Author: tirana

Në zemër të Elbasanit, aty ku dikur muret e vjetra mbartnin pluhurin e kohës, tashmë kanë marrë frymë të re. Bashkia e qytetit ka nisur një projekt për t’i dhënë jetë mureve duke i kthyer ato në hapësira arti që flasin me gjuhën e ngjyrave dhe simboleve. Piktori Gazmend Xhaferri ka realizuar një pikturë murale monumentale, ku janë përfshirë objektet më të njohura dhe ikonike të Elbasanit, duke e kthyer këtë hapësirë publike në një “muze të hapur” për këdo që kalon, qoftë qytetar apo vizitor. Piktura murale pasqyron histori, kulturë dhe traditë në një mënyrë të qartë dhe të…

Read More

SPAK po kërkon oficerë të tjerë për të hetuar. Në kohën kur ende është gjetur se kush do ta drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit, konkurset për staf ndihmës në prokurorinë e posaçme janë në kulmin e tyre. Me një garë të hapur për hetues financiarë të cilët do t’i nënshtrohen testit të radhës këtë të enjte, një thirrje e dytë apelon për 10 oficerë të policisë gjyqësore. Mes tyre, njëri duhet të vijë nga Antiterrori, 2 nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 2 nga Doganat, një tjetër nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe nga Policia Kufitare.Mes fituesve kanë të drejtë…

Read More

Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, ka vijuar edhe këtë të shtunë stakimet me qytetarët në kryeqytet, pjesë e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale. Gjatë takimeve, Manastirliu është takuar me qytetarë të ndryshëm, duke dëgjuar nga afër edhe shqetësimet dhe nevojat që ata mund të kenë. Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga takimet e Manastirliut me qytetarët të cilët ndër të tjera i kanë uruar edhe sukese për këto zgjedhje. “Ogerta për Tiranën”, shkruan Rama krah videos.

Read More

Një protestë e planifikuar kundër Presidentit Donald Trump ka nisur në New York City, e para nga më shumë se 2,500 tubime të organizuara në të gjithë SHBA-në të shtunën. Mijëra njerëz kanë mbushur tashmë Times Square për eventin e organizuar nga No Kings, një koalicion grupesh me prirje të majta. Demonstratat nën flamurin e tyre në qershor tërhoqën mbi pesë milionë njerëz në të gjithë vendin dhe ishin kryesisht paqësore. Guvernatorët republikanë në disa shtete amerikane kanë vendosur trupat e Gardës Kombëtare në gatishmëri, por nuk është e qartë se sa e dukshme do të jetë prania ushtarake. Protestat…

Read More

Qeveria e Hamasit në rripin e Gazës, ka bërë një deklaratë këtë të shtunë përmes së cilës akuzon Izraelin se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit, në fuqi që nga 10 tetori 47 herë, me sulme kundër civilëve që kanë rezultuar në vdekjen e 38 personave. “Izraeli ka kryer një sërë shkeljesh serioze dhe të përsëritura që nga njoftimi i përfundimit të luftës në Rripin e Gazës, për një total prej 47 shkeljesh të dokumentuara deri më sot, në shkelje flagrante dhe të qartë të vendimit të armëpushimit dhe normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, thuhet në deklaratë. Qeveria e Gazës…

Read More

Policia greke ka sekuestruar 42 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Oficerët e policisë të Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Kastorias, arrestuan 4 shtetas, përfshirë një grua 26-vjeçare dhe tre burra, të moshës 24, 29 dhe 44 vjeç, të gjithë grekë për trafik droge dhe mosbindje. Konkretisht, në kuadër të veprimeve të synuara për të luftuar importin dhe trafikimin e narkotikëve në vend dhe pas përdorimit të duhur të informacionit dhe një operacioni të koordinuar policor, oficerët e lartpërmendur të policisë tentuan të kryenin një kontroll në 2 makina, që lëviznin në një zonë…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mirëpriti tenorin e mirënjohur italian Andrea Bocelli, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Mediat njoftojnë se biseda ishte e përzemërt dhe madje gjatë saj Bocelli këndoi edhe një këngë, hitin e njohur botëror “Con te partirò”. Por për nder të Presidentit Amerikan, tenori këndoi versionin anglisht të “Time to say goodbye”.

Read More

Bangladeshi është vënë në gatishmëri të lartë pas një zjarri të madh që shpërtheu në zonën e ngarkesave të Aeroportit Ndërkombëtar Hazrat Shahjalal në kryeqytetin Dhaka. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar panik dhe ndërprerje të menjëhershme të të gjitha fluturimeve. Zjarrfikësit luftuan me flakët për më shumë se tre orë ndërsa sipas raportimeve të mediave lokale, disa pjesëtarë të forcave zjarrfikëse janë lënduar gjatë përpjekjeve për të vënë situatën nën kontroll. Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar, por autoritetet kanë nisur hetimet dhe kanë bërë thirrje për shmangien e zonës deri në një njoftim të dytë. Aeroporti…

Read More

Fizikani i njohur kinez, fitues i Çmimit Nobel, Chen Ning Yang ka ndërruar jetë në Pekin të shtunën. Ai ishte 103 vjeç. Universiteti prestigjioz Tsinghua, ku ai kishte studiuar dhe më vonë kishte dhënë mësim si profesor, tha në një deklaratë se Yang vdiq për shkak të një sëmundjeje, pa dhënë më shumë detaje. “Profesori Yang është një nga fizikantët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Ai ka dhënë kontribute revolucionare në zhvillimin e fizikës moderne”, thuhet në deklaratën e universitetit, duke vlerësuar gjithashtu kontributin e tij në shkencën dhe arsimin në Kinë. Chen Ning Yang fitoi Çmimin Nobel…

Read More

Analisti i njohur i çështjeve euroaziatike dhe Ballkanit, Janusz Bugajski, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur ish-drejtori në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj, i cili ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tij të afërt. “Jam i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë, Janusz Bugajski. Ai ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, autor i shumë veprave që ndikuan ndjeshëm në kuptimin tonë për rajonin, si dhe një mbrojtës i palëkundur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit”,…

Read More

23-vjeçari shqiptar, Hekuran Cumani u vra në parkingun e Fakultetit të Matematikës në Universitetin e Perugias. Mediat italiane shkruajnë se ai kishte mbërritur dje nga rajoni i Marche me një grup miqsh për të kaluar një mbrëmje në kryeqytetin e Umbrisë. 23-vjeçari jetonte në Fabriano. Ata vizituan disa bare dhe më pas përfunduan në ambientet e një lokali nate të quajtur “110 Caffè”, të vendosur përballë parkingut ku u vra. Në një moment të caktuar gjatë mbrëmjes, ata u takuan me një grup njerëzish, me sa duket të huaj, por banorë të Perugia-s, me të cilët u grindën jashtë klubit…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 75/9, në ngarkim të 33 të pandehurve: Franc Gergely alias Franc Çopja Hajdar Bako alias Hajdar Çopja: Mikael Qosja (Kamami) alias (Stefo), (Stefa) Talo Çela, Altin Ndoci, Arzen Mama, Eljo (Ervis) Bitri, Maksim Koçi, Dashnor Dumani, Ado Xhika, Arzen Hysa Çopja Xhimi Hoxha, Guri Biba, Leonardo Ramani, Ervis Daka, Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega) Altin Kamami, Martin Musaj, Agustin Çinari, Arben Lamçja, Arjan Ormenaj, Dorian Dyli, Maklen Mici, Bashkim Lika, Klajdi…

Read More