Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në ceremoninë e hapjes së “Java globale e Sipërmarrjes”, që po zhvillohet nga 17-23 Nëntor në Tiranë, me moton “Së bashku ndërtojmë”. Java Globale e Sipërmarrjes është ndërtuar mbi katër shtylla kryesore si politik-modernizimi ekonomik përmes inovacionit; ekosistem-Shqipëria si qendër inovacioni në rajon; përfshirje- inovacion për çdo qytetar dhe edukim- aftësimi i brezit të së ardhmes. Në fjalën e saj Ministrja Ibrahimaj u shpreh, se është viti i tretë rradhazi që organizojmë këtë javë, pra një javë e dedikuar nevojave të sipërmarrjes, është një javë në të cilën shumë nga vendet…
Author: tirana
Ditën e mërkurë në orën 09:00, kreu i PD-së, Sali Berisha do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar për dosjen e 21 Janarit. Ky vendim erdhi pasi SPAK ka pranuar kërkesën e avokatit të Berishës për zhvendosje të ditës së marrjes ne pyetje. Berisha mori sot edhe urdhër-thirrjen për t’u paraqitur në SPAK lidhur me çështjen e 21 Janarit. Ai është njohur me këtë urdhër-thirrje, dhe ka nënshkruar, këtë të hënë, teksa u paraqit në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për çështjen e kompleksit Partizani. Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, kreu i PD-së nënkuptoi…
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, edhe pse në arrati ka reaguar pas lajmit që SPAK-u ka rënë në gjurmët e një transferte 3 mln euro. Ahmetaj thotë në një postim në Facebook, se nuk ka asnjë transfertë mes tij apo dikujt tjetër. Ahmetaj ka thënë se kërkesa për ekstradim ka dy vite që është bërë, pra që në gusht të vitit 2023, teksa shtoi se një kërkesë e tillë mund të bëhet vetëm një herë. Postimi i plotë Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të…
”Arrestimi i Ilir Metës nuk ishte veprim arbitrar kur ka rezistencë. Forca ka qenë në raport proporcional”, kështu tha Ilir Proda, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. Sipas tij i takon individit të sillet në nderin e detyrës që ka mbajtur, jo t’i kërkohet policisë. Proda u pyet edhe për vrasjen e gjykatësit brenda sallës së gjyqit. “Fatkeqësi, e kemi analizuar rolin tonë. Siguria brenda gjykatave i është dhënë disa rojeve civile, që i siguron vetë gjykata. Sigurimin fizik e bën “Illyrian Guard”. Është ngritur një grup pune, besoj se…
Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku është i pranishëm kryepolici Ilir Proda për projektbuxhetin e vitit 2026, u pa një situatë tensioni që më pas shkaktoi një vendim. Kryetari i Komisionit, Bledi Çuçi ndërpreu mbledhjen pas debateve me deputetin demokrat Flamur Noka, i cili për disa minuta foli pa mikrofon dhe e ofendoi. Çuçi kërkoi përjashtimin e Nokës me 10 ditë për fyerje të kryetarit të komisionit dhe më pas mbyll mbledhjen. “Kërkoj përjashtimin me 10 ditë, për ndryshe do të merren masa”, tha ai.
Ish-kapiteni i Kombëtares Rudi Vata, analizoi paraqitjen e kombëtares kundër Anglisë, duke thënë fillimisht se djemtë dhanë maksiumin dhe ishin dinjitoz në fushë e blertë. Për të ambienti kuqezi tanimë duhet të rrisë nivelin dhe të mos mjaftohet me humbje dinjitoze, por të kërkojë diçka më shumë nga rivalët e mëdhenj. ”Humbja është humbje dhe kur s’e meriton ndonjëherë e merr, por kampionët marrin goditje dhe ecin para. Ne duhet ta ndryshojmë këtë mentalitet. Është një grup njerëzish që janë super të kënaqur me kaq sa është arritur, por jeta ka ecur dhe këto humbjet me dinjitet nuk duhen pompuar…
Përmes avokatit të tij, Sali Berisha informon SPAK-un se nuk do të jetë në Shqipëri të premten. Për këtë shkak, ka kërkuar që të pyetet në dy ditët në vijim, ose pas së hënës. Sali Berisha mori edhe urdhër-thirrjen për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme lidhur me çështjen e “21 Janarit”. Berisha është njohur me këtë urdhër-thirrje dhe ka nënshkruar, këtë të hënë, teksa u paraqit në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.
Drejtoria e Burgjeve parashikon të realizojë seanca gjyqësore me videocall nga burgu për personat me rrezikshmëri të lartë, pa i transportuar drejt gjykatave. Drejtori Klevis Qose, teksa prezantoi buxhetin 2026 në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, iu përgjigj opozitës për pretendimet se ish-presidentit Ilir Meta i janë ndaluar takimet tek ‘313’-ta. “Nuk i është ndaluar asnjë takim z. Meta. Ka realizuar të gjitha takimet që kanë autorizimin e prokurorit. Nuk i është ndaluar asnjë komunikim telefonik. Ka 3600 komunikime telefonike. Ka pasur një incident, lidhur me një komunikim telefonik që është shfaqur në një studio. Për atë…
Protesta e thirrur në orën 18:00 nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit dhe ka marrë masat për çdo skenar të mundshëm. Mbi 1 mijë forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, të cilët do të jenë të shumtë për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të…
Kryeministri Edi Rama u prit nga kryeministri i Mbretërisë së Holandës Dick Schoof në Hagë. Më pas, Rama do të vizitojë Institutin holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael”, ku do të adresohet me një fjalë, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve në një sesion të veçantë. Instituti Holandez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ‘Clingendael’ u themelua në vitin 1983, si rezultat i bashkimit të pesë instituteve më të vogla, aktive në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Clingendael fokusohet në menaxhimin e konfliktit, kontrollin e krizave dhe teknikat e negociatave, zhvillimet brenda Bashkimit Evropian dhe Eurozonës, sundimin e ligjit, qëndrueshmërinë dhe diplomacinë ekonomike, si dhe…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka folur sot, 17 nëntor, në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, për projekt-buxhetin e vitit 2026 dhe çdo lloj financimi të parashikuar deri në 2028-ën. 67.3 miliard lekë, tha ajo, do të shkojnë për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. “Në vitin 2026, shëndetësia do të hyjë në një etapë të re zhvillimi me buxhetin më të madh, prej 108.8 miliardë lekësh ose 12.3% të buxhetit të shtetit dhe 3.9% të prodhimit të brendshëm bruto.” Këta sektorë i cilësoi prioritet për qeverinë. “Kemi një rritje prej 4.2% të buxhetit.…
Është shtyrë seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt. Seanca do të mbahet më 2 Dhjetor në orën 09:00 dhe shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet. Avokatët e Erjon Veliajt i kërkuan kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet. Ata kërkuan që klienti i tyre, kryebashkiaku i Tiranës, të njihet vetë me aktet dhe ata t’ia çojnë në burg. Prokurori i SPAK replikoi duke iu drejtuar që “jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.