Author: tirana

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në cilësinë e anëtares së Komisionit të Ekonomisë, Financave dhe Punësimit, flet një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimore me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, duke vënë theksin te rënia e euros dhe rritja e çmimeve. ”Më vjen mirë që SEPA u bë realitet më 1 tetor dhe shpresojmë që edhe Kryeministri ta ketë mësuar, pasi u ka thënë njerëzve që nisi më 1 janar”,-tha Tabaku, duke nënvizuar se opozita ka pasur ndër vite debate të sakta mbi drejtimin e ekonomisë shqiptare. Tabaku theksoi se ekonomia po përballet me një strukturë të dobët dhe të paqëndrueshme,…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, thotë se këtë javë do të nisi diskutimet për qeverisjen qendrore. Presidentja Vjosa Osmani e ka mandatuar Kurtin për ta formuar qeverinë e re, pas konstituimit të Kuvendit më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit nënkryetar nga komuniteti serb. Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por jo mjaftueshëm për ta formuar vetë udhëheqjen e re. Kurti ka thënë se dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e Kuvendit, ku ai prezanton kabinetin e ri, është 26 tetori.“Kosovës i…

Read More

Presidenti i Amerikës, Donald Trump mbajti një fjalim në Parlamentin e Izraelit dhe disa pamje tregojnë momentin kur dy anëtarë të Knessetit u përjashtuan nga salla. Sipas një zëdhënësi të Knessetit, dy deputetët po mbanin një pankartë me mbishkrimin “Njih Palestinën”, gjë që përbën shkelje të rregullave të brendshme të parlamentit izraelit, të cilat ndalojnë ngritjen e pankartave apo shenjave brenda sallës plenare. Deputetët e përjashtuar janë Ayman Odeh, kryetar i partisë arabe Hadash, dhe Ofer Cassif, i vetmi ligjvënës hebre që bën pjesë në një parti arabe. Nga ana tjetër, disa anëtarë të tjerë të Knessetit u ngritën në…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur fjalën e tij në Knesetin izraelit. Pas arritjes së marrëveshjes për lirimin e pengjeve izraelite të mbajtur nga Hamas, Trump tha se tashmë terrorit i erdhi fundi. Ai gjithashtu falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, që punuan për arritjen e kësaj ditë, ndërsa shtoi se tani do të jetë epoka e artë e Izraelit dhe epoka e artë në Lindjen e Mesme “Më lejoni që t’i jap edhe mirënjohjen të gjitha kombeve arabe. I falënderoj të gjithë. Është një triumf i madh i Izraelit që të ketë të gjitha këto kombe të punojnë bashkë. Gjeneratat do…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer batutat në konferencë e tij për shtyp. Teksa fliste për kryeparlamentarin Niko Peleshi, mes humorit, ai tha se Zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton. Berisha: Duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur me një ujdi me opozitën para 5 viteve. Rama është i pangopur do të ketë çdo pushtet në dorën e tij. Ne kemi një avokat të ri nga shoqëria civile Besim Ndregjoni është kryetar i unionit të të përndjekurve politikë, kandidatura e tij në rast se rikthejnë në seanca e shkuara, erdhi për…

Read More

Në një deklaratë për gazetarët këtë të hënë, kreu i grupit Parlamentar i PS ka bërë me dije se socialistët do të zgjedhë Avokatin e Popullit, edhe nëse opozita nuk bëhet pjesë e procesit. Balla u shpreh se opozita nuk mund ta mbajë me peng zgjedhjen e Avokatit të Popullit, një proces që sipas tij duhet të bëhet së shpejti. “Të ndërtojmë së bashku një proces. Por jemi këtu në këtë situatë 3 vjet me vonesë për shkak të mungesës së dëshirës së opozitës për tu bërë pjesë e këtij procesi. Tani nuk e kanë as mbajtjen peng të këtij…

Read More

Është shtyrë gjyqi i radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe tre të tjerë në GJKKO. Seanca u shty për shkak se të pandehurit kërkuan pavlefshmëri të të gjitha akteve të kryera nga SPAK, përfshirë edhe procesverbalet për sekuestrimin e sendeve nga studioja ligjore Pustina. Vetë ish-kryeministri Berisha nuk është paraqitur në seancë, ndërsa u shqyrtuan kërkesa e të gjithë të pandehurve për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave. Kjo kërkesë e të pandehurve u kundershtua nga prokurori i SPAK, Arben Kraja, përmes një materiali 25 faqesh. “Sa i takon pretendimeve për gjyqtarët është…

Read More

Nis punimet Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”. Ky forum, i cili po mbahet në Tiranë ka bërë bashkë liderët e Bashkimit Evropian dhe ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor. I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE). “Historia e Evropës dhe Ballkani Perëndimor është shkruar me gramatikën e pritjes, në një pikë të caktuar u bë dëshpërues. Shqipëria dhe RMV, u bënë rimshrimi i Vladimir dhe Estragonit…

Read More

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, e nisi fjalën e tij duke kujtuar gjyqtarin Astrit Kalanë, i cili u vra një javë më parë në Gjykatën e Apelit. Teksa prezantoi raportin, ai tha se nuk përfshihen vetëm shifra, por një panoramë e problemeve të sistemit gjyqësor sipas këndvështrimit të ILD-së.Në tej ai tha se më 2024 ILD mori 1491 ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Së dyti, më lejoni të vlerësoj rolin e rëndësishem të Kuvendit në këtë situatë që kaluam dhe po kalojmë prej ngjarjes në fillim javën e…

Read More

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët sot me kryeministrin Edi Rama, tha se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë në rrugën e saj për objektivin e 2027, mbylljen e negociatave me BE. Presidentja Ursula Von der Leyen u shpreh se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka bërë progres drejt rrugës për anëtarësimin e BE. Ajo shtoi se bashkëpunimi dhe përfitimi nuk është vetëm për çështje politike dhe gjeopolitike, por edhe ekonomike dhe biznesi.“Afrimi në BE ka të bëjë dhe për një biznes të zgjuar, jo vetëm për çështje…

Read More

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, pasi bisedimeve mes tyre. “Kënaqësi të rimikpresim Presidenten e Komisionit Europian në një ditë të ngarkuar me aktivitet. Patëm diskutime për tema interesi të përbashkët, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe e vlerësojmë faktin që Presidentja dhe Komisioni i japin një rëndësi të posaçme Ballkanin Perëndimor, dhe vëmendje të posaçme procesit të përafrimit të vendeve tona me Ballkanin Perëndimor.Kemi folur për ecurinë e procesit të Shqipërisë drejt BE, që në këndvështrimin tonë, dhe nga sa dëgjova dhe…

Read More

Zbardhet plani i masave nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që tronditi vendin, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra në krye të detyrës. Ngjarja ndodhi në gjykatën e Apelit në Tiranë. NJOFTIMI I KLGJ Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e datës 10.10.2025, në vijim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, me qëllim adresimin e problematikave dhe nevojave të ngritura në takimin e zhvilluar nga gjyqtarët, vendosi të hartojë një plan masash që kanë të bëjnë me: Marrjen dhe analizimin e informacionit të detajuar, lidhur me masat e marra dhe kërkesat drejtuar…

Read More