Author: tirana

Këtë të shtunë nis aktiviteti sportiv “Maratona Fan Run”, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ora 09:00 deri në orën 11:00. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e shtetit bëri publike planin e masave që parashikon devijimin e lëvizjes së automjeteve dhe linjave të transportit urban brenda kryeqytetit. Eventi më i madh sportiv do të zhvillohet të dielën më 19 tetor dhe do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit. Plani i plotë i masave të hartuara nga Bashkia e Tiranës Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen…

Read More

Moti këtë të shtunë parashikohet me vranët, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e qëndrës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut humbasin territor duke u përqëndruar në veri por me intensitet të ulët.

Read More

Dashi-Komunikimi me të tjerët arrin një kulm dramatik për ju gjatë dy javëve të ardhshme. Njerëz të tjerë do ta kundërshtojnë hapur pikëpamjen tuaj. Kjo është një kohë e mirë për ju që të jeni më të hapur dhe të kuptoni anën tjetër të medaljes. Demi-Qasja juaj e zakonshme e zgjuar, e qëllimshme dhe nganjëherë e ashpër dhe e distancuar mund të mos jetë metoda më efektive e komunikimit për disa javët e ardhshme. Në vend të kësaj, duhet të lidheni me emocionet e njerëzve. Duhet të kuptoni se nga vijnë ato. Binjakët-Një trend dyjavor fillon sot që me siguri…

Read More

Edhe pse PD nuk mori pjesë në protestën pro UÇK-së, një deputet ishte aty. Pasi theu urdhrin e Sali Berishës për të mos marrë pjesë në protestën në mbështetje të UÇK-së që u mbajt në Tiranë, deputeti demokrat Bujar Leskaj është fotografuar nën shoqërinë e “rivalëve” socialistë Ulsi Manja dhe Pjerin Ndreu. Ai shfaqet krah dy socialistëve dhe disa personave të tjerë. Më herët ai dha një koment për pjesëmarrjen e tij, dhe për protestën. “Liria ka një emër, UÇK. Liria ka një emër, Hashim Thaçi. Gjykata për fat të keq po e ndërton gjithë fabulën e saj në bazë…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku thotë se protesta tubim që u mbajt në sheshin ”Skëndërbej” për UÇK, erdhi nga shqiptarët si një veprim ngritje zëri, jo për politikë, por për kujtesë. ”Nën hijen e Skënderbeut, populli i Tiranës ishte mikpritës për shqiptarët e të gjitha trevave dhe ngriti zërin, jo për politikë, por për kujtesë, për ata që luftuan që kjo tokë të mos ketë më gjykata të padrejta dhe drejtësi të padrejtë. Kjo turmë është përgjigjja e një kombi që nuk harron, që nuk pranon që lufta e UÇK-së të gjykohet në sallat ku heshtet historia dhe shpallet faji…

Read More

Artistja e mirënjohur dhe e dashur nga publiku, Shkurte Fejza ishte e pranishme në protestën në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së në sheshin ”Skënderbej”. Ajo këndoi për të pranishmit këngën e saj të kthyer në hit, “Mora fjalë” dhe tha se liderët e UÇK-së po gjykohen padrejtësish në Hagë dhe për t’i mbrojtur ashtu siç ata mbrojtën shqiptarët. ”Është emocion. Janë të gjithë shqiptarë nga të gjitha trojet, shqiptarë nga të gjitha trevat gjenden këtu për të mbështetur luftëtarët e UÇK, heronjtë tanë, që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Për mua është një emocion i veçantë që gjendem këtu dhe…

Read More

Tirana u vesh këtë të premte për orë me radhë me ngjyrat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mijëra shqiptarë nga trojet u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, në protestën për mbështetje të UÇK-së dhe ish-liderëve të saj që mbahen në qelitë e Hagës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Mes protestuesve kishte familjarë të luftëtarëve të rënë në këtë luftë, ish-luftëtarë dhe vetë djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi. Ish-luftëtari i UÇK-së, Abdulla Veseli, ngriti akuza ndaj shqiptarëve që, sipas tij, kanë spiunuar dhe kanë çuar në Hagë 4 ish-komandantët e UÇK-së që sipas tij masakrat janë…

Read More

Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i pranishëm në protestën e organizuar në Tiranë në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së, tha se zanafilla e Gjykatës Speciale të Kosovës është në raportimet trilluese ruso-serbe për trafikim organesh. Për të kjo çështje inekzistente që doli nga kuzhinat e shërbimeve serbe, me qëllim përdhosjen e luftës së drejtë të UÇK-së. ”Sot jemi bashkë, Tirana, Prishtina dhe Shkupi dhe kështu qofshim gjithmonë. Po ngremë zërin për drejtësi, për respekt, për njohje të luftës tonë të drejtë, për pragun e shtëpisë, për liri e demokraci, për pavarësi dhe miqësi me Amerikën…

Read More

Ish-komandanti i UÇK-së, Hysni Gucati nga protesta në sheshin ”Skëndërbej” tha se Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët. Për të proceset gjyqësore të Hagës ndaj luftëtarëve të UÇK, janë të njëanshme dhe të padrejta. ”Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të luftë çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja nuk ka nevojë ta vërtetojë se ka qenë ushtri çlirimtare e. Këtë e ka dëshmuar vetëm historia, populli, varet e dëshmorëve, e ka dëshmuar vota mbarë. Sot përmes kësaj gjykata e padrejta, po gjykojnë krimet. Sot përmes kësaj gjykata e padrejta…

Read More

Një mesazh të fortë në protestën pro UÇK-së në sheshin ”Skëndërbej” e dha edhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, duke i cilësuar luftëtarët e UÇK-së si burra të drejtë dhe guximtarë. Për të liria e Kosovës nuk ishte dhuratë, por e fituar me gjak. ”Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe kombit shqiptar, luftëtarëve të UÇK-së që luftuan për lirinë e atdheut”,-tha Moisiu. Nga ana tjetër, Moisiu kujtoi vizitën në Hagë më 29 shtator 2022, së bashku me ish-presidentët Meidani, Topi, Pacolli…

Read More

Presidenti Bajram Begaj përshëndet tubimin pro UÇK-së që u mbajt në Tiranë, pasditen e së premtes. Përmes një postimi në “X”, kreu i shtetit thekson se UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. ”UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, shkruan presidenti Begaj.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga protesta në sheshin ”Skëndërbej” pro UÇK-së dhe liderëve që po mbahen në Hagë, aty ku janë bërë bashkë mijëra shqiptarë nga çdo trevë. Rama e ka shoqëruar videon me fjalët ”Zemra mal”. Sakaq vetë kryeministri nuk është i pranishëm në protestë për të shmangur sipas tij politizimin e saj. Veteranët dhe protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilët mbahen në Hagë që prej vitit 2020 të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

Read More