Dy mjekë janë marrë të pandehur për shkak të një ngjarje të rëndë të ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni”. Pas hetimeve rezultoi se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale “Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin…
Author: tirana
Moti i keq ka sjellë reshje shiu, pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Në Vlorë është njoftuar ndalimi i mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit. Kjo masë është marrë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur pranë Rinasit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 26-vjeçari Fabjo Arifaj. Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se është shpallur në kërkim një 32-vjeçar, Grisjan Latifaj i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 26-vjeçari, ky i fundit ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Gjithashtu nga autoritetet është arrestuar vëllai i 32-vjeçarit, pasi në banesë iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme. Ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në…
Pas debatit të gjatë në parlament, Greqia ka miratuar një ligj të ri që lejon punonjësit të punojnë deri në 13 orë në ditë, raporton tgcom24. Qeveria konservatore e ‘Demokracisë së Re’ e përshkruan këtë vendim si një reformë që synon të ofrojë “punë të drejtë dhe fleksibël për të gjithë”. Nga ana tjetër, sindikatat e vendit e kanë cilësuar masën si një legalizim të “skllavërisë së paguar. Ligji i ri, i nënshkruar nga ministrja e Punës Niki Kerameos, parashikon që punonjësit në sektorin privat mund të punojnë deri në 13 orë në ditë për të njëjtin punëdhënës, në mënyrë…
Një 62-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi kishte fshehur mbi 7 kg kanabis me qëllim shitjen. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale B.Z., rezulton me precedent penal për disa vepra penale. Njoftimi: Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Kishte fshehur në banesën e tij, në fshatin Vinjoll, 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, arrestohet 62-vjeçari. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas e posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në doza. I arrestuari, me precedent për disa vepra penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të…
Kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE) kanë shënuar tkurrje të fortë gjatë pjesës së parë të këtij viti. Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në janar-korrik kishte gjithsej 3100 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare në BE nga shtetasit shqiptarë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto kërkesa kanë rënë me 28%. Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 7200, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar…
Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, këtë të premte në orën 17:00, do të zhvillohet protesta mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-krerët e UCK, ende po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Protesta organizohet me moton “Liria ka emër” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Tubimi është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe mbështetet nga shoqata të ndryshme të ish-luftëtarëve, si dhe qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora. Në shenjë solidariteti me pjesëmarrësit, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, një ditë më parë, njoftoi se Rruga e Kombit do të jetë…
Sipas Bankës Botërore, pothuajse 700 milionë njerëz në mbarë botën klasifikohen si të tillë që jetojnë në varfëri ekstreme, duke mbijetuar me më pak se 2.15 dollarë në ditë për person, transmeton Anadolu. OKB-ja shpalli 17 tetorin si Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë në një rezolutë të miratuar më 22 dhjetor të vitit 1992. Për çdo vit, OKB-ja organizon ngjarje dhe konferenca të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin global rreth varfërisë dhe për të mobilizuar përpjekjet ndërkombëtare për ta luftuar atë. Tema e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë është dhënia fund e keqtrajtimit shoqëror dhe…
Lorenc Lugja, 38-vjeç është arrestuar nga policia e Lezhës pasi vodhi një automjet. Ngjarja u raportua në lagjen “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
I gjithë vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të dendura të shiut, të cilat do të vijojnë gjatë gjithë ditës. Temperaturat këtë mëngjes regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi deri në 22 m/s, duke krijuar në dete dallgëzim të forcës 5 ballë.
Dashi Ditë shumë e veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Marsi do provokojnë fantazinë dhe pasionin ndërmjet jush. Shfrytëzoni çdo sekonde. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë më shumë sesa aq. Gjithsesi do ndihen mire. Në planin financiar do realizoni projekte interesante të cilat do e stabilizojnë situatën. Demi Duhet me patjetër ta largoni rutinën nga jeta në çift gjate kësaj dite sepse përndryshe situata mund te behet edhe me delikate. Beqarët do fillojnë një etapë të re akoma më të bukur nga ajo që kanë kaluar. Shume gjëra do jenë…
Kandidati i opozitës për Tiranën, Florjan Binaj ka ndarë videomesazhin e parë, ku i dërgon një mesazh banorëve të kryeqytetit. ”Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime”,-thotë Binaj. Nga ana tjetër, ai u bën thirrje qytetarëve që gjatë votimeve të reflektojnë për të ardhmen dhe të zgjedhin rrugën e ndryshimit, “larg korrupsionit, betonizimit dhe patronazhistëve”. “Kemi dy rrugë përballë: korrupsionin dhe betonin, ose ndryshimin me njerëz të ndershëm dhe profesionistë,” shprehet Florjan Binaj. “Ju ftoj të bëhemi bashkë për ndryshimin. Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën,” përfundon mesazhin e tij kandidati që mbështetet nga…