Author: tirana

5 fshatra të zonës së Rrëzës në Bashkinë Dropull kanë mbetur të izoluar, pasi ujërat e lumit Drino kanë nxjerrë jashtë funksionit urën e Glinës. Rreth 200 banorë shprehin shqetësimin për mungesën e shërbimeve bazë, ndërsa probleme janë regjistruar edhe në aksin Vrisera–Likomil, ku qarkullimi është vështirësuar. Ndërkohë, shtatë fshatrat e Pogonit vijojnë të jenë të izoluar për tri ditësh.

Read More

Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me 20 minuta, pasi siç tha kryetari i Komisionit, deputeti i PS-së Ulsi Manja që duhej pritur edhe ardhja e Oerd Bylykbashit nga rradhët e PD-së. Kjo duket se nuk i pëlqeu deputetes së PS-së Zegjine Çaushi, e cila kërkoi vijimin e mbledhjes, por u ndesh me reagimin e kreut të Komisionit. “Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki”, iu drejtua Manja deputetes së re të Fierit. Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur…

Read More

Këtë të premte Brunilda Mersini ka marrë zyrtarisht detyrën si kryebashiake e Vlorës. Ceremonia e betimit u mbajt në teatrin “Petro Marko” ku prezentë kanë qënë këshilltarët bashkiak socialistë teksa kanë munguar ata nga opozita. Në ditën e parë të punës, Mersini është pritur me protesta nga qytetarët e Vlorës, të cilët janë mbledhur përpara bashkisë për të protestuar kundër aksionit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), për lirimin e hapsirave publike. Ky aksion ka nisur që prej korrikut, ndërsa qytearët, kryesisht biznesmenët kanë qenë kundër, pasi janë prekur drejtpërdrejt të detyruar na ligji për të hequr tendat e…

Read More

E pyetur për zgjedhjet e 11 Majit, Komsionerja për Zgjerimin, Marta Kos, u shpreh se ato ishin të lira dhe të ndershme. Ajo u shpreh se është gjithmonë mirë kur jepen sugjerime për përmirësim dhe se kjo e ndihmon Shqipërinë drejt BE-së. “Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian”, u shpreh Marta Kos.

Read More

Reshjet e borës kanë detyruar autoritetet të mbyllin qindra shkolla në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, është raportuar për mungesë të energjisë elektrike. Shërbimi Meteorologjik ka lëshuar disa paralajmërime për motin, ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Më shumë se 100 shkolla janë mbyllur në verilindje të Skocisë. Rrugët me akull dhe reshjet e dendura të borës kanë vështirësuar lëvizjet e njerëzve, ndërsa shkollat nuk mund të hapen pasi mungon ngrohja. Në Uellsin Perëndimor, qindra shtëpi mbeten pa energji elektrike. Gjendja më problematike paraqitet në Anglinë Veriore. Deri më tani janë lëshuar tre paralajmërime të reja, pasi pritet që të vijojnë reshjet…

Read More

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Marta kos, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai u shpreh se në asnjë vend të Bashkimit Europian nuk mund të ndodhë që kryebashkiaku të merret nga zyra dhe të dërgohet në paraburgim pa gjyq. “Nuk bën vaki që në BE njerëzit të pezullohen nga funksionet. Nuk bën vaki në BE që kryetarët e Bahskisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg pa gjyq dhe të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë. Nuk bën vaki në BE që siç e…

Read More

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, në konferencën për mediat me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të Samitit në Tiranë, deklaroi se Plani i Rritjes është histori suksesi. Kos deklaroi se rruga drejt BE-së nuk është e lehtë. Ajo i bëri thirrje udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, që të ecin përpara me reformat. Marta Kos: Përshëndetje miq. Tani jemi në mes të periudhës 4-vjeçare të Planit të Rritjes. Plani i Rritjes është shumë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, që vendet e BP të ecin përpara. Folëm për nevojën për të zgjeruar vetë nocionin e zgjerimit. Ne duam t’ju integrojmë në sa…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një ditë europiane për Shqipërinë mbajtjen e Samitit Growth Plan në Tiranë. Kreu i qeverisë zbardhi diskutimet teksa u shpreh se identiteti digjital do të jetë gati dhe do futet në jetën reale në fillim të vitit të ardhshëm. “S’do ketë më nevojë për ID dhe pasaporta sepse identifikimi do bëhet përmes celularit. Do të shërbejë për transaksione financiare, blerje përmes telefonit”, tha Rama. Edi Rama: Ishte një tjetër ditë europiane me plot kuptimin e fjalës për Shqipërinë dhe Tiranën, ku u mblodhëm për Samitin e Planit të Rritjes për BP, një tryezë që është ndërtuar për të…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot, 21 nëntor, në aktivitetin e organizuar nga Banka Botërore, për prezantimin e raportit “Shqipëri-Rishikimi i Financave Publike: Forcimi i qëndrueshmërisë fiskale për një ekonomi më rezistente dhe zhvillimin njerëzor”. I pranishëm në këtë event ishte dhe shefi i zyrës së BB në Tiranë, Massimiliano Palucci. Në fjalën e tij, Ministri Petrit Malaj theksoi rëndësinë e raportit të hartuar nga Banka Botërore, si një vlerësim të pavarur dhe gjithëpërfshirës të sistemit të financave publike të vendit tonë, e që do të mbështesë vendimarrjen e politikave në rrugën drejt integrimit në BE dhe përpjekjeve…

Read More

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka bërë të ditur se dy nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ende nuk kanë nisur të zbatojnë reformat e kërkuara në kuadër të Planit të Rritjes. Sipas raportimeve, këto vende janë Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, përkatësisht për shkak të mungesës së institucioneve efektive. “Jemi mbledhur sot për të vlerësuar progresin, për të parë çfarë ka shkuar mirë me Planin e Rritjes dhe në cilat fusha duhet të bëjmë më shumë. Janë kaluar dy vjet nga katër që zgjat implementimi i planit, dhe është momenti i duhur për të diskutuar së…

Read More

Ekonomia ka vijuar trendin pozitiv në administrimin e financave publike gjatë periudhës janar- tetorit 2025, me të ardhura që kapën shifrën e 628 miliardë lekë dhe shpenzime në nivelin 578,8 miliardë lekë. Referuar të dhënat të publikuara sot nga Ministria e Financave mbi treguesit fiskalë, të ardhurat totale për 10-mujorin 2025, arritën në rreth 628 miliardë lekë, një realizim në masën 99,7 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 37,7 miliardë lekë më shumë ose 6,4 % më shumë. Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën janar-tetor 2025,…

Read More

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Korridori VIII është një projekt kritik edhe për sigurinë në Europë, ndërsa është shndërruar në një korridor sigurie të NATO-s. Në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së”, Rama u ndal te fushat të cilat prek direkt me investime Plani i Rritjes për secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke u ndalur te infrastruktura, Rama veçoi projektin e Korridorit VIII, të cilën e cilësoi si shtylla kurrizore që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. “Infrastruktura ka të bëjë me ndërtimin e arterieve të Europës. Korridori VIII nuk është thjesht…

Read More