Author: tirana

Presidenca ka parashtruar në Gjykatën Kushtetuese qëndrimin në lidhje me dekretin që i ka pezulluar për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë. Seanca në Kushtetuese që do të shqyrtojë shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt do të mbahet më datë 31 tetor, dhe Presidenca si palë e interesuar ka dërguar parashtrimin në këtë gjykatë në lidhje me dekretin e zgjedhjeve. Kështu Presidenca i kërkon Gjykatës Kushtetuese që në datë 31 tetor kur do të mbahet seanca për Erion Veliajn, të heqë pezullimin e dekretit për zgjedhjet në Tiranë dhe të lejojë mbajtjen e tyre. Letra e plotë PARASHTRIME TË INSTITUCIONIT…

Read More

Më 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë e vendit. Kandidatët e opozitës nuk do të kenë logon e PD-së. Dy emrat e parë që shkuan në KQZ, kandidati i Vlorës, Dionis Sota dhe ai i Beratit, Pavlo Shkarpa zyrtarizuan emrin e tyre si kandidatë të pavarur, duke autorizuar secili nga një komitet nismëtarësh për mbledhjen e firmave, ndonëse ky proces po kryhet nga degët e PD-së. Deri më tani për çdo bashki ka nga të paktën nga dy kandidatë, një socialist dhe një i pavarur që mbështetet nga demokratët, por në Bashkinë më të…

Read More

Pas disa muajsh në proces gjyqësor, Belina Pupa është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Australisë, pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj. Bashkëshorti i influencueses, aktori i humorit, Elvis Pupa ka ripostuar lajmin në Instagramin e tij dhe shkruan diçka. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Mos paçi të tilla raste që t’jua shpërblejmë”. Në 23 maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq, në Australi, pasi dyshohej nga autoritetet australiane se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Më vonë, në…

Read More

Këtë të mërkurë u mbajt ceremonia jubilare e 81-vjetorit të çlirimit të Fierit, ku u vendosën kurora me lule pranë monumentit kushtuar kësaj dite historike. 15 tetori do të mbetet në kujtesë si dita e çlirimit të Fierit, dita më e rëndësishme për këtë qark. Kryetari i veteranëve Vangjel Ndreko, vlerësoi kontributin e dëshmorëve të rënë për atdheun. “Sakrifica dhe vepra e 1,900 partizanëve të kësaj zone, prej të cilëve 447 ranë dëshmorë, meriton mirënjohjen dhe vlerësimin e të gjithëve”, tha kryetari veteranëve, Vangjel Ndreko. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe Ceno Klosi dhe deputetë të tjerë, familje…

Read More

Këtë të mërkurë Këshilli i Ministrave i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, mori një sërë vendimesh mes të cilave edhe disa shkarkime dhe emërime në postin e zv/ministrave. Konkretisht, janë bërë 4 emërime të reja dhe 3 lirime nga detyra. Vilma Premti është emëruar zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Silda Çepe që ishte në këtë post, është liruar nga detyra. Elona Hoxha është emëruar zv/ministre e Drejtësisë. Klajd Karameta që mbante këtë detyrë, është shkarkuar. Besjan Kadiu është emëruar zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fatmir Guri është emëruar zv/ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Së fundmi, zv/ministrja…

Read More

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti. Lajmet jepet në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e Delegacionit të BE-së në Tiranë. Gjatë këtij takimi në fokus të diskutimeve ishte puna e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar. Thuhet edhe se Dumani pritet të vizitojë së shpjejti Brukselin ku ndër të tjera do të paraqesë rezultatet e punës së tij në SPAK gjatë këtij mandati si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE. “Një diskutim shumë i frytshëm me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani gjatë…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me fillimin e procedurës parlamentare nga ana e Partisë Demokratike, për shkarkimin nga detyra të tij. ”Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut”,-thuhet në njoftimin e Presidencës. Reagimi i plotë Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të…

Read More

Këtë të mërkurë Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin, i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit 2022 në Tiranë pas një konflikti. Viktima mbetën Dritan (Alban) Muskurti dhe Nora Maskurti. Pas ngjarjes së rëndë, Arsen Maskurti nuk shprehu pendesë për krimin e kryer. Arsen (Hamza) Muskurti ka treguar se nuk e duronte dot më të vëllanë e kunatën. Konflikti me vëllanë nisi për pronat dhe më pas kaloi në rrethana familjare. ”Nuk e duroja dot më vëllanë dhe kunatën. E meritonin”,-ka thënë…

Read More

David Dano që u fut me forcë dhe ndërpreu mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorë, duket se është zgjidhur. Kryetari i komanduar i Bashkisë Vlorë, Elis Halili shkruan se problemi i Davidit është zgjidhur. Halili më tej shkruan se beson në nismat e të rinjve. ”Jam shumë i kënaqur që problemi i Davidit u zgjidh! Besoj fort në dëshirat dhe nismat e të rinjve, me bindjen që aftësitë, vullneti dhe besimi, do t’i bëjnë të ecin përpara”, shkruan në Facebook, kryetari i komanduar i Bashkisë Vlorë. David Dano së bashku me një tjetër të ri, u fut me forcë në…

Read More

Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur në një takim nga ministri i Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit të Austrisë, Wolfgang Hattmannsdorfer. Delegacionet e të dy vendeve diskutuan mbi projektet dhe potencialet për zgjerim të bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe turizmit, dy sektorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. “Gjatë takimit, theksuam rëndësinë e investimeve austriake në sektorin energjetik dhe atë turistik, si dhe shkëmbyem ide për projektet e ardhshme që do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe modernizimin e këtyre fushave”, u shpreh Balluku.…

Read More

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela teksa raportoi në mbledhjen e përbashkët të dy komisioneve parlamentare për veprimtarinë e vitit 2024, kritikoi qasjen dhe metodologjinë e ndjekur për draftin e Kodit të ri Penal, duke e cilësuar si represiv dhe jo urgjent. Juristi Kreshnik Spahiu tha se Çela sfidoi profesionalisht qeverinë, duke renditur të metat e draftit të Kodit të ri Penal. ”Prokurori i Përgjithshëm i bëri një sfidë profesionale qeverisë për të metat e Kodit të ri Penal. Në një farë mënyre sfidoi dhe ekspozoi të metat profesionale të një projekti të kodifikimit, i cili në një farë mënyre ka…

Read More