Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore nis sot punën në orën 12:00. Në rendin e ditës të mbledhjes është përcaktimi i numrit të ekspertëve teknikë që do të asistojnë komisionin, si dhe kërkesa për mbështetje teknike nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias. PS dhe PD bashkuan votat në parlament për të ngritur komisionin, i cili do të përfshijë të gjitha partitë. 7 anëtarë do të ketë PS, 5 PD, 1 PSD, 1 Partia Republikane, 1 Partia e Lirisë, 1 Mundësia. Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet mund të sjellin deputetët për diskutime, por pa të drejtë vote. Reforma Zgjedhore ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga ndërkombëtarët…
Author: tirana
Deputeti i Pastrisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është paraqitur këtë të martë në SPAK. Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së demokratit në Prokurorinë e Posaçme.
Reshjet intensive të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë krijuar probleme të përkohshme në furnizimin me energji elektrike sot më 18 nëntor 2025, kryesisht në zonat rurale të qarkut Lezhë. Sipas informacioneve nga emergjencat civile, disa fshatra janë përballur me ndërprerje të energjisë si pasojë e defekteve në rrjet. Në Mirditë, prurjet e konsiderueshme të inertëve kanë dëmtuar disa segmente rrugore, por pa shkaktuar bllokime të qarkullimit. Ndërkohë, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë mbi rrugë, duke dëmtuar edhe linjën elektrike përreth, raporton për Klan News, gazetari Martin Marku. Edhe brenda qytetit të Lezhës janë regjistruar probleme në…
Kreu i PD Sali Berisha nisi dje para Kryeministrisë ‘Foltoren 2’, ku u braktis nga militantët e Partisë Demokratike, pasi pjesëmarrja në protestë ishte e vogël. Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi këtë protestë si më të voglën në histori. Ai tha se protesta tregoi se PD ka degraduar në nivelin e shoqatave. “Protesta e sotme tregon se është protesta më e vogël në historinë e Shqipërisë të kësaj partie. E para flasin numrat dhe nuk është pjesë e dobësinë organizative të Berishës por provë dhe fakt i humbjes së mbështetjes ndaj PD.…
Një 36-vjeçar i dënuar me burg për falsifikim monedhash nga Maqedonia e Veriut është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë. Shtetasi N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut, ishte halor në kërkim edhe në Shqipëri, për vjedhje. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 73”, gjatë të cilit u kap në Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi: N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi…
“ABC News” publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës në “Zëri i Shqiptarëve”. Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 1273 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Pyetjes: “A mendoni se Berisha ke qenë urdhëruesi i vrasjeve të 21 janarit?”, të anketuarit i janë përgjigjur 80 % po. Ndërsa jo janë përgjigjur 19.6% dhe e dyzuar – 0.4 %
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë që mbështet planin e paqes të Presidentit të SHBA-së Trump në Gaza. Plani parashikon vendosjen e një force paqeruajtëse ndërkombëtare. Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë në mbrojtje të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën. Trembëdhjetë nga 15 anëtarët votuan në favor të rezolutës, e cila, ndër të tjera, bën thirrje për një forcë trupash ndërkombëtare për të stabilizuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit. Projektrezoluta përmend gjithashtu një shtet të mundshëm palestinez në të ardhmen. Hamasi e ka hedhur poshtë miratimin e rezolutës…
Ish-drejtuesi i Harvardit, Larry Summers, ka njoftuar sot më 18 nëntor, se do të tërhiqet nga angazhimet publike, pasi email-et e tij me pedofilin Jeffrey Epstein u bënë publike. Në një deklaratë, Summers tha se është “thellësisht i turpëruar” dhe pranoi përgjegjësinë për komunikimin e vazhdueshëm me Epsteinin. Dokumentet e publikuara nga Kongresi tregojnë se ai ka shkëmbyer email-e me Epsteinin deri një ditë para arrestimit të tij në vitin 2019. Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë për publikimin e të gjitha dosjeve të Epsteinit. Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim mbi lidhjet e Epsteinit me Bill Clinton dhe figura…
Vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa lokalisht pjesa perëndimore me reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.…
Në Foltoren para Kryeministrisë, deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, sulmoi Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos. Vata tha se janë pavend fjalës e Kos për përparim të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërkohë një anëtarë të qeverisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar merren të pandehur për korrupsion nga institucionet e drejtësisë. ”Ndërkohë që ne protestojmë për korrupsion, dëgjojmë deklarata nga jashtë, si ajo e zonjës Marta Kos, e cila sot tha se Shqipëria po ecën shumë mirë në rrugëtimin e integrimit. E si mund të ecë mirë një vend ku…
Me ftesë të homologut të tij holandez, kryeministri Edi Rama ishte sot në një vizitë zyrtare në rezidencën kryeministrore të Dick Schoof në Hagë. Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto nga ky takim, teksa shpreh kënaqësi për ftesën dhe mikpritjen, duke theksuar se në tryezën e diskutimeve ishin marrëveshjet e partneritetit strategjik mes dy vendeve. “Kënaqësi e posaçme ftesa dhe mikpritja e shefit të qeverisë së Hollandës, Dick Schoof, në rezidencën e tij kryeministrore në Hagë, ku folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, diçka e pamendueshme vetëm deri pak vite më parë”, shkruan Rama.
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi mori fjalën fill pas Berishës dhe ka zbuluar strategjinë e protestave të opozitës. Në Foltoren PD para Kryeministrisë, Këlliçi tha se opozita do të dalë në tubime çdo javë. “Ndaj unë ju ftoj, çdo javë të vijmë sëbashku këtu, për të thënë të vërtetat e mëdha që nuk kanë kurajo as njerëzit e kapur, as politikanët e kapur dhe as mediat e kapura. Faleminderit të gjithëve dhe do shihemi në protestën e radhës”, tha mes të tjerash Këlliçi. Nga ana tjetër, Këlliçi theksoi se kjo formë protestash do të çojë në rrëzimin e qeverisë së…