Nisin lëvizjet në policinë e qarkut Korçë. Mëson se lëvizja e parë është bërë nga Devolli, ku shefi i komisariatit të këtij rrethi Altin Gusho është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të policisë Peqin.Në vend të tij u caktua nënkomisar Bilbil Lita, i cili deri më sot mbante detyrën e shefit të komisariatit Peqin. Transferimi i dy drejtuesve të komisariateve të policisë është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm në DVP Korçë. Pritet të shihet nëse do të ketë lëvizje të tjera në juglindje.
Author: tirana
Dorëzohet Kamber Sulçaj, 48-vjeçari nga fshati Mesaplik i Vlorës i dyshuar si vrasësi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi. Dorëzimi i tij është bërë në policinë e Gjirokastrës, pas negociatave me policinë. Sipas Top Channel 48-vjeçari ka dorëzuar dhe armën e krimit. Në vijim pritet marrja e tij në pyetje dhe zbardhja e rrethanave të ngjarjes së rëndë, ku u vra me armë zjarri biznesmeni Sarchi.
Dy shtetas të Kosovës janë vënë nën hetim pasi tentuan të futnin në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar, 27 550 euro. Bëhet fjalë për një 51 vjeç, banues në Suedi që gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 12 550 euro. Dhe një 44 vjeçar banues në Suharekë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 15 000 euro. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Për më shumë se dy orë deputetët në Kuvend, u përplasën për kërkesat e opozitës lidhur me mocionet me debat për programin e qeverisë, rezolutën ndaj Kosovës, apo edhe fondet e IPARD. Më poshtë, disa nga fotot më pikante të seancës, të fiksuara nga LSA.
Një çift bashkëshortësh është arrestuar në Devoll pasi u kapën me 5.8 kg kanabis në banesën e tyre. Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik në banesën e shtetasit F.S., 48 vjeç dhe bashkëshortes së tij E.S., 31 vjeçe u gjetën dhe sekuastruan 5.8 kg kanabis dhe 2 celularë. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas 4 javësh hetime, operacioni i koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Iu gjetën në banesë, 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi, arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë). Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e…
Në juglindje të Shqipërisë, atje ku malet anojnë butësisht drejt luginave që ndjekin rrjedhën e lumit të fundit të egër të Evropës, Vjosës, ndodhet një vend që pothuajse nuk shfaqet kurrë në guidat turistike dhe ai është Leskoviku, shkruan faqja e njohur turistike dhe e kulinarisë gamberorosso.it. Leskoviku është një krahinë e vogël dhe e izoluar, që deri pak vite më parë jetonte kryesisht me bujqësi familjare, blegtori dhe prodhimin artizanal të verës, por pak i njohur jashtë Shqipërisë. Sot, Leskoviku po shfaqet fuqishëm si një nga rajonet më interesante të verës në Shqipëri, falë varieteteve të tij të çmuara…
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar për rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”. Gjatë këtij aktiviteti, 6 skuadrat finaliste prezantojnë për jurinë projekt-idetë arkitekturore. Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky projekt do të rikthejë frymën dhe energjinë e pazëvendësueshme të hapësirës së “Asllan Rusit”. Po ashtu nënvizoi se e gjithë lëvizja e re sportive e krijuar në të gjitha shkollat, do të furnizojë këtë pallat sporti me talente dhe yje të reja. “Sot jemi në një kohë të re dhe që meriton një formë të re, forcë të re dhe një vëmendje të re. Unë…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i është përgjigjur Tomorr Alizoti i cili tha se Kuvendi nuk miraton një rezolutë për gjenocidin në Kosovë. Balla u shpreh se gjithmonë që është dashur Parlamenti shqiptar ka mbajtur qëndrimet e duhura, ndërsa ka ftuar demokratët të jenë nesër pjesë e protestës që do të mbahet në Tiranë. Ai ka “propozuar” që nëse nuk duan të jenë pjesë e protestës, demokratët duhet të mbajnë një protestë të tyren te SHQUP-i, ku mbase do të ketë më shumë pjesëmarrës se në protestat e mëparshme të mbajtura nga opozita. Taulant Balla: Kuvendi ka miratuar…
Me 73 vota kundër, është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për mocion me debat për programin qeverisës. PD kërkoi ripërsëritjen e seancës së shtatorit kur u miratua pa votat e opozitës programi qeverisës i PS, por opozita atë seancë vendosi të braktisë punimet e Kuvendit. Ndërkohë gjatë fjalës së tij sot, kreu i grupit të PS Taulant Balla tha se PD duhet t’i sjellë kërkesat sipas rregullores për të gjetur dakordësi nga mazhoranca.
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-shefin e policisë rrugore Roven Zeka dhe e ka dërguar në Gjykatën e Posaçme. Bashke me Zekën në akuzë janë dhe dy punonjësit Sokol Novaku dhe Edison Tabaku. SPAK ka marrë të pandehur edhe Ergest Vrioni dhe Bledi Belba. Sipas hetimeve, dyshohet se Roven Zeka dhe Sokol Novaku janë të përfshirë në një rast korrupsioni. Sipas të dhënave në polici, bëhet fjalë për një rast aksidenti ku e përfshirë është një grua. Për këtë rast nga hetimet e SPAK, prej disa javësh është mundur të zbulohet se dy oficerët e policisë Gjyqësore kanë…
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, Vetëvendosja shkruan se përpara se të protestohet, duhet të kërkohet falje për qendrimet e mëparshme, duke iu referuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. “Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në…
Një 28-vjeçar nga Kolumbia është arrestuar nga Policia në pikën kufitare të Muriqanit. Sipas policisë, i riu dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por më pas i shfrytëzonte për prostitucion. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Gjatë kontrolleve u bë sekuestrimi i 3 celularëve, që dyshohet se 28-vjeçari i përdorte për këtë veprimtari kriminale. Më herët, dy shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku…