Author: tirana

Në vitin 2026 parashikohen të regjistrohen në kadastrën fiskale 2.5 milionë pasuri të paluajtshme që do të jenë subjekt i taksës së re për pasuritë e paluajtshme. Të dhënat janë bërë publike në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, të rishikuar”, i botuar në Fletoren Zyrtare. Kostoja për regjistrimin e pasurive të paluajtshme për vitin 2026 llogaritet në vlerën e 25,7 mln lekëve apo 10.2 lekë për çdo pasuri të paluajtshme të regjistruar. Numri i pronave të regjistruara parashikohet të mbetet i njëjtë edhe për vitet 2027 dhe 2028 sipas të dhënave…

Read More

Në Tiranë zhvillohet sot, samiti rajonal “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, zhvillimin e rajonit dhe afrimin me tregun e Bashkimit Europian. Takimi mbahet në Pallatin e Brigadave dhe nis në orën 09:30. Në samit merr pjesë edhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në Tiranë që nga dita e djeshme. Ajo ka zhvilluar një takim dhe një darkë pune me kryeministrin Edi Rama. Pas pritjes së liderëve në orën 09:30, samiti fillon zyrtarisht në orën 10:00. Fjalët hyrëse do t’i mbajnë kryeministri…

Read More

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se sot më 21 nëntor 2025, për Shqipërinë është një tjetër ditë mikpritjeje. Ai shprehet se në Tiranë do të mbahet Samiti i Planit të Rritjes, tryeza mes liderëve të BP dhe Komisioneres për Zgjerimin e BE-së Marta Kos. “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Groëth Plan “Our Pathëay to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshje shiu hera-herës me…

Read More

Në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 4” ka mbërritur droni i parë i këtij edicioni, dhe ai ishte dedikuar pikërisht për banorin Edi. Ky moment solli menjëherë reagime dhe emocione, duke krijuar një atmosferë të veçantë te banorët. Droni që u shfaq mbi oborrin e shtëpisë, përmbante një mesazh surprizues për Eduardin, duke e bërë atë qendër të vëmendjes. Banorët e tjerë u mblodhën rreth tij, të entuziazmuar për të parë përmbajtjen e mesazhit. Ky gjest nga jashtë tregon se Edi po fiton mbështetje dhe pëlqim nga publiku, ndonëse ende janë në fazat e para të lojës.

Read More

Strukturat e ujitje-kullimit në qarkun Durrës po ndjekin nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të orëve të fundit, të cilat kanë sjellë vështirësi në argjinaturën e lumit Drojë, në Bashkinë Krujë. Nënprefekti i qarkut Durrës, Xhek Xheka, nënkryetarja e Bashkisë Krujë, Yllka Kukalaj, drejtori i Drejtorisë së Ujitje-Kullimit Durrës, Shpëtim Hidri, si dhe inspektorët e terrenit, kanë kryer inspektime të vazhdueshme në zonë për të vlerësuar situatën dhe për të garantuar ndërhyrjen e duhur. Drejtoria e Ujitje-Kullimit Durrës ka vendosur menjëherë në punë dy ekskavatorë me krah të gjatë, të cilët kanë punuar pa ndërprerje për stabilizimin e…

Read More

Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi i Shkallës së Parë që e dënoi me 18 vite heqje lirie për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi. Ky vendim shkaktoi tensione në gjyq dhe nuk u pranua nga familjarët e të ndjerit Stiven Toshkëzi. Nëna e të ndjerit tregon se çfarë ndodhi në sallën e gjyqit. Po ashtu familja e 20-vjeçarit hedh akuza ndaj sistemit të drejtësisë se kanë manipuluar të vërtetën dhe se po fshehin edhe dy autorët e tjerë Arbër Muratajn, djalin e Admir Muratajt dhe Ensi…

Read More

Një ish-police me origjinë shqiptare, fitoi 1 milion dollarë nga një gjykatë amerikane pas një padie kundër Departamentit të Policisë së Bostonit. Enxhi Qirici, 32 vjeçe pretendonte se ishte shkarkuar padrejtësisht dhe ishte bërë objekt i ngacmimeve seksuale dhe diskriminimit në punë. Ajo u largua nga policia në vitin 2019, pas dy incidenteve, ndërsa juria vendosi se largimi i saj nga puna nuk kishte lidhje me ngacmimet, por me paaftësinë në detyrë. Sipas padisë, shqiptarja u sulmua dhe u tall edhe për lidhjen e saj me një person me ngjyrë. Qirici kishte depozituar më parë një ankesë për diskriminim dhe…

Read More

Kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani dhe Presidenti i Amerikës, Donald Trump planifikojnë të takohen të premten në Shtëpinë e Bardhë, pas muajsh shkëmbimesh ofendimesh dhe sharjesh gjatë zgjedhjeve të fundit në qytet. Sipas mediave të huaja, Mamdani, një socialist demokrat 34-vjeçar, fitoi garën për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut në fillim të këtij muaji, duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo me nëntë pikë diferencë. Trump tha në një deklaratë se “kryebashkiaku komunist” kishte kërkuar takimin, i cili do të zhvillohej në Zyrën Ovale. Mamdani u tha gazetarëve të enjten se takimi do të përqendrohej në sigurinë publike, përballueshmërinë…

Read More

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj thotë se Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve është një nga elementët përmbyllës më të rëndësishëm të Kapitullit 27 të negociatave me BE, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, si edhe një shtyllë qendrore e reformës kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë mbi menaxhimin modern të mbetjeve, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve vendore, partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave mjedisore, Jaupaj theksoi se ky program vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Europian dhe GIZ Albania, duke i ofruar vendit një qasje tërësisht moderne dhe…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, mbi ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave. Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka bërë progres mbresëlënës. ”Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”, u shpreh ajo. Kryetari Peleshi nënvizoi angazhimin…

Read More