Përplasja me Niko Peleshin, që më pas çoi në mbylljen e seancës plenare të së enjtes, mund t’i kushtojë Gazment Bardhit 30 ditë përjashtim nga punimet parlamentare. Komisioni i Etikës do të mblidhet të hënën në orën 09:30 për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve, që kërkojnë ta lënë Bardhin 1 muaj jashtë Kuvendit për shkak se ofendoi kryeparlamentarin Niko Peleshi. “Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare”, thuhet…
Author: tirana
Pylli i Sodës është kthyer në një vend jo të sigurtë për të qarkulluar me mjet. Kjo për shkak të pemëve të llojit pishë, të dëmtuara ndër vite të cilat rrëzohen përtokë nga momenti në moment. Një tjetër rast ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, ku një pishë ka rënë në segmentin rrugor që lidh Vlorën me Nartën dhe Zvërnecin. Në Pyllin e Sodës ndër vite kanë munguar projektet për pastrimin e pyllit nga drurët e dëmtuar apo ata që rrezikojnë të bien. Kjo gjë ka bërë që dhjetëra pemë të bien çdo muaj duke u kthyer në rrezik…
”Nuk jam më e reja, por jam e fortë, e gjallë dhe ende seksi”,-tha Bianca Balti dhe u bë zëri i grave që kanë mbijetuar nga kanceri, pas refuzimit të saj nga Victoria’s Secret. Pas gjashtë vitesh pauzë, sfilata e Victoria’s Secret është rikthyer në skenë, por shkëlqimi i saj u zbeh nga letra e hapur e modeles italiane Bianca Balti. Bianca kishte dëshiruar të ecte në pasarelë në emër të të gjitha grave që po luftojnë me kancerin, por kërkesa e saj u refuzua. Letra e saj, e publikuar në kanalin e saj Substack, është bërë simbol i guximit,…
Nuk ka qenë një takim i lehtë ai mes Trump dhe Zelensky. Askush nuk ka ngritur zërin, por Trump ka qenë i ashpër, sipas një burimi të faqes Axios. Trump thuhet se ka bërë disa “deklarata të forta gjatë takimit dhe në disa momente situata është bërë disi emocionale”. Zelensky nuk ka marrë raketat me rreze të gjatë Tomahawk dhe as armë të tjera që kishin kërkuar ukrainasit. Pas dy orësh e gjysmë, Trump e ndërpreu papritur takimin: “Mbaruam, të shohim çfarë do të ndodhë javën e ardhshme.” Më pas u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe u drejtua për…
Princi Andrew heqë dorë nga të gjithë titujt dhe nderimet mbretërore pas skandalit që lidhet me marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein. Ish-Duka i York-ut, 65 vjeç, ka konfirmuar nëpërmjet një deklarate zyrtare se nuk do të përdorë më asnjë titull mbretëror, përfshirë edhe atë të Dukës së York-ut, që iu dha nga Mbretëresha Elizabeth II në ditën e dasmës së tij me Sarah Ferguson, më 23 korrik 1986. Ai ka hequr dorë gjithashtu edhe nga posti në Urdhrin e Garter, kalorësia më e lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Mbreti ashtu edhe Princi i Uellsit kanë shprehur dëshirën që Andrew…
Burg pa afat është masa e arrestit e dhënë për Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi. Ka qenë prokurorja e çështjes Blerina Musabelli ajo e cila ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetëdorëzimin e Kamber Sulçes dy ditë më parë në organin e akuzës. Më pas avokati i Sulçes i ardhur nga Vlora, Arsenal Zotaj ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetëdorëzimit të…
Është shuar i riu që u përfshi në aksidentin e rëndë të 6 shtatorit, në orët e vona të mbrëmjes, në zonën e Fushë-Dukatës. Ai mbeti i plagosur rëndë në përplasjen mes dy automjeteve, kishte kaluar një periudhë të gjatë trajtimi në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pas daljes nga spitali, ai kishte zhvilluar infeksione në plagët e marra gjatë aksidentit, gjë që e çoi në përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes urgjente mjekësore dhe transportimit të tij sërish drejt spitalit, i riu nuk ka mundur të mbijetojë. Policia bëri me dije se nën hetim është vënë drejtuesi…
Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator, mëngjesin e kësaj të shtune ka mbërritur para Gjykatës së Gjirokastrës. Gjykata është rrethuar nën masa të forta sigurie, ndërsa prezentë janë 22 policë. 48-vjeçari i shpallur në kërkim u vetëdorëzua në Prokurori dy ditë më parë dhe nuk dihet nëse e ka pranuar autorësinë e vrasjes. “Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti”, ka thënë ai në Prokurori. Ai gjithashtu ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin si dhe lejen që dispononte. Ai nuk ka pranuar të japë…
Ashtu si çdo vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të ndodhë të dielën e fundit të tetorit. Këtë vit, ndryshimi do të bëhet në mëngjesin e së dielës, më 26 tetor. Në orën 04:00, akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar përsëri 03:00. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë për të gjithë. Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si pjesë e një politike të përbashkët për kursimin e energjisë. Megjithatë, debati për heqjen e këtij sistemi është ende i hapur dhe, ndonëse është diskutuar prej vitesh, nuk…
Një vit pasi Italia hapi qendrat për refugjatët në Shqipëri, ku synohet të strehohen njerëzit e ndaluar në det, qendrat e kontestuara ligjërisht janë pothuajse bosh. Disa organizata joqeveritare kanë kritikuar kushtet e jetesës brenda qendrave, ndërsa gjykatat italiane kanë bllokuar disa përpjekje për dëbimin e migrantëve në Shqipëri. Përderisa Bashkimi Evropian po diskuton për mundësinë që të krijojë “qendra të kthimit”, Qeveria italiane e ekstremit të djathtë është zotuar se do të dërgojë migrantë në qendrat jashtë, në Shqipëri. “Shumë shqetësuese” Më 16 tetor 2024, dy qendra u hapën në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër, në veri të…
Dje më 17 tetor, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u mbajt protesta e madhe në mbështetje të komandantëve të UÇK-së që mbahen në paraburgim në Hagë. Mes mijëra protestuesve ishte edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistëve të njohur shqiptarë të Kosovës Taulant dhe Granit Xhaka. Ragip Xhaka, një ish i burgosur politik dhe aktivist për çështjen kombëtare, njihet si emigrant dhe politikan i Partisë Demokratike të Kosovës ne Zvicër. Zëri i mijërave qytetarëve që u mblodhën pasditen e së premtes në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë bëri jehonë ndërkombëtare. Mediat e huaja si Associated Press, The…
Sulmuesit e ekipit kuqezi vijojnë që të jenë në formë të shkëlqyer edhe pas angazhimeve me fanellën kuqezi. Rey Manaj dhe Jasir Asani kanë gjetur sërish rrugën e rrjetës me skuadrat respektive, duke konfirmuar momentin e tyre të mirë. Rey Manaj ka shënuar me klubin e tij Al Sharjah. Sulmuesi lushnjar realizoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra, duke vulosur suksesin e skuadrës në ndeshjen e kampionatit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në të njëjtën valë pozitive është edhe Jasir Asani, i cili vazhdon të jetë protagonist me Esteghlalin në kampionatin iranian. Sulmuesi anësor shënoi golin e…