Author: tirana

Zv/kryeministrja dhe ministrja, Belinda Balluku e pranishme në në Forumin e Investimeve Shqipëri-Turqi, organizuar nga AIDA dhe MUSIAD, thotë se këtu bizneset lulëzojnë falë kuadrit fiskal shumë të favorshëm dhe sektorëve strategjikë si turizmi, energjia, IT, bujqësia dhe industria. ”Me Zv.Presidentin e Turqisë, Cevdet Yılmaz në Forumin e Investimeve Shqipëri-Turqi, organizuar nga AIDA dhe MUSIAD: Një urë bashkëpunimi për zhvillim dhe prosperitet. Forcojmë lidhjet historike dhe hapim dyer për investime të reja në një treg të gjallë dhe me mundësi të pafundme. Shqipëria është shumë më tepër se një destinacion plazhesh, është vendi ku bizneset lulëzojnë falë kuadrit fiskal shumë…

Read More

Në kuadër të pjesëmarrjes në Edicionin XI të Dialogut Mesdhetar MED në Napoli të Italisë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ishte folëse kryesore në Panelin për Rifuqizimin e Diplomacisë Ndërkombëtare dhe Rolin e Ballkanit. Ministrja Spiropali theksoi ritmin e shpejtë të negociatave të Shqipërisë me institucionet e BE-së dhe reformat e gjera e gjithëpërfshirëse që vendi ynë ka ndërmarrë drejt qëllimit tonë përfundimtar: anëtarësimit të plotë në BE. ”Rruga drejt BE-së qëndron në zemër të progresit transformues të Shqipërisë, dhe e mbështetur nga miq të mëdhenj si Italia”, tha ndër të tjera Spiropali, duke nënvizuar gjithashtu…

Read More

Kompania dentare ”Dental Turk”në Tiranë, akuzohet për krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës. Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale ka finalizuar një operacion të koduar nga ku është zbuluar se kompania Dental Turk ofronte shërbime dentare me produkte të skaduara, për të cilat nuk dispononin as fatura zhdoganimi. Në pranga ka rënë administratori i klinikës, turku me iniciale Adnan Yizdizoglu 59 vjeç, ndërsa janë vënë nën hetim 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja B.K, 35-vjeçe, si dhe 2 laborantët L.S, 21-vjeçe dhe A.A, 42-vjeç. Nga operacioni janë sekuestruar 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa…

Read More

Mbreti Charles III do të bëhet monarku i parë britanik në 500 vjet që lutet publikisht me një Papë, gjatë një vizite historike në Vatikan javën e ardhshme. 76-vjeçari do të marrë pjesë në një shërbesë ekumenike në Kapelën Sistine së bashku me Papën Leoni XIV, në kuadër të “Vitit Jubilar 2025” të Kishës Katolike. Ky është momenti i parë që nga Reforma e Henrit VIII në shekullin XVI që një sovran britanik (njëkohësisht Kreu i Kishës Anglikane) merr pjesë në një shërbesë të përbashkët me udhëheqësin e Kishës Katolike. Në shenjë mirënjohjeje për përpjekjet e tij shumëvjeçare për harmoninë…

Read More

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak pas mesditës së të premtes në një poligon qitjeje në Tiranë. Policia bën të ditur se rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B.H, 35-vjeç. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Read More

Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha u ndal sërish te denoncimi i bërë më parë nga PD, ku deklaruan se Presidenti Bajram Begaj rezulton i punësuar në një klinikë private mjekësore. Berisha ndër të tjera sot i bëri thirrje Urdhrit të Mjekut, që t’i heqë menjëherë diplomën e mjekut Begajt. “Tani e vërteta është se zonja Bejtja ka pasur guximin, kurajon, që për të vërtetën të pranojë të mbetet pakicë në mënyrë të përsëritur në atë gjykatë. Pra ajo ka nderuar ligjin, ka dëshmuar integritetin e vet. Por nuk mund të mos thuhet se mbushja e kupës është pikërisht kjo.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një videomesazh në forumin e biznesit Shqipëri-Turqi. Rama thekson se Shqipëria e Turqia kanë krijuar një partneritet që forcohet çdo ditë. “Shqipëria sot është një vend i hapur, një ishull i bukur mundësish, një ishull ku mund të shumëfishosh investimin tënd dhe jo në shumë, në pak vite. Me taksa fare të ulëta, me energji të gjelbër, me një turizëm në rritje, me teknologji që zhvillohet përditë dhe me një treg që e pret krahëhapur sipërmarrjen turke”, theksoi Rama. Më tej nënvizoi se është tejkaluar objektivi i vënë për shkëmbimet tregtare mes vendeve. Mesazhi i…

Read More

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu ka vijuar turin e takimeve me komunitetin për Tiranën 2030, me një bashkëbisedim me gra e vajza sipërmarrëse të Njësisë 3. Pasi dëgjoi shqetësimet që u ngritën në lidhje me zhvillimin e hapësirave të çliruara, Manastirliu foli për programin e Rilindjes Urbane 2.0, që synon riorganizimin dhe harmonizimin e hapësirave të përbashkëta, duke i shërbyer komunitetit, por edhe duke ngritur vlerën e biznesit. “Sot, ne kemi më shumë se 1000 hapësira që janë çliruar në rrugët kryesore, por edhe në lagje, që janë 1000 mundësi për të realizuar qëllimin e…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Prizren, ku plagos me thikë gruan dhe vajzën e tyre të mitur. Mediat e Kosovës raportojnë se vajza dhe bashkëshortja e autorit janë në gjendje të rëndë për jetën. “Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore. Policia dhe…

Read More

Policia e Shkodër ka gjetur armën e zjarrit, që u përdor nga babë e bir për të kërcënuar fqinjin e tyre. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Trushit. Menjëherë pas kallëzimit në polici, u bë e mundur arrestimi i 56-vjeçarit dhe djalit të tij, ndërsa u shpall në kërkim dhe djali tjetër. Njoftimi: Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në Trush. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit si dhe municion luftarak. Në vijim të hetimeve që po kryhen…

Read More

Komisioni Europian ka lëshuar fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ky vendim njeh reformat e rëndësishme që partnerët kanë ndërmarrë për t’u përafruar më shumë me standardet e Bashkimit Europian. Shqipëria do të marrë disbursimin e saj të parë prej 99.3 milionë eurosh, nga të cilat 46.2 milionë euro do të derdhen drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të mbështesë projektet infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Mali i Zi do të marrë disbursimin e tij të dytë prej…

Read More

Një sherr mes disa personave në lagjen nr. 15, në zonën e Spitallës, Durrës, ka degjeneruar në dhunë fizike, duke lënë të plagosur dy persona. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjatë konfliktit, njëri prej të përfshirëve ka mbajtur me vete një armë zjarri dhe ka goditur me tytën e saj.

Read More