Author: tirana

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet se në muajin mars 2025, plagosi me mjet prerës (thikë), një 85-vjeçar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Organizata Drejtësi Sociale ka njoftuar një protestë përpara Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, duke akuzuar Policinë e Shtetit për veprime të paligjshme në lidhje me konfiskimin dhe moskthimin e motomjeteve. Sipas postimit të bërë nga organizata në rrjetet sociale, protesta do të mbahet ditën e sotme, më 15 tetor, ora 10:00, përballë komisariatit të ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Protesta vjen si reagim ndaj, siç e cilëson organizata, “paligjshmërisë totale” të Policisë së Shtetit, që ka sekuestruar motomjete të qytetarëve për shkak të mungesës së dokumentacionit të pronësisë. Organizata thekson se policia ka refuzuar të kthejë mjetet, duke pretenduar…

Read More

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme përballë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, ku një makinë ka përplasur një burrë rreth 55 vjeç teksa po kalonte rrugën. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë e fortë dhe këmbësori ka marrë plagë të rënda si pasojë e goditjes. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila ka transportuar të lënduarin drejt Spitalit të Traumës, ku ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit. Forcat e rendit ndodhen në…

Read More

Banorët e Kukësit u zgjuan të alarmuar ditën e sotme, pasi u raportua për një bombë ofensive në Bulevard. Alarmi ishte falas dhe se granata ishte lodër. Ngjarja e pazakontë ka alarmuar qytetin e Kukësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur rreth orës 06:35, në zonën e njohur si Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe kalimtarët.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga një prej atraksioneve historike. Ura e Mesit në Shkodër mbetet një nga më të frekuentuarat nga turistët e huaj dhe vendas. Shqipëria ka pasur një numër të lartë të vizitorëve, edhe gjatë vjeshtës, duke e kthyer në një destinacion të preferuar. “MIRËMËNGJES dhe nga Ura e Mesit e Rilindur në Shkodër, një nga atraksionet historike që vijon të mbetet një nga më të frekuentuarat nga turistët, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se më pak se një në tre vende ka politikë kombëtare për të adresuar barrën në rritje të çrregullimeve neurologjike, të cilat shkaktojnë më shumë se 11 milionë vdekje çdo vit dhe prekin mbi 3 miliardë njerëz në mbarë botën. Gjetjet u përshkruan në raportin e OBSH-së për statusin global mbi neurologjinë, i cili tregoi se situatat neurologjike tani ndikojnë në më shumë se 40 për qind të popullsisë globale. Dhjetë kontribuesit kryesorë në vdekje dhe paaftësi përfshijnë goditjen në tru, encefalopatinë neonatale, migrenën, sëmundjen e Alzheimerit dhe demenca të tjera, neuropatinë diabetike,…

Read More

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej orëve të pasdites në zonën e qendrës, jug dhe relievet malore në lindje. Sipas njoftimit bëhet me dije se gjatë ditës së mërkurë parashikohet që vranësirat e dendura të shfaqen në relievet e larta malore në zonën lindore dhe do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës…

Read More

DASHI Qielli po ju thërret për veprim! Më në fund po rizbuloni dëshirën për të bërë gjëra që ju kanë munguar. Nëse jeni ndjerë pak të frenuar ditët e fundit, gjithçka po fillon të rimëkëmbet. Diçka e rëndësishme po realizohet në punë, por kini kujdes të mos përpiqeni ta bëni të gjithën vetëm. Në dashuri, pasioni është rikthyer – dhe beqarët duhet të shohin përreth. DEMI Një ditë reflektimi dhe rishikimesh të vogla. Keni nevojë për siguri, dhe nëse diçka nuk ju bind, mos i detyroni gjërat. Durimi është i nevojshëm në punë, por yjet thonë se ata që qëndrojnë…

Read More

Qëndrimet dhe sulmet politike ndaj SPAK-ut frymëzojnë kërcënimet ndaj prokurorëve të posaçëm nga krimi i organizuar. Të paktën këtë gjë shprehu vetë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve. ”Deklaratat politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar. Sa herë shtohen sulmet politike, vihet re shtim i rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne qëndrojmë larg retorikës politike”. Dumani deklaroi se prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre.

Read More

Një vatër zjarri është regjistruar pak momente më parë në zonën e Hidrovorit në Novoselë. Zjarri po avancon me shpejtësi, i favorizuar edhe nga kushtet e motit. Po ashtu mësohet se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Ndërkohë kanë mbërritur automjetet zjarrfikëse për të vendosur flakët nën kontroll. Deri tani situata raportohet të jetë jashtë kontrollit, për shkak të bimësisë si shkurre dhe barishte tepër të thatë që ndodhen në zonë.

Read More

Hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme vijojnë të lirohen ndërsa vijon operacioni në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mbrëmje një video nga puna. “Vijojmë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet. Përveç prishjes së ndërtimeve të ngritura në kundërshtim me ligjin në kryeqytet dhe në qytetet e vendit, qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Read More

Janë shfaqur informacione të reja për gjendjen shëndetësore të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Lajmet janë thashetheme të përmbledhura nga gazetari francez Stefan L’Hermitte i “L’Équipe”, i cili ka përpjekur të mbledhë çdo të dhënë të besueshme që vjen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga familja e ish-pilotit gjerman, burimi i vetëm real në mes të shumë spekulimeve që qarkullojnë prej aksidentit të rëndë të vitit 2013. ”Nuk dimë asgjë specifike”,-tha L’Hermitte në një intervistë radiofonike. ”Nuk do të thoja se po ia del mbanë, por ndoshta po ia del pak më mirë. Lajmi i vetëm që kemi vjen nga familja…

Read More