Author: tirana

Gjatë takimit me qytetarët e Njësisë numër 3, kryeministri Edi Rama u ndal te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai u shpreh se në takime të tilla, duhet të ishte Veliaj që të fliste për buxhetin e kryeqytetit. Ai gjithashtu i bëri thirrje Kushtetuese, e cila anuloi zgjedhjet, të kthejë në detyrë Veliajn. “Natyrisht që nuk është normale që unë të jem pjesë e diskutimit për buxhetin e bashkisë. Duhet të ishte kryetari i Bashkisë që të fliste për buxhetin. Ju e dini situatën. Është një situatë për të ardhur keq, por ka shumë gjëra për të ardhur…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Njësisë numër 3 në Tiranë. Ai foli për projekt-buxhetin e PS-së, duke u shprehur se ka si kryefjalë pensionistët, ndërsa gjithashtu u ndal dhe te pagat e personave që punojnë. “Edhe pse është një ditë pushimi, jemi mbledhur për të ndarë së bashku disa momente dhe për të diskutuar për disa linja kryesore të buxhetit te bashkisë, por edhe buxhetit të shtetit për vitin që troket. Më vjen shumë mirë që kemi një projekt-buxhet të qeverisë të PS-së, që ka si kryefjalë pensionistët. Pas një përpjekje të gjatë ne kemi arritur…

Read More

Të hënën, më 17 Nëntor, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai do të mirëpritet nga ministrja e Jashtme Elisa Spiropali në orën 15.30. Pas takimit bilateral, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në ministrinë e Jashtme prej orës 16.30 deri në 17.00. Vizita e Wadephul vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, si dhe bashkëpunimin politik e ekonomik mes dy vendeve.

Read More

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka hyrë gradualisht në hartën e inovacionit rajonal. Nga një realitet me pak nisma të izoluara, sot vendi po ndërton një ekosistem gjithnjë e më të ndërlidhur që përfshin startup-e, akseleratorë, investitorë, universitete, kompani private dhe institucione publike. Harta “Albanian Innovation Ecosystem Atlas”, e bazuar në modelin norvegjez të Tech Startup Flywheel 2024, përpiqet ta vizualizojë këtë ndërthurje përmes një qasjeje që tregon se si bashkëveprojnë hallkat e ndryshme të sistemit. Në pamje të parë, është një tablo frymëzuese, shumë energji, shumë emra, shumë nisma. Por në thelb, suksesi i një ekosistemi nuk matet me numrin…

Read More

Platforma statistikore Football Meets Data ka publikuar përditësimin më të fundit të pikëve FIFA për skuadrat evropiane që pritet të jenë pjesë e play-off-it të Kupës së Botës. Sipas vlerësimit, renditja e vazove mbetet ende e hapur për disa kombëtare, ndërsa Shqipëria pozicionohet aktualisht në Vazon 3 me 1405 pikë. Deri tani, skuadra kuqezi qëndron e sigurt në këtë grupim, por lëvizjet e fundit në renditje mund të ndikojnë te kundërshtarët e mundshëm në short. Në krye të renditjes së vazove të para ndodhen Italia, Turqia, Ukraina dhe Polonia. Në Vazon 2 përfshihen Skocia, Hungaria, Uellsi dhe Sllovakia, e cila…

Read More

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Roskovec , në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy pasagjerët që udhëtonin me ta. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.

Read More

Gazetarja Lindita Çela, e ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, zbuloi se viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, në raporte ishte “i rehabilituar dhe i parrezikshëm”. “Të gjitha raportet e Drejtorisë së Burgjeve e përshkruanin viktimën si njeri totalisht të rehabilituar dhe të parrezikshëm. Dhe unë e besoj totalisht. Nuk kam pikën e ndryshimit te kjo pikë. Unë po ngre dyshimet e mia për faktin se si është emëruar një person në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ku agjencia vetë thotë që ka rregulla të caktuara, ka filtra shumë të caktuara, dokumenta të cilat duhet t’i…

Read More

Përmirësimi i infrastrukturës së jugut të Shqipërisë është një hap thelbësor në zhvillimin e industrisë turistike të Shqipërisë, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Kjo përfshin investime të konsiderueshme në zhvillimin urban, duke përfshirë ndërtimin e rrugëve të reja, shërbimeve dhe lehtësirave publike në zonat e frekuentuara nga turistët. Qëllimi nuk është vetëm të përmirësohet përvoja e turistëve, por edhe cilësia e jetës dhe mundësitë ekonomike të popullatës lokale. Infrastruktura e përmirësuar synon të përmbushë një rritje të kërkesës, që vjen nga turistët. I gjithë investimi në përmirësimin e infrastrukturës synon të përmbushë investimin prej 70 milionë eurosh. Investimet në…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja për emigracionin është ekskluzivitet i marrëdhënies shumë të veçantë me Italinë dhe kërkesat e disa vendeve të tjera për të zbatuar të njëjtin model, janë refuzuar. Në një intervistë me gazetarin Bruno Vespa në “Cinque Minuti”, kryeministri foli për përpjekjet për ta bllokuar marrëveshjen me Italinë, ndërsa u shpreh se në muajin qershor do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces në nivel europian. Rama u ndal edhe te marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, duke theksuar rëndësinë e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me…

Read More

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, 15 nëntor, në një biznes në Kamëz, në Tiranë. Lënda plasëse e vendosur në ambientet e jashtme të biznesit nënë bulevardin “Nënë Tereza” ka shkaktuar vetëm dëme materiale. “Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftin policia. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e…

Read More

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që përjashton një sërë produktesh ushqimore, përfshirë kafenë, bananet dhe mishin e viçit, nga tarifat e gjera tregtare. Vendimi vjen ndërsa administrata përballet me presion për shkak të çmimeve të larta. Edhe pse Trump më herët i ka minimizuar shqetësimet për koston e jetesës, ai është fokusuar në këtë çështje pas rezultatit të dobët të Partisë Republikane në zgjedhjet e javës së kaluar. Lista e produkteve të përjashtuara, e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, përfshin dhjetëra artikuj, nga avokadot e domatet, te kokosi e mangoja. Sipas administratës, këto produkte nuk…

Read More