Kushtetuese. “Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t’u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal. Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e…

Read More

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në raportimin e tij të përvitshëm në Kuvend, këtë të enjte u ndërpre disa herë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Pavarësisht ndërhyrjeve të shpeshta të Bardhit i cili u ndëshkua me masën përjashtim nga seanca, Gajda në fillim të fjalës së tij, u përqëndrua te debati për projektligjin e barazisë gjinore. Ai tha se projektligji është keqkuptuar, pasi sipas tij, nuk krijon gjini të reja, por vetëm përforcon edukimin dhe informimin për barazinë gjinore. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi vendosi që të përjashtojë nga seanca Bardhin. ”Ju lutem uluni…

Read More

Ilir Meta do të vijojë që të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e presdientit të Partisë së Lirisë kundër Gjykatës së Posaçme të Apelit. Meta qëndron në qeli prej një viti, dhe i kërkoi Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që refuzuan lirimin e tij. Dosja ndaj Metës dhe të bashkëpandehurve të tjerë, ku ish-presidenti akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme.

Read More

Taulant Balla nga Partia Socialiste dhe Jorida Tabaku nga Partia Demokratike, do të jenë bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetja Bora Muzhaqi kanë depozituar në Parlament disa ndryshime në ligjin “Për rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit në Bashkimin Europian”, mes të cilave parashikohet një mënyrë e re për drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Sipas këtyre ndryshimeve, Këshilli Kombëtar i Integrimit drejtohet nga bashkëkryetari dhe bashkënënkryetari i delegacionit shqiptar në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociim; poste këto që mbahen nga Taulant Balla dhe Jorida Tabaku. Sipas ligjit aktual Këshilli…

Read More

Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci tragjik nga atentati mafioz i ndodhur më 8 shtator në një lokal në qendër të Shkodrës. Këtë të enjte inspektorët që arrestuan autorin e masakrës, janë nderuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci shkruan që efektivët treguan profesionalizën, guxim dhe përkushtim. ”Vlerësim i merituar për efektivët e Policisë së Shkodrës që arrestuan autorin e masakrës në lagjen “Qemal Stafa”. Inspektorët Samet Qotaj, Arlind Mehmeti, Rigers Sekja, Kristi Koçeku, Izmir Lamkollari dhe Xhuljo Hafëzi u nderuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në…

Read More

Deputeti i PD-së dhe nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj nga salla e Parlamentit këtë të enjte ka denoncuar mazhorancën në seancën e kësaj të enjte të Parlamentit. Në fjalën e tij, ai u shpreh ndër të tjera se Partia Socialiste po tenton të marrë peng opozitën dhe u ndal te zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar sërish si farsë elektorale. ”Prandaj ne jemi këtu për të mos heshtur! Për të kujtuar çdo ditë se parlamenti nuk është pronë e mazhorancës, por është themeli i Republikës. Dhe kjo Republikë nuk do bëhet monarki obskurantiste. Nuk do të përvetësohet. Nuk do…

Read More

Pas shumë dilemash dhe diskutimesh, Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të enjte kërkesën në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale. Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në 5 bashkitë e vendit si ajo e Matit, Vlorës, Cërrikut, Beratit dhe Tepelenë. Ato do të mbahen në datën 9 nëntor. Për Tiranën procesi është pezulluar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Read More

Forca e Sigurisë e Kosovës e konfirmoi të enjten se pjesëtarë të saj me disa automjete janë futur gabimisht në veri të vendit, pasi e kishin ngatërruar drejtimin e lëvizjes. FSK e cila duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë për të lëvizur në këtë pjesë të vendit – tha se incidenti ndodhi rreth orës 10:30 të së enjtes, gjatë lëvizjes së konvojit nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë. Më herët, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesëtarë të FSK-së “e humbën…

Read More

Deputeti i PS-së, Ardit Bido ka bërë një reagim publik pas akuzave për shpifje nga ana e kreut të PD-së, Sali Berisha. Ai tha se Berisha, bën ose nuk dëgjon se çfarë thonë deputetët e tij. Bido shtoi se nga Kuvendi u largua për arsye të një fatkeqësie familjare. “Doktori i bllofeve nuk dëgjon as të vetët. Për shkak të një fatkeqësie familjare, mu desh të largohem nga seanca e Parlamentit dhe nuk pata mundësi t’i bëja replikë Berishës, i cili nuk dëgjon më as kolegët e vet dhe i djeg nën kësulë, pa kuptuar as për kë flitet. Në…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën me dije se ”Rruga e Kombit”, do të jetë pa pagesë për 24 orë ditën e premte. Nesër, ora 17:00 në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë do të zhvillohet mitingu për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës. ”Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor”, shkruan Balluku në rrjete sociale. “Liria ka emër-Drejtësi për çlirimtarët”, bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës”, theksoi ajo. Protestë e ngjashme e organizuar nga veteranët e UÇK u…

Read More

Sali Berisha thotë se Edi Ramën e detyruan të mos marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare që do të zhvillohet në Tiranë në mbështetje të UÇK-së. Sipas tij, kreu i qeverisë kishte përgatitur një orë fjalim, por e detyruan të tërhiqej. “Rama nuk do të marrë pjesë. E detyruan të mos marrë pjesë. Nuk e them kush. E detyruan dhe të jeni të sigurt kishte përgatitur fjalim një orë. E detyruan të tërhiqej, kishte përgatitur një fjalim të gjatë tani ka kaluar në stilin e kubanëve”, tha Berisha. Teksa shprehu mbështetjen ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës, Berisha theksoi se Rama i…

Read More