Një sondazh kombëtar i zhvilluar me SMS në të gjithë Shqipërinë, nga analisti i njohur Eduard Zaloshnja, ka zbuluar që opinioni publik është i ndarë, por me një prirje të qartë, lidhur me çështjen nëse kryebashkiaku Veliaj duhet të lirohet nga burgu për të vazhduar ushtrimin e detyrës. Sondazhi u krye menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila deklaroi se kryebashkiaku nuk mund të shkarkohet nga detyra. Pavarësisht këtij vendimi, pyetja që u ngrit për qytetarët ishte nëse ai duhet të lirohet për të vijuar punën apo jo. Sipas grafikut të parë: 53.5% e të ankëtuarve deklaruan “Anoj Po”, duke mbështetur lirimin…
Author: tirana
Shqipëria ka hapur sot grupkapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, atë të “Bujqësisë dhe Kohezionit”, duke përmbyllur fazën e parë të procesit negociues. Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Bashkimin Europian, dhe Marie Bjerre, Ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së, deklaroi se hapja e grupkapitullit të fundit përbën një moment historik për Shqipërinë. “Ndihemi për plot energji dhe në borxh nëse nuk realizojmë në kohën e duhur. Jam i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë…
Ministrja daneze e Çështjeve Evropiane, Marie Bjerre, deklaroi se Shqipëria po përmbush reformat dhe se shumë shpejt do të jetë në BE. Ajo tha se Tirana duhet të vijojë kështu, në rrugën e reformave, që të çojnë në BE. “Vazhdoni kështu dhe do jeni pjesë e BE-së. Shqipëria ka bërë një përpjekje të fortë për të pasur reforma, për të hyrë në BE. Reformat e Shqipërisë po vazhdojnë me hap të qëndrueshëm. Të gjitha grup-kapitujt janë hapur brenda presidences daneze e kjo është shpejtësi rekord. Shqipëria vazhdon që të ece përpara në reformën në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit.…
Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij me retrospektivë, duke kujtuar kohën kur as nuk imagjinohej që Shqipëria do të arrinte në këtë pikë. “I gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë, më të vetëdijshëm për gjithë procesin dhe na bëri më të pjekur. Ja ku jemi sot këtu, me atë që deri 1 vit më parë ishte një ëndërr, e sot është transformuar në një plan pune”, tha kreu i qeverisë shqiptare. Më tej, tha se përtej protokolleve, “ndihet i frymëzuar nga muajt e fundit dhe mbështetja e fortë në procesin e ribashkimit të Evropës”. “Sot Shqipëria…
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, falenderoi presidencën daneze për mbarëvajtjen e të gjitha proceseve së fundmi. “Suksesi i Shqipërisë është rezultat i punës së autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me faktorë të tjerë për zbatimin e reformave. Reformat sjellin ndryshime në ekonomi, politikë dhe shoqërinë shqiptare”, u shpreh ajo në konferencën e përbashkët. Shtoi se tanimë mbyllja e grup-kapitujve është “çmimi real” për Shqipërinë, duke theksuar se hapi i radhës është përmbushja e piketave të ndërmjetme. “Nuk do të jetë e lehtë, por ju keni mbështetjen më të gjerë publike, më shumë se 90% e shqiptarëve e duan Shqipërinë…
Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) pritet të zhvillohet sot më 17 nëntor 2025, seanca paraprake për çështjen penale që përfshin Ilir Metën, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, si edhe Pirro Xhixhon e Ema Çokun. Seanca e mëparshme, e parashikuar më 11 nëntor, u shty pasi avokati i Metës, Kujtim Cakrani, kërkoi largimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi. Cakrani, i cili u largua nga salla, argumentoi se gjykata duhet të vendosë fillimisht mbi kërkesën e paraqitur prej tyre për konflikt interesi, duke pretenduar se gjyqtarja po hetohet nga SPAK pas akuzave të Sali Berishës për një dënim të…
Tre ditë pasi nuk u paraqit në SPAK për çështjen e 21 janarit, kreu i PD Sali Berisha pritet të shkojë sot më 17 nëntor, në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e dhënë ndaj tij, “detyrim paraqitje”, në lidhje me dosjen e njohur si afera “Partizani”. Në këtë hetim, Berisha figuron i pandehur së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, dhe tre të akuzuar të tjerë. Çështja u çua për gjykim më 19 maj, ndërsa Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, me pretendimin se ka përdorur postin e kryeministrit për të miratuar ligje dhe…
BBC i është përgjigjur me ton të ashpër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka kërcënuar me padi deri në 5 miliardë dollarë për “montazh të rremë” në dokumentarin Panorama. Në letrën drejtuar avokatëve të tij, BBC argumenton se nuk ka asnjë bazë ligjore për dëm reputacioni, pasi emisioni nuk u transmetua fare në SHBA dhe ishte i bllokuar nga iPlayer për audiencën amerikane, shkruan The Times. Kjo është pika kryesore e mbrojtjes, e mbështetur nga edhe katër argumente të tjera: -Dokumentari “Trump: A Second Chance?” nuk kishte të drejta transmetimi në SHBA. -Klipet e diskutueshme ishin vetëm 12…
Sot hapet grupkpatulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE. Komisionerja Marta Kos deklaroi se vendi ynë ka shënuar përparim dhe shtoi se BE është shtëpia e re e shqiptarëve. Ajo shprehet se e ndjen veten si ambasadore të katërt të Shqipërisë në Bruksel, ndërsa theksoi se Shqipëria ka bërë përparim gjigant. “E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam…
Mbrëmjen e djeshme u çelën dyert e godinës të misionit të Shqipërisë në BE. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, u shpreh se është e jashtëzakonshme që të përjetosh këtë moment, ndërsa foli për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Ai tha se dikur Brukseli ka qenë i ftohtë, por tashmë gjërat janë ndryshe, “Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme. Nuk jemi mësuar me këtë, Marta, ndaj është e…
Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës. Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s. nValëzimi në detet Adriatik dhe Jon i ulët i forcës 3-4 ballë.
Shqipëria humbi 0-2 nga Anglia me dopietën e Harry Kane në Tiranë. Pas ndeshjes për mediet foli sulmuesi i Bayern Munich. “Ishte një ndeshje vërtet e vështirë, një nga më të vështirat që patëm në grup. Na u desh të ishim të duruar dhe t’i bënim presing, gjë që e bëmë dhe përfunduam me një fitore 2-0 dhe një tjetër rrjetë të paprekur. Në pjesën e parë bëmë goditje nga jashtë portës, pastaj kur hyri Saka, e dinim sa i mirë është ai me shtyllën e parë. Kështu që shkuam në shtyllën e parë, patëm pak fat me goditjen standarte,…