Author: tirana

Kina ka paralajmëruar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Japoni, ndërsa përshkallëzon reagimet ndaj komenteve të kryeministrit të vendit në lidhje me ishullin e Tajvanit. CNN shkruan se kjo deklaratë është hakmarrja më substanciale e Pekinit deri më tani ndaj vërejtjeve të Sanae Takaichi-t. Edhe pse mund të jetë më simbolike se çdo gjë tjetër, kjo lëvizje lë të kuptohet se Pekini është i gatshëm të përdorë peshën e tij ekonomike për të nxitur pikat gjeopolitike, një libër strategjish i përdorur mirë. Ministria dhe misionet e saj “u kujtojnë qytetarëve kinezë të përmbahen nga vizitat në Japoni për momentin”,…

Read More

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike në Tiranë, vijon pa ndalur. Kryeministri Rama ka ndarë pasditen e sotme pamje nga aksioni, ku në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet prishja e një subjekti pa leje. Rama thekson edhe se nuk do të ketë pushim, derisa hapësirat publike të zaptuara të çlirohen të gjitha. “S’ka pushim jo, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim”, shkruan kryeministri.

Read More

Në konferencën për mediat trajneri Sylvinho u përpoq të sqaronte çështjen e Brojës, djemtë kuqezi zbritën në fushë për seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Anglisë. Me playoff-in tashmë të siguruar, Shqipëria kërkon ta mbyllë sa më mirë këtë fazë, ndonëse kundër “3 Luanëve” duket se do të jetë gjithë mbrëmja malore. Grupi i lojtarëve duket në formë teksa merr këshillat e fundit nga Sylvinho në prag të sfidës mbyllëse te grupit, ndoshta me mendjen te kundërshtarët e mundshëm me të cilët do të përballemi në fazën playoff. Në fotot e publikuara nga seanca stërvitore vihet re një moment…

Read More

Deputeti i PS, Erion Braçe thotë se është kundër qëndrimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në burg. Për të burgu është një institucion i vuajtjes së dënimit dhe s’mund të jetë i pritjes së ngritjes së akuzës i zhvillimit të hetimeve, daljes në gjyq, marrjes së vendimit dhe shkuarjes së dënimit. ”Nuk po flas për personin Erion Veliaj, por për parimin. Burgu është një institucion i vuajtjes së dënimit, smund të jetë i pritjes së ngritjes së akuzës i zhvillimit të hetimivee, daljes në gjyq, marrjes së vendimit dhe shkuarjes së dënimit. Është cënim shumë i madh i lirive e të…

Read More

Kombëtarja e Kosovës duhet të mposhtë sonte Slloveninë në udhëtim për të siguruar play-off-in për kualifikimin në Botëror. Dardanët tashmë ndodhen në Lubjanë dhe në mbështetje të tyre janë edhe një numër i konsideruar i tifozëve që do t’i përkrahin nga tribunat e stadiumit “Stozice”. Kosova renditet e dyta në grupin B kualifikues me 7 pikë, tri më pak se lideri Zvicra. Sllovenia ndërkaq renditet e treta me tri pikë nga katër ndeshje. E fundit në tabelë është Suedia me një pikë.

Read More

Kombëtarja shqiptare e ka siguruar kualifikimin historik në play off-in e Botërorit, por sfida e së dielës ndaj Anglisë në “Air Albania” vjen me dilema të mëdha për trajnerin Sylvinho. Përballja ndaj fituesve të grupit nuk ka ndikim në renditje, por mbart rrezikun e kartonëve për pjesën më të madhe të boshtit të ekipit. Plot pesë lojtarë të formacionit bazë, Arlind Ajeti, Julian Shehu, Mario Mitaj, Nedim Bajrami dhe Rei Manaj, rrezikojnë të humbasin ndeshjet kyçe të marsit nëse ndëshkohen kundër Anglisë. Kjo situatë po e detyron stafin teknik të vlerësojë me kujdes zgjedhjet për formacionin. Trajneri Sylvinho e pranoi…

Read More

Deputeti i PS-së, Erion Braçe komentoi sesi mund të ishte rezultati i zgjedhjeve në Tiranë nëse do të mbaheshin zgjedhjet më 9 nëntor. Për të Florjan Binaj, nuk do të ngushtonte rezultatin e zgjedhjeve, pasi bashkia sipas tij është çështje serioze. “Jo nuk besoj. Po të marrësh opozitën të gjithë bashkë, jemi 50.4 % me 49.60%. Nuk mendoj e ky djali do të ngushtonte gjë. Nuk mendoj se do të fitonte, bashkia është çështje serioze. Ka nevojë për seriozitet. Ka nevojë për burime njerëzore, mbështetje të qartë, politike dhe popullore dhe një program. Nuk duhet të jetë një program kundër,…

Read More

Një 24-vjeçare në Lezhë ka kaluar çaste paniku, pasi është përndjekur nga një person. Policia bën me dije se shtetasja me inicialet L.A, 24 vjeçe, banuese në Lezhë, ka bërë kallëzim se një person i paidentifikuar e ka përndjekur me automjet, i ka shkruar në numrin e telefonit dhe ka publikuar të dhënat e saj në një rrjet social. Sa më sipër, vijojnë hetimet nga specialistët për dokumentimin e plotë të rastit.

Read More

Trajneri i ekipit kuqezi, Sylvinho doli sot në një konferencë për shtyp për ndeshjen e nesërme kundër Anglisë, ku tregoi edhe se ka folur personalisht me Armando Borojën. Kjo vjen pas sjelljes së tij në përfundim të ndeshjes Andorra-Shqipëri, ku duhet të merrej me zor nga Hysaj për të festuar me shokët kualifikimin për në playoff-et e Kupës së Botës. “Po, fola me të. Fola edhe me grupin. E kemi zgjidhur, nuk ka probleme. Por sigurisht që fola me të. Ishte pak i zhgënjyer, por tani kjo ka kaluar”, tha Sylvinho në një konferencë për mediat para ndeshjes Angli-Shqipëri, në…

Read More

Nesër ekipi kuqezi do të presë Anglinë në ”Air Albania”, dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, doli në konferencën zyrtare për shtyp së bashku me trajnerin Sylvinho. Kapiteni i Atalantës u shpreh optimist dhe i vendosur që Shqipëria të japë maksimumin në fushë, pavarësisht vështirësisë së sfidës. “Do të jetë një ndeshje si të gjitha në kualifikuese. Do të futemi në fushë dhe do të japim maksimumin. E kemi siguruar ‘play off’-in, por kjo mbetet një sfidë shumë e rëndësishme. Do të bëjmë gjithçka për të vënë në vështirësi kundërshtarin”,-deklaroi Gjimshiti. Mbrojtësi u ndal edhe te dueli me Harry…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të votave me postë, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për disa komuna të Kosovës në kuadër të procesit zgjedhor. Këto rezultate kanë ndikuar në balancimin e garës zgjedhore në disa prej komunave, duke nxjerrë në pah konkurrencën e ngushtë ndërmjet kandidatëve, veçanërisht në balotazhet e mbajtura. KQZ ka njoftuar se të hënën procesi i numërimit do të vazhdojë për një pjesë të pakove që janë tërhequr nga kutitë postare në ShBA dhe Australi. Më poshtë paraqiten të dhënat e detajuara për komunat Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar skiatoren Lara Colturi për vendin e dytë të arritur në Botërorin e Slalomit të Skive në Levi të Finlandës. Rama ka vlerësuar këtë rezultat si një arritje të madhe për sportin shqiptar, duke theksuar se Lara Colturi, skiatorja e Shqipërisë, ka siguruar vendin e dytë në një ditë të veçantë për të, teksa feston 19-vjetorin e lindjes. “Lara Colturi, skiatorja e Shqipërisë, ka siguruar vendin e dytë në Botërorin e Slalomit në Finlandë.E gjithë kjo arritje e madhe në një ditë të veçantë për Larën, e cila sot feston 19-vjetorin e saj. Edhe 100 Lara”,-shkruan…

Read More