Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit kanë vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, që dyshohet me qëllim kontrabandimi. Policia njofton se ai u kap në hyrje të Shqipërisë. “Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës arrestuan në hyrje të Shqipërisë, shtetasin A. Gj., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, dyshohet me qëllim…
Author: tirana
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në deklaratë për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve këtë të hënë, 17 nëntor. “Pas 30 minutash gënjeshtra të historianit dhe akademikut Taulant Balla, që kishte marrë përsipër të mësonte gazetarët si të bëjnë punën e tyre, jam i detyruar të sqaroj se mazhoranca socialiste vijon me qëllimin për asgjësimin e parlamentarizmit”, tha kreu i grupit të PD-së. Njoftoi se PD ka depozituar një mocion me debat për mungesën e një ligji të posaçëm për caktimin e minimumit jetik. “Masa e ndihmës për personat e papunë apo ndihma për familjet në nevojë…
SPAK konfirmon thirrjen e kreut të PD, Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e ’21 Janarin’ , ku humbën jetën katër protestues. Në një njoftim publik, Prokuroria e Posaçme bën me dije se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrje teksa zbatoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. “Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, thotë SPAK.
Pas Brukselit, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të vijojë sot vizitën në Hagë, Holandë, ku do të pritet nga kryeministri i Mbretërisë së Holandës Dick Schoof. Më pas, Kryeministri Rama do të vizitojë Institutin holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael”, ku do të adresohet me një fjalë, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve në një sesion të veçantë. Instituti Holandez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ‘Clingendael’ u themelua në vitin 1983, si rezultat i bashkimit të pesë instituteve më të vogla, aktive në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Clingendael fokusohet në menaxhimin e konfliktit, kontrollin e krizave dhe teknikat e…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli për mediat sot më 17 nëntor, pas Konferencës së Kryetarëve, duke vënë në dukje, ritmin e lartë të kërkesave të opozitës për mocione me debat. “Nga grupet parlamentare të opozitës ka ardhur një numër kërkesash për mocione me debat më shumë se në katër vitet e fundit. Sot na u kërkua mocion me debat për buxhetin e shtetit”. Ai theksoi se ky buxhet është historik për vendin.“Kërkohet mocion me debat, ndërkohë që ky është buxheti më i madh në histori, që ka brenda vetes 1.8 miliard euro për politika të…
Gjykata e Posaçme nisi gjykimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për dosjen “Buka”, ku është marrë i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Në këtë seancë, Ahmetaj u përfaqësua nga avokati Henrik Ligori. Prokurori Elvin Gokaj lexoi para gjyqtares kërkesën për gjykimin e ish-zëvendëskryeministrit, duke parashtruar se procedimi në fjalë është regjistruar në 2022, pas kallëzimit të një qytetari mbi procedurën e privatizimit të shoqërisë “Buka Sha”. Sipas SPAK, Ahmetaj ka firmosur një urdhër për privatizimin e firmës, edhe pse kishte disa vendime gjykate që e ndalonin këtë gjë. SPAK kërkoi po ashtu pyetjen e disa dëshmitarëve në këtë proces,…
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mbajti një takim koordinues sot, 17 nëntor, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të masave për përballimin e situatës që pritet të krijohet nga moti i keq. “Situata në Fushë-Shkodër, janë marrë masat nga KESH për të krijuar volum në të dyja basenet dhe për të mbledhur kështu ujin pa qenë nevoja që të happen portat, megjithatë intensiteti në atë zonë do të jetë shumë i lartë”, tha Balluku në nisje të takimit urgjent. Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile, tha se deri në datën 22 nëntor është parashikuar…
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave me BE-në. Për Presidentin, ky është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve. “Hapja sot e Grup-Kapitullit të fundit shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe çel një…
Policia ka njoftuar planin e masave sa i përket protestës që pritet të mbahet sot nga PD para Kryeministrisë. Blutë bëjnë me dije se leja është dhënë nga ora 18:00-20:00, ndërsa janë disa rrugë ku bllokohet qarkullimi i automjeteve. Njoftimi: Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë. Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, konkretisht: -nga ora 14:00, nuk…
Seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën është shtyrë për në datën 27 nëntor, ora 12:30. Shkak u bë mungesa e avokatit Kujtim Cakrani pasi ndodhej në një proces gjyqësor në Lezhë. Edhe më 11 nëntor seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Avokati, i cili braktisi seancën, tha se së pari gjykata duhet të shprehet për këtë kërkesë të bërë më herët prej tyre. Kujtojme qe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion…
Shqipëria hapi sot edhe grupkapitujt e fundit të negociatave me Bashkimin Evropian. Në fund të fjalimeve, kryeministri Rama, komisionerja Marta Kos dhe ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre festuan me tortën me numrin 6 që tregon hapjen e 6 grupkapitujve. Po ashtu, kryeministri Rama surprozoi dy zyrtaret e larta të BE me nga një shishe verë me një skicim të realizuar nga vetë kreu i qeverisë. Marta Kos: Mund të hamë dhe tortën, duhet të festojmë edhe më shumë. 6 kapituj të hapur është diçka për tu kremtuar. Urime Shqipëri. Edi Rama: Marta kur vjen fjala për grup kapituj, kapituj…
Shqipëria ka përuruar zyrtarisht sot godinën e re të misionit të saj në Bashkimin Europian, një hap simbolik dhe praktik drejt afrimit të vendit me anëtarësimin në BE. Ceremonia u zhvillua me praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos. Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në Bruksel për këtë event, shkruan se Shqipëria ndodhet më pranë misionit të saj, për anëtarësim në Bashkimin Europian. “Shtëpia e re e misionit tonë në BE. Teksa hapja e të gjithë kapitujve të negociatave e fut vendin në një fazë të re, më pranë objektivit për anëtarësim, por…