Author: tirana

Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar protestës në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, duke thënë se ata duhet që të qëndrojnë të fortë pasi sipas tij do të marrin lirinë shumë shpejt. ”Unë besoj në drejtësi, besoj në liri dhe besoj se ata janë të pastër, besoj në pastërinë e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata duhet që të qëndrojnë të fortë sepse do të lirorohen shumë shpejt”, tha ai.

Read More

Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj ndodhet në protestën në mbështetje të luftës së UÇK-së që po mbahet në Tiranë, përkundër vendimit të kolegëve të tij demokratë për të mos qenë prezentë atje. Ai tha se ka marrë pjesë në protestë si deputet i Vlorës dhe i gjithë zonës së Labërisë. “Liria ka një emër, UÇK. Liria ka një emër, Hashim Thaçi. Gjykata për fat të keq po e ndërton gjithë fabulën e saj në bazë të bashkëpunëtorëve të UDB-së së dikurshme të serbëve. Ne duhet të jemi të gjithë me UÇK, me Hashim Thaçin, me Kadri Veselin, Me Jakup Krasniqin,…

Read More

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka mbërritur në sheshin “Skënderbej” në protestën për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Pranë tij shihet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Read More

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ndodhet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të mbështetur babain e tij dhe liderët që po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë. Ai është parë krah kreut të grupit parlamentar të PS-sl, Taulant Ballës. Një protestues ka shkruar me një pankartë interesante. Aty shkruhet se Gjykata Speciale është raciste dhe serbo-rusë. Gjithashtu bëhet thirrje për mos të bëhet barazim me viktimës me agresorin barbar. ”O të vdesim o të rrojmë, çlirimtarët t’i lirojmë! Gjykatë raciste serbe-ruse! Stop barazimit të viktimës me agresorin barbar”.

Read More

Mijëra shqiptarë janë bashkuar për një qëllim në Sheshin ”Skëndërbej”, drejtësi për UÇK-në dhe për liderët që po mbahen padrejtësisht në burgosur në Hagë. Kjo është protesta e tretë, pasi e para u mbajt në Hagë, e dyta në Prishtinë dhe sot në Tiranë. Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është bashkuar protestës në mbështetje për ish-krerët e UÇK, që po zhvillohet në ”Sheshin Skënderbej”. Për mediat ai tha se kjo protestë nuk është politike. Sakaq, Manja i bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj proteste. ”Kjo nuk është një protestë politike, është protesta e shqiptarëve, kush ka…

Read More

Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke sqaruar se ai nuk ka qenë asnjëherë pedagog, as i brendshëm dhe as i jashtëm, por ka qenë i angazhuar si kërkues shkencor në periudhën 2013–2018. Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) pranë…

Read More

Erion Veliaj ka treguar mbështetjen për protestën që pritet të nisë në sheshin ”Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në një foto ku shihet me Hashim Thaçin, Veliaj thotë se është me mendje e zemër me të gjithë ata që do protestojnë sot në Tiranë. ”Një padrejtësi diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo. Për mikun tim e të Tiranës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të gjithë sot në sheshin Skënderbej. Jam aty me mendje dhe me zemër me të gjithë ju”, shkruan Veliaj.

Read More

Sheshi ”Skëndërbej” ka filluar të mbushet nga protestuesit. Me flamuj të UÇK-së në duar, protestuesit janë mbledhur në shesh, teksa nuk kanë munguar as fotot. Protesta pritet të nisë deri në orën 17:00, teksa raportohet për pjesëmarrje të madhe në tubimin e sotëm. ”Thirrja jonë për gjykatën Speciale është ti lirojnë bijtë e shqiptarëisë, përndryshe ne i llogarisim Evropën armik të shqiptarëve. Tani po dihet se gjykata në Hagë është një gjykatë e krijuar për të dënuar UÇK. Dëshira jonë është më liru luftëtarët e lirisë, Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin”, thanë disa nga protestuesit.

Read More

Në ”Sheshin Skëndërbej” në Tiranë çdo moment e më shumë po mblidhen qytetarët që do të mbajnë një protestë pro UÇK-së dhe liderëve që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Me pankarda në duar studentët nga Kosova po qëndrojnë në sheshin ”Skëndërbej”. ”UÇK, UÇK, Hashim Thaçi. O Hashim ti ku je krejt krejt studentët këtu i ke”, thonin ata.

Read More

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu do të jetë opozitari i vetëm që do t’i bashkohet tubimit pro UÇK-së. Ai tha se ka qenë konstant në mbështetjen e tij për Kosovën dhe se gjatë historisë ka treguar se ruan një raport të ngushtë me shumë figura të UÇK-së. I pyetur nëse e ka diskutuar me Sali Berishën vendimin e tij për t’iu bashkuar tubimit, Mediu tha se ka mirëkuptimin e kreut të Partisë Demokratike. ”Unë kam marrë një pozicion që në raportet e mia politike por dhe personale do të jem sot në atë tubim i cili organizohet për mbështetjen e…

Read More

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka komentuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes në tubimin e organizuar në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha protesta është më shumë një mesazh simbolik për bashkësinë ndërkombëtare, por nuk mjafton për të sjellë ndryshim real. “Nuk është një protestë që e bën ndryshimin. Duhet përpjekje e përditshme. Mbrojtja e luftës së drejtë të UÇK-së bëhet me diplomaci, jo vetëm në sheshe”, theksoi ai. Maqedonci shtoi se qysh nga dita e miratimit të Gjykatës Speciale, është vërejtur një qasje e njëanshme, e cila ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta…

Read More

Në orën 17:00 do të mbahet protesta për UÇK-në dhe liderët që po ndahen në Hagë. Nga ana tjetër ka nisur grumbullimi i protestestuesve në sheshin ”Skënderbej” në Tiranë. Qytetarë të shumtë të Shqipërisë e Kosovës, janë bërë bashkë duke kërkuar liri për çlirimtarët. Me flamuj kombëtar, të UÇK ka nisur grumbullimi i tyre në shesh, për protestën e njoftuar në orën 17:00. Gjithashtu edhe në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, makina me flamurin kombëtar e thirrjet UÇK kanë nisur të dëgjohen.

Read More